LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse nuk zbatohet ligji antimafia për ministrin Xhafaj?/ Marku injoron Opozitën

11 Korrik 2018, 14:17, Aktualitet CNA
Pse nuk zbatohet ligji antimafia për ministrin Xhafaj?/ Marku injoron

Kryeprokurorja e përkohshme është pyetur nga opozita, në komisionin parlamentar të Ligjeve, në lidhje me hetimet ndaj vëllait të Ministrit të Brendshëm.

?Pyetja lidhet me një çështje mjaft të ndjeshme, atë të Geron Agron Fatmir Xhafajt dhe nisjen e hetimeve nga Krimet e Rënda me 4 ditë vonesë, kur ai është larguar nga Shqipëria.  A e keni marrë Ramën ta pyesni për ekspertizën e deklaruar prej tij? Pse se zbatoni ligjin antimafia për Fatmir Xhafajn??. Këto kanë qenë disa nga pyetjet e drejtuar nga deputetët opozitarë kryeprokurores së përkohshme Marku.

?Përsa i përket Agron Xhafajt, nuk kam tagër për të pasur informacion konkret. Asnjë prokuror nuk mund të vijë të japë informacione konkrete, me përjashtim të komisioneve hetimore?, ka thënë Marku, duke mos u përgjigj se përse nuk zbatohet ligji antimafia për ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga