LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Manja“ shpëton’ Kryeprokuroren nga pyetjet/ PD dënon ndërprerjen e paligjshme të raportimit të Markut

11 Korrik 2018, 15:51, Aktualitet CNA
Manja“ shpëton’ Kryeprokuroren nga pyetjet/ PD dënon

Nënkryetari i partisë Demokratike Edi Paloka, pas daljes nga Komisioni i ligjeve, ku kryetari Ulsi Manja nuk lejoi deputetët e opozitës të bënin pyetje për Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme shprehet për mediat duke thënë se situata është skandaloze.

Paloka priste të merrte shpjegime nga mbledhja e bërë, por ?Zonja PPP? siç e quan ai Arta Markun, nuk dha përgjigje për asnjë çështje që u ngrit.

?Siç e tha Klevis Balliu, asaj përveç emrave të tjerë, nga sot mund t?i themi ?Zonja nuk e di?, sepse mesa duket ka vajtur aty dhe zbaton vetëm urdhërat dhe porositë që i jep partia dhe asgjë më tepër.? Shprehet Paloka.

Nënkryetari i Partisë Demokratike u ndal tek denoncimi që kishte për komisionin, dhe për Ulsi Manjën, kryetarin e Komisionit të Ligjeve.

?Mbylli në mënyrë të parregullt komisionin, ndërkohë që ishte në kulmin e pyetjeve që po drejtoheshin nga deputetët e opozitës. I mbylli gojën dhe një herë opozitës. Nuk është rasti i parë, këtë e bën Gramoz Ruçi në seancat e tij të Parlamentit. Të njëjtën gjë bëri edhe Ulsi Manja edhe sot, duke mbyllur në mënyrë arbitrare zhvillimin  e punimeve të Komisionit të Ligjeve? shton më tej Paloka.

Sipas Nënkryetarit të Partisë Demokratike drejtësia do t?i shpëtojë hallkave që e kanë kapur sot, dhe një ditë të gjithë këta do të japin llogari para një drejtësie të vërtetë./CNA.al

Lajmet e fundit nga