Veshjet e tejdukshme që po bëjnë namin, por vetëm këto të famshme shqiptare guxuan – CNA
Connect with us

Aktualitet

Veshjet e tejdukshme që po bëjnë namin, por vetëm këto të famshme shqiptare guxuan

Publikuar

-

Ndoshta shumë mund të mendojnë se trendi i fustanit apo veshjeve të tejdukshme bënë një rikthim në 2014-n, kur Rihanna u shfaq në eventin e “CFDA Awards” me fustanin e mbuluar me kristale “Swarovski”.

Dhe më tej në 2016-n Beyonce gjithashtu mahniti, por edhe shokoi, kur u shfaq në “Met Gala” me fustanin Givenchy nga Riccardo Tisci.

Por asnjëra prej tyre nuk e ka shpikur këtë trend. Fustani i tejdukshëm daton që në vitet 1900, kur Theda Bara pozoi si Kleopatra në vitin 1917.

 

Për të vazhduar deri në ditët e sotme në veshje të ndryshme, si fustane, bluza apo reçipeta.

Gjithsesi një gjë është e sigurt për të përqafuar këtë trend na duhet guxim. Disa nga të famshmet shqiptare e kanë zgjedhur veshjen transparente në jetën e përditshme apo për t’u shfaqur në evente të ndryshme.

Ledina Çelo

 

 

Veshja e këngëtares shqiptare në Festivalin e RTSH-së në 2016-n ishte një nga temat që bëri më shumë bujë. Ledina Çelo kishte zgjedhur një fustan transparent me detajet e gurëve dhe puplave, për të prezantuar spektaklin. Të vetmit që i dolën në krah ishin stilistët, të cilët u shprehën se Ledina ka trupin e duhur për të veshur atë që dëshiron, pavarësisht se tregon më shumë sesa duhej.

Dua Lipa

Diku e keni parë fustanin me të cilën Dua Lipa performoi pak kohë më parë në Paris. Fustani ikonë u vesh nga mbretëresha e muzikës Cher në 1974-n, në “Met Gala”.

 

Ndryshe nga Cher, Dua nuk kishte aq guxim sa të shfaqej pa një trupore “nude” poshtë saj.

Bleona Qerreti

Nuk është asgjë e rrallë të shkruajmë për stilin provokues të Bleona Qerretit, që nisi nga fillimi i viteve 2000. Por veshja e saj në klipin e këngës së fundit “I don’t need your love” tërhoqi vëmendjen, sepse ishte mes zhveshjes dhe veshjes. Një trupore e mbuluar e gjitha me kristale tregonte çdo gjë nga trupi i këngëtares.

 

Nora Istrefi

Këngëtarja me origjinë nga Kosova është e angazhuar gjithë kohës nëpër koncerte dhe i përkushtohet shumë paraqitjes së jashtme. Veshjet transparente janë shpesh një nga zgjedhjet e saj. Së fundmi Nora u shfaq me një jumpsuit në ngjyrë të zezë, me prerje transparente përgjatë trupit.

Mirëpo, fansat e këngëtares nuk e mirëpritën edhe aq mirë ekstravagancën e saj. Sipas tyre, Nora ngjan më bukur kur shfaqet natyrale dhe jo e ekzagjeruar.

Rita Ora

 

Nuk është aspak për t’u habitur nëse Rita Ora tregon asetet apo provokon me veshjen. Veç truporeve që e shoqërojnë kudo nëpër koncerte, një nga stilet e veshjeve që i dëshiron janë ato transparente, të cilat i tregojnë gjoksin. Si rasti i kësaj bluzeje, e cila nuk është e vetmja.

Klea Huta

Veshja e saj është përgjithësisht “casual”, por kjo bluzë që tregon reçipetat e këngëtares dhe moderatores shqiptare e bëri atë që të hynte në këtë listë. Bluzën ciklamine transparente me detajet e qëndisjeve Klea e ka kombinuar me një palë pantallona xhinse të shkurtra.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Arti në zi/ Ndahet nga jeta regjisori i famshëm prej sëmundjes së rëndë

Publikuar

-

Franco Zeffirelli i njohur si regjisori me i famshem italian, është ndarë nga jeta ditën e sotme, në moshën 96 vjeçare. Sipas mediave te njohura thuhet se prej vitesh ai vuante nga një sëmundje e rëndë prej së cilës nuk mundi të mbijetoj.

Zeffirelli i ka dhënë kinematografisë italiane, por jo vetëm vepra të cilat do të mbeten gjatë në memorjen e publikut, mes tyre, përshtatja kinematografike e shfaqjes “Romo dhe Zhulieta”, “Jezusi i Nazaretit” dhe “Kampioni”.

Franco Zeffirelli  lindi në Firence  ku dhe u diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura. Gjatë karrierës së tij, ai ka qenë pretendent edhe për çmimin  Oscar.

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Thaçi për L’Express/ Në Hagë shkoj vetëm si dëshmitar

Publikuar

-

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur  për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës në të përjavshmen francese “L’Express”. Ndër të tjera në këtë intervistë ai foli edhe për pritjet në  samitin e Parisit, dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për perspektivën evropiane dhe liberalizimin e vizave.

Lidhur me pyetjen nëse ekziston mundësia që ai të shkojë në Hagë, Thaçi u përgjigj se mund të shkojë atje vetëm si dëshmitar.

L’Express: Këtë javë ju do ta festoni 20 vjetorin të përfundimit të luftës me Serbinë. Sa ka përparuar Kosova që nga ajo kohë?

Thaçi: Na kanë njohur mbi gjysma e shteteve anëtare të OKB-së, jemi pjesë e më shumë se 200 organizatave ndërkombëtare. Që nga pavarësia jonë në vitin 2008, ne kemi ruajtur një normë vjetore rritjeje prej 4%. Mbesin ende shumë sfida: ne duhet të sigurojmë vende pune dhe prosperitet. Në shkallë ndërkombëtare, marrëdhëniet tona me Serbinë, por edhe me Bashkimin Evropian, janë çështjet tona kryesore.

L’Express: Më 1 korrik ju do të takoheni me homologun tuaj serb Aleksander Vuçiq, në Paris, nën patronazhin e Angela Merkel dhe Emmanuel Macron. Çfarë prisni nga ky takim?

Thaçi: Shpresoj që takimi do të hapë rrugën për një marrëveshje me Serbinë. Nëse nuk mund të krijojmë marrëdhënie të mira me Beogradin, atëherë ne kurrë nuk do të bëhemi anëtarë të Bashkimit Evropian e as të NATO-s. Kjo është një mundësi e artë. Nëse e lëshojmë këtë mundësi, atëherë fëmijët tanë do të jenë ata që do të paguajnë për këtë humbje. Do të gjendeshim në një fazë të “konfliktit të ngrirë”, një situatë që do të kërcënonte të eskalonte në çdo moment. Kam besim në pragmatizmin dhe vizionin e Emmanuel Macron-it. Ai është i vetëdijshëm për çështjen dhe e di që është e rëndësishme për Evropën.

L’Express: Çfarë kompromisesh jeni i gatshëm të bëni?

Thaçi: Qëllimi im është të arrij një marrëveshje të favorshme reciproke. Por është e vështirë. Unë duhet t’i bind qytetarët e vendit tim që të normalizojnë marrëdhëniet me një shtet që vetëm njëzet vjet më parë po na vriste: 800 mijë njerëz u zhvendosën, 400 masakra, 20 mijë u përdhunuan, 1300 fëmijë u vranë … Pse ishin ata viktima të këtij gjenocidi? Vetëm sepse ishin kosovarë.

L’Express: A është shkëmbimi i territoreve me Serbinë ende temë e diskutimit?

Thaçi: Nuk është folur asnjëherë për shkëmbim territoresh, por kur bëhet fjalë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, të gjithë e dinë se një nga temat kryesore për diskutim do të jetë demarkacioni i kufirit midis Kosovës dhe Serbisë. Nuk do të jetë çështje e lehtë për t’u zgjidhur, pasi është një çështje shumë e ndjeshme në Ballkan. Unë nuk kam qëllim që të ndryshoj kufij, por më tepër t’i hap ato, si kudo tjetër në Evropë.

Nuk është folur asnjëherë për shkëmbim territoresh, por kur bëhet fjalë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, të gjithë e dinë se një nga temat kryesore për diskutim do të jetë demarkacioni i kufirit midis Kosovës dhe Serbisë. Nuk do të jetë çështje e lehtë për t’u zgjidhur, pasi është një çështje shumë e ndjeshme në Ballkan. Unë nuk kam qëllim që të ndryshoj kufij, por më tepër t’i hap ato, si kudo tjetër në Evropë.

L’Express: Kohëve të fundit ju keni deklaruar se evropianët janë tepër të ndarë për të arritur një marrëveshje paqeje mes Serbisë dhe Kosovës dhe se një ndërhyrje amerikane do të ishte e nevojshme. A mendoni ende kështu?

Thaçi: Askush nuk mund ta zëvendësojë Evropën në këtë proces paqeje; megjithatë, marrëdhënia mes Kosovës dhe Serbisë është aq e brishtë sa që nuk mund të ketë një marrëveshje nëse nuk kemi mbështetje të fortë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Samiti i Ballkanit, i cili u mbajt në Berlin në fund të prillit, nuk solli asgjë konkrete. Ende nuk ishte bërë asnjë koordinim me Amerikën. Shpresoj që në samitin në Paris, në fillim të korrikut, gjërat do të jenë të ndryshme dhe se do të ketë koordinim të plotë midis Parisit dhe Uashingtonit.

L’Express: A mendoni se do të mund të hiqni regjimin e vizave?

Thaçi: Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet. Kemi përmbushur 95 kritere. Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian na kanë dhënë miratimin e tyre. Vendimi tani qëndron në duart e Shteteve Anëtare. Kosova është vendi më i izoluar në Evropë. Vetë kosovarët mendojnë se janë duke u trajtuar si qytetarë të klasit të dytë. Ne duhet të kemi durim. Ne nuk kemi ndonjë alternativë për BE-në. Por nëse nuk mund të arrijmë në një marrëveshje për vizat, atëherë ekziston një rrezik real për të pare ngritjen e nacionalizmit, popullizmit dhe ekstremizmit në Kosovë.

L’Express: Ka një nivel të lartë të korrupsionit në vend. A mendoni që kjo pengon liberalizimin e vizave?

Thaçi: Luftimi i krimit të organizuar është një nga kushtet e kërkuara nga Bashkimi Evropian për të hequr regjimin e vizave. Disa vite më parë, ne zëvendësuam një të tretën e prokurorëve të Kosovës, me ndihmën e Brukselit. Sigurisht, mund të bëjmë më shumë. Por mos të harrojmë se, sa i përket sundimit të ligjit, ne kemi qenë nën mbikëqyrjen e OKB-së dhe atë të BE-së për 20 vjet. Ne jemi duke ushtruar një shtet ligjor që nga viti i kaluar. Si mund të kishim qenë në gjendje që për një kohë kaq të shkurtër të arrinim atë që organizata të mëdha ndërkombëtare nuk ishin në gjendje të arrinin në dy dekada?

L’Express: A jeni i brengosur që mund të akuzoheni nga Institucioni i Specializuar Gjyqësor i Kosovës i vendosur në Hagë, një gjykatë e krijuar për të trajtuar krimet e kryera gjatë konfliktit?

Thaçi: Jam shumë krenar që kam qenë udhëheqësi politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Unë isha një nga themeluesit. Marrja e armëve në dorë për të luftuar regjimin e Millosheviqit ishte mënyra e vetme për të mbijetuar dhe mbrojtur popullin tim. Kosovarët janë të tronditur që nuk është arrestuar asnjë serb për gjenocidin që ndodhi në Kosovë. As unë, as shokët e mi të UÇK-së nuk kemi shkelur asnjë ligj të vetëm ndërkombëtar. Disa individë bënë gabime, megjithatë ato nuk janë ekuivalente me gjenocidin. Nëse gjykata e specializuar kërkon që unë të jap një deklaratë dëshmitari në Hagë, atëherë unë do të përgjigjem pozitivisht. Unë mund të ndihmoj drejtësinë dhe të vërtetën./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Shkaktar i shkatërrimit të PD, je ti”/ Demokratët ia thonë copë Bashës

Publikuar

-

By

Akuza të shumta janë drejtuar në adresë të kreut të PD-së Lulzim Basha, nga militantët demokratë.

Ata kanë “shpërthyer”, në rrjetin social të Bashës, duke e shenjëstruar atë për shkatërrimin e Partisë Demokratike.

“30 qershori është varreza politike e Edi Ramës, shokut të avdylajve dhe bandave të krimit. Shqiptarët janë ngritur në këmbë në betejën kombëtare për Shqipërinë si gjithë Europa. Boll më me Shqipërinë që duan vetëm ata! Tani është koha për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve! Asnjë hap pas”, shkruan Basha në rrjetet sociale.

“30 Qershori është vdekja dhe varrimi i PD, dhe shkaktari je ti, Lulzim Basha”, i komenton një qytetare.

Ndërsa një tjetër i kujton që Rama ka 75 përqind të Bashkive, ndërsa ai dhe postet i ka dhuratë nga Berisha.

“Në vend që të kesh një plan program që t’ia prezantosh popullit dhe ta mudnësh Ramën në zgjedhje, ti flet kot pa lidhje. Kam menduar që je më ndryshe, por edhe ti qenke katastrofë. Nuk shkoj kjo ti “ik”, se po vij unë. Ti e din se humb i sigurtë prandaj nuk hyn në zgjedhje”, shkruan ndër të tjera një qytetar i zhgënjyer nga Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet10:33 - 16 Qershor, 2019

Thaçi për L’Express/ Në Hagë shkoj vetëm si dëshmitar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur  për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës në të përjavshmen francese “L’Express”. Ndër të...

Aktualitet10:27 - 16 Qershor, 2019

Negociatat me BE/ Zaev: Ne kërkojmë datën, jo anëtarësimin e menjëhershëm

Maqedonia e Veriut është njëri nga vendet e Ballkanit Perëndimor që mori dritën jeshile nga Komisionit Europian për të filluar...

Aktualitet12:33 - 15 Qershor, 2019

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Senatori amerikan: Vuçiç e di që do jetë e dhimbshme

Ron Johnson, senatori amerikan, ka thënë se e beson vullnetin e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidentit serb Aleksandër...

Aktualitet09:06 - 15 Qershor, 2019

Ballkani dhe krimet e luftës

Radioja kombëtare e Gjermanisë „Deutschlandfunk“ (DLF) me rastin e 20 vjetorit të fundit të luftës në Kosovë transmetoi disa reportazhe...

Aktualitet22:05 - 14 Qershor, 2019

Bllokohet puna në doganën e Kapshticës/ Serverat jashtë funksioni

Prej 6 orësh pika doganore e Kapshticës është jashtë çdo funksioni. Sipas informacioneve paraprake, serverat janë jashtë funksioni, ndërsa më...

Aktualitet18:50 - 14 Qershor, 2019

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale të Kosovës

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale pranë Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës në Kosovë. Prokurori me francezo-amerikan Alex...

Aktualitet19:32 - 11 Qershor, 2019

Miratohet dorëheqja e Nikolla Gruevskit nga posti i deputetit

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ia miratoi dorëheqjen nga posti i deputetit Nikolla Gruevskit, ish-kryeministrit të arratisur në Hungari. Ky...

Aktualitet09:20 - 11 Qershor, 2019

Foto-AKU bën “namin” në pikat kufitare/ Sekuestrohen lëngje frutash, pije energjike dhe kripë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon me rigorozitet kontrollet e mallrave ushqimore në Pikat e Inspektimit Kufitar me qëllim parandalimin e...

Aktualitet19:06 - 10 Qershor, 2019

Greqia në zgjedhje të parakohëshme/ Pavlopulos pranon kërkesën e Tsipras për shpërndarjen e Parlamentit

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras i ka kërkar Presidentit të Greqisë shpërbërjen e parlamentit grek për ta çuar vendin në zgjedhje...

Aktualitet23:06 - 9 Qershor, 2019

Vëllimi “Deti nuk ka portë”/ Ku mund ta gjesh heroin poetik të Aleksandër Çipës

Nga Josif Papagjoni -Për Aleksandër Çipën kam pasur një simpati, që rridhte brenda meje si ai mushti, së paku i...

Aktualitet22:49 - 9 Qershor, 2019

Nga përdorues kokaine tek gara për kryeministër/ Njihuni me Michael Gove

Pretendenti për kryeministër në Britaninë e Madhe, Michael Gove, ka dhënë një prononcim të çuditshëm për gazëtën prestigjoze “Daily Mail”....

Aktualitet21:05 - 8 Qershor, 2019

Ujë dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve/ Tensionohet situata tek Kuvendi

Është tensionuar situata tek Kuvendi. Protestuesit kanë hedhur shashka e kapsolla ndaj policisë. Ndërkohë që për të shpëndarë turmën, polica...

Aktualitet20:47 - 8 Qershor, 2019

Zhvendoset protesta/ Fillon marshimi drejt parlamentit

Dy orë nga protesta e opozitës që zhvillohet në sheshin përballë Kryeministrisë, tashmë marshimi ka nisur drejt Parlamentit. Teksa mbylli...

Aktualitet09:51 - 8 Qershor, 2019

Foto-Eksporti i produkteve shtazore/ Shqipëria nënshkruan memorandumin me Kinën

Shqipëria dhe Kina kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi mes tyre për bashkëpunimin mbi importin dhe eksportin e produkteve ushqimore dhe...

Aktualitet18:18 - 7 Qershor, 2019

Të gatshëm për rihapjen e bisedimeve/ Thaçi dhe Vuçiç përplasen në Bratislavë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha sot se procesi i bisedimeve me Serbinë ndodhet në krizë për shkak të kushtëzimeve...

Aktualitet17:33 - 7 Qershor, 2019

Pragpërplasja, SHBA-ja dhe Rusia fajësojnë njëra-tjetrën

Zyrtarët ushtarakë amerikanë e rusë ngritën akuza të ndërsjellta të premten për veprime të rrezikshme pasi një luftanije amerikane dhe...

Aktualitet12:43 - 7 Qershor, 2019

ShBA vendos raketa në Ballkan

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë një vendim të papritur duke vendosur luftanije me raketa në Ballkan. Është hera...

Aktualitet18:40 - 5 Qershor, 2019

Nuk përfilli rregullat për borxhin/ Komisioni Europian kundër Italisë

Komisioni Europian rekomandoi të mërkurën nisjen e veprimeve ligjore kundër Italisë, për shkak të mos respektimit të rregullave të BE-së...

Aktualitet18:34 - 5 Qershor, 2019

Ish zv.negociator i OKB për Kosovën/ Ndërron jetë diplomati austriak Rohan

Diplomati austriak, Albert Rohan, ish zëvendës i krye negociatorit të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, ndërroi jetë të...

Aktualitet10:34 - 5 Qershor, 2019

Ish-presidentët e rajonit thirrje BE/ Hapni negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Ish-presidentët dhe kryeministrat e rajonit kanë kërkaur nga Europa që të hap negociatat për anëtarësim në BE, për Shqipërinë dhe...

merkel haradinaj merkel haradinaj
Aktualitet20:32 - 4 Qershor, 2019

Merkel ftesë në Berlin për Haradinajn/ Zbulohet arsyeja e takimit

Pas takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor, Kancelarja gjermane  Angela Merkel i ka dërguar një ftesë tjetër kryeminstrit të Kosovës...

Aktualitet19:36 - 4 Qershor, 2019

Maqedonia e Veriut në BE?/ Ja si përgjigjet Presidenti i KE-së

Ditë më parë Komisioni Evropian i rekomandoi Këshillit të BE-së, autorizimin për hapjen e negociatave të pranimit në BE të...

Aktualitet19:10 - 4 Qershor, 2019

Vazhdon kaosi te kombëtarja/ Pas Abrashit, dëmtohet edhe mbrojtësi kryesor

Kombëtarja shqiptare e futbollit vazhdon stërvitjen në Frankfurt dhe duket që në fund të sezonit në këmbët e kuqezinjve po...

Aktualitet15:24 - 4 Qershor, 2019

Plavë-Gucia, Eden i Parajsës Shqiptare

Aty ku flet shqip toka dhe qielli, guri dhe druri Nga AZGAN HAKLAJ Refleksion në 30- vjetorin e SHKA Maja...

Aktualitet10:42 - 4 Qershor, 2019

Pse e kujtojmë Masakrën në Tiananmen

A duhet të kujtohet sot kryengritja studentore në Kinë në vitin 1989? Kanë kaluar 30 vjet, është histori, thonë shumë...

Aktualitet09:26 - 4 Qershor, 2019

Beogradi nuk heq dorë/ Veriu i Kosovës i takon Serbisë

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç ka konfirmuar ambiciet e Serbisë për ndarjen e Kosovës. Në një intervistë...

Aktualitet08:27 - 4 Qershor, 2019

Brenda “dhomës së luftës”/ Kundër lajmeve të rreme

Nga Emma Graham-Harrison Dublin- Më shumë se 3 vite më parë, shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zukerberg, e hodhi poshtë...

Aktualitet12:28 - 3 Qershor, 2019

Thaçi delegacionit franko-gjerman/ Nuk pranojmë kërkesa të tjera për vizat

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takaur sot delegacionin e këshilltarëve të presidentit francez Macron dhe të Kancelares...

Trending

Read previous post:
E rëndë/ 70 vjeçari “masakron” të miturën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maqedoni, ku një 70 vjeçar akuzohet se ka përdhunuar një vajzë 5 vjeçare....

Close