Connect with Us

Mashtrimi me tollonat e ‘GULF’/ Gjykata jep vendimin për dy administratorët

Aktualitet

Mashtrimi me tollonat e ‘GULF’/ Gjykata jep vendimin për dy administratorët

Publikuar

-

Me kërkesë të prokurorisë së Tiranës, gjykata e kryeqytetit ka dhënë masën e “arrestit në burg” në mungesë për shtetasin Alban Aliko me detyrë ish-menaxheri kryesor i kompanisë së naftës “Gulf”. Ky vendim vjen dy muaj pasi prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për skemën e mashtrimit disa milion euro të kompanisë së naftës “Gulf” me shitjen e tollonave të naftës. Veç Alikos, caktimi i masës së “arrestit në burg” është dhënë dhe për shtetasin gjeorgjian Irakli Svanidze, që mbante detyrën e administratorit të kompanisë.

Lajmi bëhet i ditur për “Shqiptarja.com” nga burime pranë Prokurorisë së Tiranës, të cilat thanë se pas administrimit të shumë kallëzimeve penale dhe verifikimit në terren, pak kohë më parë i janë drejtuar gjykatës së Tiranës, duke kërkuar caktimin e masës së “arrestit në burg”, për dy personat e sipërcituar, ndaj të cilëve njësia hetimore “Task-Forcë” po kryen hetime për akuzën e “Mashtrimit më shumë se një herë”. Tashmë dy personat, janë zyrtarisht në kërkim policor, pasi vendimi i gjykatës së Tiranës, i është dërguar policisë për ekzekutim.

MASHTRIMI NDODH BRENDA 4 DITËVE

Sipas prokurorisë mashtrimi i qindra binzeseve dhe qytetarëve të ndryshëm me shitjen e tollonave, ka ndodhur brenda një periudhë katër ditore. Nga verifikimet e bëra prokuroria e Tiranës ka konstatuar se shitja e tollonave të naftës në masë të madhe dhe me çmim tepër të ulët që varionte nga 125 deri në 130 lekë për litër,ka nisur që prej datës 15 prill 2018.

Superoferta e “Gulf” ka vijuar të ekzistojë edhe për katër ditë të tjera, deri në datën 19 prill, kur gjithçka është ndaluar, ku një ditë më vonë shoqëria “Gulf” ka shpallur falimentin në të gjitha pikat e ushtrimit të aktivitetit të saj tregtar. Në fakt gjithçka duket se ka qënë e inskenuar, pasi jo pa qëllim dhe administratori i kompanisë “Sun Petroleum Albania” që kishte në pronësi karburantet e “Gulf”, në datën 18 prill 2018 ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i kësaj firme dhe është larguar jashtë shiqpërisë. Mësohet se brenda afatit 4 ditor në pikat e shitjes së naftës, janë shitur mijëra tollona, ndërkohë ka pasur biznese që kanë porositur deri në 20 milion lekë tollona.

LEXO EDHE:  U kap me 2 ton drogë/ Ja, çfarë ka vendosur Gjykata për 19 vjeçarin

VERIFIKIMI I DEPOZITAVE TË NAFTËS TË ‘GULF’

Mësohet se hetimi i akuzës së kryeqytetit është përqëndruar dhe tek verifikimin e depozitave të naftës që kompania “Gulf” grumbullonte sasinë që importonte nga jashtë. Sipas burimeve këto depozita gjatë periudhës 15 prill deri në 19 prill 2018 kanë qënë bosh.

Sipas tyre “jemi përballë një skeme klasike të mashtrimit”. Kjo pasi menaxheri kryesor i kësaj kompanie Albano Aliko dhe administratori gjeorgjian Irakli Svanidze, kanë shitur tollona nafte në një kohë kur kompania që ata drejtonin nuk kishte gjëndje nafte në depozitat e tyre. Për më tepër prokuroria e Tiranës është duke verifikuar dhe konfliktet e brendshme të kësaj kompanie pasi ka dyshime se përfaqësuesit shqiptarë kanë dashur ti lenë këtë detyrim financiar të akumuluar në vite, përfaqësuesve kryesorë të Gulf-it në SHBA.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Zbardhet vendimi i Apelit Durrës/ Pse Fadil Kasemi kërkoi ulje dënimi

LEXO EDHE:  Padia ndaj Ristanit/ Rama: Koha ti japim fund politikës së shpifjeve

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Pajisi me armë dy persona me precedentë penalë/ Gjykata lë të lirë nënkomisarin

LEXO EDHE:  Seriali i dekretimeve/ Meta: I treti, i vërteti, gati të përballem në Hagë

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: