Propozimi im për Teatrin Kombëtar – CNA
Connect with us

Aktualitet

Propozimi im për Teatrin Kombëtar

Publikuar

-

Nga Arian Galdini

E gjithë loja ka rrezikun hileqar që Privati Fusha ti ndërtojë Kullat e planifikuara në atë truall që e ka të zotëruar e premtuar me ligj. Kësisoj TK të mos prishet dhe Protesta të përdoret si arsyetim publik nga Marifetçinjtë e Agjipropit Qeveri – Bashki – Oligarki, si pengesë për mosinvestimin e 30 milion eurove për ngritjen e TK të ri….

Pra Plani Privat – KM – LEVa mund të jetë mirëfilli banal dhe thjesht biznes i qartë në aq metra katror sa kanë…

Prishja e TK, mosprishja e TK, 30 milion eurot e kinse TK të ri, gjithçka janë lojë e tallje publike për një grusht miliona më shumë në ato Kulla që do ngrihen aq sa do ngrihen, në aq truall sa do ngrihen…. Ky është dyshimi im parësor…

  1. b) Plani KM – LEVa – Oligarki mund të jetë edhe më mizor e më krimnal. Ata mund ti kenë sytë dhe qëllimet tek prishja e TK dhe ngritja e një TK të ri, sepse mendësia e tyre fashistoide dhe musoliniane i bën ata të rendin pas megallomanisë qê të mbeten në histori nëpërmjet arkitekturës.

Nga ana tjetër eksperimenti i tyre është edhe si inxhinieri sociale. Duke i kthyer artistët në Kufitarë Trualli, ditën që KM – LEVa – Oligarkia do çojnë fadromat dhe policinë për të prishur TK, do ta shfrytëzojnë për ta bërë të plotë dramatikën e ngjarjes që në fund, e gjithë shoqëria ta ndjejë prishjen e TK si pushtim.

Pushtimi i TK do të ishte edhe akti i fundit i instalimit të sundimit me dorë të hekurt të kësaj Klike Barbare.

Pushtimi bëhet i plotë kur Artistët janë katandisur në Kufitarë Trualli…

Prandaj unë propozoj që ne si shoqëri, artistët më së pari, të dalim nga ky ngërç ku na kanë zhytur…

Ne nuk jemi Kufitarët e Truallit të Teatrit Kombëtar.

Ne jemi publiku, ne jemi shoqëria, ne jemi e drejta, ne jemi alternativa.

Ndaj le të propozojmë:

  1. Ti kêrkojmë Presidentit të Republikës që ta kthejë mbrapsht e ta refuzojë përbuzshëm Ligjin e TK si një Ligj Antikushtetues, skandaloz, korruptiv dhe klientelist.
  2. Të kërkojmë Rezoluta nga Kuvendi i Shqipërisë dhe nga Këshilli Bashkiak i Tiranës ku të ndalohet ndërtimi i Kullave rreth e qark Zonës së TK.
  3. Përtej Peticionit për Mbrojtjen e TK, të nisim Thirrjen dhe Angazhimin Publik për sigurimin e buxhetit për një Teatër të ri Kombëtar dhe gjithashtu e njëkohësisht rikonstruktimin dhe kthimin e TK aktual në Muze.

Ka dy alternativa:

  1. a) RTSH mbledh 12 milion euro në vit nga 100 lekë te reja taksë që ne paguajmë për të. Jam i sigurtë se asnjë qytetar shqiptar nuk do të ankohej nëse për 2 apo 3 vjet do të paguanim një taksë vjetore prej 200 apo 300 lekësh të reja për të ndërtuar një TK të ri modern e madhështor.
  2. b) Aktorët dhe artistët mund të nisin nismën publike: Qytetarët paguajnë 5 bileta paradhënie për TK. Aktorët dhe artistët do të japin 5 shfaqje falas pasi tê ndërtohet TK i ri.

Kjo nismë do tê na nxirrte nga ngërçi i tê qenurit Kufitarë Trualli, do frymëzonte dhe angazhonte të gjithë shoqërinë e qytetarët dhe do të ndalte e bllokonte çdo plan diabolik të Klikës KM – LEVa – Oligarki.

Kaq për sot.

Aktualitet

Çfarë përmban raporti i Prokurorit Mueller?

Publikuar

-

By

Amerikanët janë në pritje të detajeve të hetimit të Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller rreth ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Zoti Mueller e dorëzoi raportin e tij konfidencial të premten tek Prokurori i Përgjithshëm William Barr, i cili informoi në vazhdim udhëheqësit e Kongresit nëpërmjet një letre ku shprehej se “mund t’ju njoftoj për gjetjet kryesore të Prokurorit të Posaçëm, ndoshta që këtë fundjavë”.

Por ndërsa zoti Barr po njihet me raportin, sipas zëdhënësit të Departamentit të Drejtësisë, përmbledhja që ai do t’i dërgojë Kongresit do të vonohet me të paktën edhe një ditë.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë, Hogan Gidley, tha se Shtëpia e Bardhë nuk e ka marrë raportin dhe se as nuk është informuar rreth tij. Duke përsëritur qëndrimin e Sekretares së Shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, të shprehur të shtunën, ai tha se hapat e mëtejshëm në këtë proces janë në dorën e zotit Barr.

Pikëpyetjet kryesore

Disa nga pikat kryesore që zoti Mueller, ish-drejtor i FBI-së, do të trajtonte janë:

A bashkëpunoi me rusët fshehurazi Donald Trump, apo ndihmësat e tij, për të dëmtuar fushatën e demokrates Hillary Clinton në vitin 2016, nëpërmjet email-eve të vjedhura nga Komiteti Kombëtar Demokrat dhe nga drejtuesi i fushatës elektorale Clinton? Apo pati presidenti i ardhshëm thjesht fatin të përfitojë prej taktikave dashakeqe të Rusisë? A u mundua ai të sabotonte hetimin që pasoi, për të mbrojtur veten dhe këshilltarët e tij politikë dhe ndihmësat?

Njoftimi që Departamenti i Drejtësisë i dërgoi Kongresit për konkluzionet e hetimit të Prokurorit Mueller
Njoftimi që Departamenti i Drejtësisë i dërgoi Kongresit për konkluzionet e hetimit të Prokurorit Mueller

Hetimet kanë sjellë ngritje akuzash për 37 individë dhe entitete, shumica e tyre operativë rusë që nuk janë kapur. Shtatë persona, ndër ta pesë ish-bashkëpunëtorë të Presidentit Trump, janë vetëdeklaruar fajtorë, si dhe pesë janë dënuar me burg.

Ndër rastet e nivelit të lartë janë ish-këshilltari i sigurisë kombëtare Michael Flynn, që u vetëdeklarua fajtor për mashtrim të FBI-së rreth bisedave të tij me ambasadorin e Rusisë, si dhe Paul Manafort, ish-kreu i fushatës elektorale Trump, i cili u dënua rishtazi për një sërë veprash penale.

Pak përpara dorëzimit të raportit hetimor, pati spekullime të shumta se prokurori i posaçëm do të sugjeronte ngritje akuzash të mëtejshme, por nuk u ndërmorën hapa të tjera ligjore përpara dorëzimit të raportit tek Departamenti i Drejtësisë.

Me dorëzimin e raportit, procesi hetimor i Prokurorit Mueller është efektivisht i përmbyllur, por nuk u jep fund telasheve ligjore për Presidentin. Gjatë muajve të fundit, Prokurori Mueller ka deleguar pjesë të hetimit të tij tek degët e prokurorëve të Shteteve të Bashkuara, ndër to edhe Distrikti Jugor i Nju Jorkut, ku prokurorët kanë filluar tashmë hetime të veçanta për Organizatën Trump dhe entitete të tjera të grupit Trump.

Në çfarë stadi gjendet çështja? 

Është ende e panjohur nëse raporti Mueller do të sjellë shpagimin për Presidentin, apo ngritjen e akuzave për shkarkimin e tij nga Kongresi, apo ndonjë alternativë të rrëmujshme të ndërmjetme.

Në bazë të ligjit, është Prokurori i Përgjithshëm Barr që vendos nëse dokumenti do t’i bëhet i ditur Kongresit dhe publikut, dhe nëse po, cilat pjesë të tij.

Presidenti Trump e ka quajtur në mënyrë të përsëritur hetimin e prokurorit të posaçëm një “gjueti shtrigash” dhe ka këmbëngulur vazhdimisht se nuk ka prova të bashkëpunimit të tij me rusët. Ndërsa Presidenti ka thënë se “nuk e ka problem” nëse raporti bëhet publik, ka gjasa të ketë shkëmbime të konsiderueshme ligjore mes Shtëpisë së Bardhë, Departamentit të Drejtësisë, avokatit personal të zotit Trump, si dhe Kongresit, përpara se pjesë të raportit, apo i gjithi, të bëhen publike.

Rregullorja i kërkon Prokurorit Mueller të paraqesë një “raport konfidencial” të gjetjeve të tij tek Prokurori i Përgjithshëm, i cili duhet të “njoftojë” Kongresin për këtë zhvillim. Por, nuk ka asnjë parashikim ligjor që e detyron atë të informojë publikun./VOA

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Raporti i Muellerit, asnjë reagim nga Moska

Publikuar

-

By

Ishte mbrëmje e së shtunës në Moskë dhe pothuajse 24 orë nga njoftimi se Prokurori i Posaçëm Robert Mueller kishte dorëzuar raportin e tij të shumëpritur në Departamentin e Drejtësisë. Por si Kremlini ashtu edhe Ministria e Jashtme e vendit ishin të qeta.

Ndërsa asnjë detaj i hetimit nuk u bë publik, një koment i vetëm nga një zyrtar i Departamentit të Drejtësisë mund të shihet në Moskë si një fitore paraprake që zoti Mueller dhe ekipi i tij nuk rekomanduan ngritjen e akuzave të mëtejshme.

Për muaj me radhë zyrtarët rusë kanë mohuar çdo ndërhyrje në zgjedhjet amerikane, pavarësisht dhjetëra akuzave të ngritura nga prokurori Mueller dhe ekipi i tij kundër 25 shtetasve rusë, kryesisht oficerë ushtarakë dhe agjentë, lidhur me rolin e tyre në ndërhyrjet e dyshuara gjatë fushatën presidenciale të vitit 2016.

Disa persona që “Zëri i Amerikës” intervistoi në rrugët e Moskës dukej se nuk ishin të interesuar për prokurorin Mueller dhe punën e tij.

Disa, të cilët ishin njohur me hetimin që ai kishte udhëhequr, përkrahën qëndrimin e qeverisë së tyre, duke mohuar ndërhyrjen e Moskës në zgjedhjet e SHBA-së apo ndonjë aktivitet tjetër të dëmshëm jashtë vendit.

Nuk kishim nevojë për ndonjë ndërhyrje të tillë dhe nuk ndodhi kurrë“, tha një qytetar i Moskës që nuk pranoi të paidentifikohet për “Zërin e Amerikës”.

Rusia nuk kishte as dëshirë, as burime për të ndikuar në vullnetin e popullit amerikan“, përsëriti një tjetër.

Ekspertët e pavarur rusë nuk janë të befasuar nga një reagim i tillë nga bashkatdhetarët.

Shumica do t’ju thonë se ju duhet të mohoni gjithçka. Ne jemi në gjendje lufte për sa i takon informacionit dhe kjo është taktika e duhur“, thotë Denis Volkov i qendrës Levada, një organizatë e pavarur ruse që kryen anketime.

Denis Volkovi ka studiuar opinionin publik në Rusi për më shumë se 10 vjet. Ai thotë se zakonisht, në fillim të sondazheve, rusët shmangin t’u përgjigjen pyetjeve rreth sjelljes keqdashëse të Moskës jashtë vendit, duke thënë vetëm se “mund të ketë qenë kushdo”.

“Është sikurse atëherë kur ne (rusët) refuzonim idenë se trupat ruse ishin në Krime derisa zoti Putin të thoshte: “Po, janë ushtarët tanë. Por më parë, ai e mohonte këtë gjë”, kujton analisti Volkov.

Ekspertët besojnë se shumë rusë kanë prirjen të pranojnë interpretimin e qeverisë për ngjarjet botërore për shkak të disa grindjeve socio-historike për lavdinë e humbur.

Konflikti në vazhdim mes Moskës dhe Perëndimit gjithashtu nuk ndihmon.

Do të thosha se është pothuajse një lloj zilie ndaj një vendi që është i pari. Për shkak se kohët e fundit kishte një barazi dhe 30 vjet më parë përfundoi e gjitha“, thotë analisti Volkov.

Kreu i Këshillit të Çështjeve Ndërkombëtare të Rusisë Andrey Kortunov nuk pajtohet me Denis Volkovin. Duke iu bashkuar qëndrimit të qeverisë për çështje të tilla, sot rusët thjesht kërkojnë afirmimin e vendit të tyre të ri në botë.

Mendoj për një rus të nivelit mesatar është një mekanizëm për tërheqjen e vëmendjes amerikane. Rusi do të thotë diçka dhe nuk mund ta shpërfillësh“, thotë analisti Kortunov.

Por studimet tregojnë se rusët nuk janë të vetmit njerëz që pranojnë pozitën e përgjithshme si të vërtetën përfundimtare.

Në një sërë anketash të koordinuara të kryera nga Këshilli i Çikagos mbi Çështjet Globale dhe Qendra Levada në Moskë, sociologët u bënë amerikanëve dhe rusëve një sërë pyetjesh mbi politikën e jashtme. Rezultatet i kanë befasuar disi.

Përgjigjet ishin imazhe pasqyruese të njëri-tjetrit. Rusët thanë: “Nuk jemi ne, janë ata që ndërhyjnë në punët tona. E kundërta ishte e vërtetë për amerikanët… “, thotë Denis Volkov./VOA

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ekspertë në artin e aventurës/ Këto shenja kanë lindur për të luajtur rolin e dashnorit

Publikuar

-

shenjat qe bejne dashnorin

Akrepi

Kjo shenjë është një ndër dashnorët më të mirë të zodiakur. Ka shumë rezistencë dhe është gjithnjë i  gatshëm për të pasur raporte në çdo moment të ditës. Ata janë besnikë, protektivë dhe në të njëjtën kohë kanë shumë energji kur vjen puna tek seksi.

Luani

Luani është një shenjë shumë argëtuese. Duhet të jesh i qartë me të kur vjen puna tek dëshirat seksuale. Për më tepër ata do të jenë shumë romantikë dhe do t’i shtojnë lezetin pasionit tuaj.

Ujori

Ujori është pronari i një shpirti të lirë dhe hokatar. Nëse je në çift me një Ujor duhet të jesh një person që të pëlqen aventura si dhe lojrat dhe hilet e vogla në shtrat./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet19:32 - 24 Mars, 2019

Integrimi i Shqipërisë në BE/ Presidenti grek kujton kushtet

Ditën e sotme shteti grek ka festuar pavarsinë e tij. Gjatë fjalës në ceremoninë e zhvilluar presidenti i Greqisë Prokopis...

Aktualitet09:03 - 24 Mars, 2019

Pas 20 vitesh/ Zyrtari i NATO-s:Bombardimi, ndjenjë dëshpërimi dhe lehtësimi

Sa herë që kujtohet fushata e sulmeve ajrore të NATO-s, e nisur më 24 mars të vitit 1999, personi i...

Aktualitet17:05 - 22 Mars, 2019

Kosova, si Shqipëria/ Miraton rezolutën që ndalon lojrat e fatit

Me 74 vota në favor Parlamenti i Kosovës ka miratuar ditën e sotme një rezolutë, që pezullohen lojërat e fatit...

Aktualitet16:56 - 22 Mars, 2019

Ceremoni varrimi për 26 viktima të sulmit në Zelandën e Re

Mijëra njerëz u mblodhën të premten në Zelandën e Re, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të 26...

Aktualitet15:17 - 22 Mars, 2019

Brexit do t’i kushtonte shtrenjtë Gjermanisë

Brexit-i u shty! Dhe krerëve të BE-së të mbledhur në Bruksel sërish u ra një gur nga zemra. Sepse BE-ja...

Aktualitet15:12 - 22 Mars, 2019

Bashkëpunim me Rusinë?/ Trump: Raporti të bëhet publik

Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se raporti përfundimtar i Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller për bashkëpunimin e mundshëm të...

Aktualitet14:14 - 22 Mars, 2019

Erdogan dhe raketat ruse/ Një krizë e re SHBA-Turqi 

Nga Franco Venturini Më shumë se asnjëherë sulltan, tani që ka superpushtet të garantuar nga ndryshimet kushtetuese, e megjithatë, presidenti...

Aktualitet14:10 - 22 Mars, 2019

Opsionet e reja për Brexit-in

Britania e Madhe do të dilte pas një jave nga BE-ja. Por ky vendim u shty edhe ca. Cilat janë...

Aktualitet09:39 - 22 Mars, 2019

Gjermania miraton ligjin e ri/ 1,3 miliardë euro për fëmijët e varfër

Bundestagu gjerman miratoi një ligj të ri për familjen. Ai do të lehtësojë prindërit me të ardhura më të pakta....

Kultura15:31 - 21 Mars, 2019

Astrit Çerma rrëfen kujtimet me kompozitorin e njohur  

Më kujtohet si tani: Mbasi pamë tërë “matrialin” e xhiruar për filmin “Në fillim të verës” në një montim “bruto”,...

qerim mata qerim mata
Aktualitet13:22 - 21 Mars, 2019

Ndahet nga jeta regjizori i njohur/ Kush ishte  artisti që fshihej pas “Lefter Lefterit”

Qerim Mata, i njohur ndryshe edhe i Lefter Lefteri personazh i luajtur prej tij në filmin “ I teti në...

Aktualitet22:19 - 20 Mars, 2019

“Deti nuk ka portë”/ Poezia e Aleksandër Çipës prezantohet në Korçë

Mesditën e sotme, në sallen e Bibliotekes së Universitetit “Fan S. Noli” të qytetit të Korçës, është promovuar libri më...

Aktualitet20:21 - 20 Mars, 2019

Vendimi i Dhomës së Apelit/ Burgim i përjetshëm për Radovan Karaxhiçin

Ish udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, u dënua më burgim të përjetshëm. Dhoma e Apelit e Mekanizmit që...

Aktualitet19:02 - 20 Mars, 2019

Rrëmben autobuzin me 51 nxënës/ Tentoi t’i digjte

Një autobuz me 51 nxënës është rrëmbyer ditën e sotme nga shoferi i saj. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në...

Aktualitet18:34 - 19 Mars, 2019

Nëna hedh vajzën nga kati i pestë/ Më pas hidhet edhe vetë

Qyteti i Athinës është tronditur ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë, ku një nënë hodhi vajzën e mitur...

Aktualitet18:31 - 19 Mars, 2019

Qindra ushtarët amerikanë zbarkojnë në Gjermani

 Qindra ushtarë amerikanë kanë filluar të mbërrijnë në Gjermani. Prova e parë kjo e një strategjie të re të dislokimit...

Aktualitet18:26 - 19 Mars, 2019

Italia do t’i bashkohet nismës kineze të investimeve

Italia pritet t’i bashkohet nismës kineze “Një Brez, Një Rrugë” të enjten gjatë vizitës së Presidentit kinez Xi Jinping në...

Aktualitet15:25 - 19 Mars, 2019

Kur studentët detyrohen të lënë shkollën

Në pesë vitet e fundit mbi një milionë të rinj i kanë ndërprerë studimet në universitetet turke. Një shkak i...

Aktualitet15:22 - 19 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re/ IS-i kërcënon me hakmarrje

Sulmi i përgjakshëm terrorist ndaj dy xhamive në Zelandën e Re mund të shkaktojë një spirale të re dhune. Milicët...

Aktualitet14:37 - 19 Mars, 2019

Kërcënon Erdogan/ Kush sulmon muslimanët do të kthehet me arkivol

Presidenti i Turqisë paralajmëron për një Gallipoli të ri në vazhdën e sulmit terrorist të Christchurch dhe thotë se kushdo...

Aktualitet19:30 - 18 Mars, 2019

Franca shpall ndalimin e protestave, pas trazirave

Kryeministri i Francës shpalli të hënën ndalimin e protestave të jelekëve të verdhë në bulevardin Champs-Elysees të Parisit dhe në...

Aktualitet19:12 - 18 Mars, 2019

Holandë/ Arrestohet i dyshuari për sulmin në tramvaj

Policia holandeze arrestoi një person me origjinë turke, i dyshuar për përfshirje në incidentin me armë në një tramvaj të...

Aktualitet18:23 - 18 Mars, 2019

Për të apasionuarit e teatrit/ Korçarët sjellin “Kopracin” në Tiranë

Komedia “Kopraci” e Molierit, një nga kryeveprat botërore ka mbërritur në Tiranë. Të gjithë të apasionuarit e teatrit do të...

Aktualitet21:12 - 17 Mars, 2019

Macron dënoi “apokalipsin“ e Parisit

Protestat e “jelekëve të verdhë“ u kthyen në trazira të shtunën dhe në përleshje nëpër rrugët e kryeqytetit francez. Presidenti...

Aktualitet19:13 - 17 Mars, 2019

Fillon kthimi i trupave të viktimave në Zelandën e Re

Policia tha se numri i të vdekurve në vrasjet masive në dy xhami të qytetit Christchurch, në Zelandën e Re...

Aktualitet19:07 - 17 Mars, 2019

Terroristi neozelandes njohës i mirë i Ballkanit

Brenton Harrison Tarrant, 28-vjeçari i akuzuar për vrasjen e 49 vetëve dhe plagosjen e shumë të tjerëve në dy xhami...

protesta ne serbi protesta ne serbi
Aktualitet11:01 - 17 Mars, 2019

Grusht shteti në Serbi/ Opozita merr mediat shtetërore

President i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pritet që të flasin për serbët, një ditë pasi protestuesit u futën në ambjentet e...

Aktualitet09:01 - 16 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re ka një hero/ Kush është i riu që u përball me autorin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Zelandën e Re, ku pas një sulmi me armë...

Trending

Read previous post:
E rëndë/ 70 vjeçari “masakron” të miturën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maqedoni, ku një 70 vjeçar akuzohet se ka përdhunuar një vajzë 5 vjeçare....

Close