LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-kryebashkiaku i Ramës pranon krimin/ Zbardhet vendimi i Gjykatës

11 Korrik 2018, 08:53, Aktualitet CNA
Ish-kryebashkiaku i Ramës pranon krimin/ Zbardhet vendimi i Gjykatës

Ditën e sotme është dhënë vendimi për ish-kreun e Bashkisë së Kavajës Elvis Roshi.

Gjykata e Tiranës ka vendosur gjykim të shkurtuar për ish-kryetarin Roshi, pasi ka pranuar akuzën për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.

?Plotësimi i gabuar i formularit ka ardhur për shkak të neglizhencës?, është shprehur Roshi.

Në formular Roshi kishte shënuar se nuk kishte patur precedentë të mëparshëm penalë, por nga verifikimet e mëtejshme ka rezultuar se Roshi kishte patur disa masa sigurimi, ndalime dhe dëbime në Itali, Zvicër dhe Gjermani. /CNA.al

Lajmet e fundit nga