LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sllovakia forcon sigurinë/ Blen 14 avionë luftarakë amerikanë

11 Korrik 2018, 21:42, Aktualitet CNA
Sllovakia forcon sigurinë/ Blen 14 avionë luftarakë

Sllovakia do të zëvendësojë avionët e saj të vjetër të modelit sovjetik MiG-29.

Qeveria sllovake ka vendosur të blejë 14 avionë luftarakë amerikanë F-16 Block 70/72 për 1,6 miliardë euro.

Në shumë përfshihet edhe stërvitja, municionet dhe logjistika, sqaroi Kryeministri Peter Pellegrini.

Sipas Ministrit sllovak të Mbrojtjes, Peter Gajdos, avionët amerikanë përmbushin më së miri nevojat sllovake dhe janë të pakrahasueshme në aspektin e çmimit.

Mësohet se përveç avionëve amerikanë, qeveria sllovakë kishte në dorë edhe një propozim suedez./CNA.al

Lajmet e fundit nga