LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhje të reja me skenar të vjetër/ PD rikthen bojkotin

11 Korrik 2018, 07:23, Aktualitet CNA
Zgjedhje të reja me skenar të vjetër/ PD rikthen bojkotin

Partia Demokratike duket se i është rikthyer sërish idesë për bojkot zgjedhjesh.

Ashtu si dhe një vit më parë ?SOT? ka mësuar nga burime brenda kampit blu, se demokratët kanë vënë në zbatim planin për bojkot zgjedhjesh.

Madje kjo gjë është konfirmuar edhe nga deputetja edemokrate Oriola Pampuri në një intervistë dhënë për ?Gazetën Shqiptare?, se PD nuk do të hyjë në zgjedhje me Ramën, kryeministër.

Akuzat e njëpasnjëshme të opozitës kundrejt qeverisë në lidhje me përfshirjen në krimin e organizuar si dhe në trafikun e drogës, apo dhe në pastrimin e parave, janë disa nga çështjet që kanë ndikuar tek demokratët për të marrë masa ekstreme kundër qeverisë.

Sipas informacioneve pranë kampit blu, qëndrimi për bojkot zgjedhjesh ka ardhur për shkak të moszbatimit të reformës zgjedhore si dhe moszbatimit të kërkesës së opozitës nga ana e mazhorancës për të vendosur një qeveri antimafia.

Moszbatimi i këtyre dy kërkesave nga ana e mazhorancës ka bërë që demokratët të nisin shqyrtimin e idesë së bojkotit zgjedhor. Kjo edhe për faktin se demokratët në kuadër të akuzave që kanë bërë ndaj qeverisë, se po pastron paratë e drogës, i frikësohen idesë se kryeministri Edi Rama mund të blejë zgjedhjet lokale pasi ka burime financiare nga aktivitetet kriminale.

Sipas informacioneve të ?SOT? pas çështjes Tahiri, dhe asaj të Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, opozita ka zgjedhur si kauz radhe kundër qeverisë atë të largimit të menjëhershëm të kryeministrit Edi Rama nga drejtimi i vendit.

Ndonëse kanë ngelur dhe pak ditë nga mbyllja e sesionit parlamentar, kjo për faktin se dhe vetë kreu demokrat Lulzim Basha, pak ditë më parë në një deklaratë për mediat, u shpreh se Rama dështoi në luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe se duhet të reflektohet thellë për të ndryshuar politikën dhe qeverisjen.

Lajmet e fundit nga