LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I akuzuar për korrupsion/ Gjykata dënon ish zyrtarin e LSI-së

12 Korrik 2018, 14:18, Aktualitet CNA
I akuzuar për korrupsion/ Gjykata dënon ish zyrtarin e LSI-së

Është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda ish-zëvendës drejtori i burgjeve, Iliaz Labin me 3 vite burg.

Labit i hiqen 5 vite e drejtë për të ushtruar funksione publike, si dhe akuzohet për korrupsion me tenderat e ushqimeve në burg.

Prokuroria kishte kërkuar 5 vite burg për Iliaz Labin, i akuzuar për korrupsion të funksionarëve publik. Por pavarësisht pretencës, sipas prokurorisë Labi kishte fituar statusin e bashkëpunëtorit, dhe si i tillë, i pezullohet dënimi me burg. Por Gjykata ka vendosur dënimin me 3 vite burg.

Ndërkohë Gjykata ka dhënë 4 vite burg për Shemsi Sinanin, 3 vite për Nexhmi Ballën dhe Ylber Kalanë të akuzuar për korrupsion aktiv ndaj funksionarëve që ushtrojnë detyre publike.

Labi dhe ish- drejtori i Burgjeve, Artur Zoto, akuzoheshin se kishin përfituar 2 milionë lekë nga tenderat e ushqimeve në institucionet e vuajtjes së dënimit./CNA.al

Lajmet e fundit nga