LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shërbehet tortë 7-vjeçare, tradita e mbretërorëve britanikë që do ju “trazojë” stomakun

11 Korrik 2018, 11:40, Lifestyle CNA
Shërbehet tortë 7-vjeçare, tradita e mbretërorëve

Britania e Madhe po feston pagëzimin e më të voglit të familjes mbretërore, Louisit, djalit të Princit William  dhe dukeshës Kate Middleton.

Sigurisht që në këtë ceremoni pritej të ishte një tortë, por ajo që të surprizon jo pak, madje disa mund t?i terrorizojë, është ?mosha? e tortës.

Torta që u shërbye në këtë ceremoni speciale ishte 7-vjeçare. Por, përse mbretërorët e Britanisë po konsumojnë një tortë kaq të vjetër? Dhe, më e rëndësishmja; Si mund të ?mbijetojnë? një tortë për 7 vjet?

Torta e shërbyer në  në pagëzimin e Louis Arthur Charles vjen nga një pjesë  e tortës të shërbyer në ceremoninë e martesës së prindërve të tij, Princit William dhe Kate në vitin 2011.

Monarkët britanikë, tradicionalisht ruajnë pjesën më të lartë të tortave të tyre të dasmës për brezat e ardhshëm. Pjesët e ruajtura të tortës konsumohen  më pas  në përvjetorin e parë të çiftit ose pagëzimin e fëmijës së tyre.

Sa i përket ruajtjes së tortës, kjo arrihet me anë të një solucioni special me përbërje alkooli të krijuar nga pastiçierët që e lejon tortën të zgjasë e paprekur në vite.

Lajmet e fundit nga