LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lidhjet e transaksionet e dyshimta me Nick Muzin/ Media amerikane “kryqëzon” Bashën

11 Korrik 2018, 15:17, Aktualitet CNA
Lidhjet e transaksionet e dyshimta me Nick Muzin/ Media amerikane

?Muzin Capitol Partners nënshkroi kontrata lobimi vitin e kaluar, duke marrë deri në 125.000 mijë dollarë në muaj, për të lobuar në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Lidhjet e partnerëve të Muzin Capitol me Bashën nxitën gazetën amerikane ?Mother Johnes? për të gjurmuar paratë që qarkullojnë midis firmës dhe liderit shqiptar Lulzim Basha.

Partia e Bashës filloi sulmet kundër revistës me pohime e akuza të rreme, duke thënë se reporterët kishin marrë para nga partia socialiste e Shqipërisë e duke fajësuar miliarderin George Soros??

Kështu ka shkruar media prestigjoze amerikane ?NBC NEËS? në një artikull ku zbulon lidhjet e ish këshilltarit të Presidentit Trump, Michael Flynn, sot nën hetim, me firmën e lobimit ?Muzin Capitol?, e cila sipas medias, njihet për shërbimin e saj ndaj Lulzim Bashës.

Të njëjtat lidhje janë zbuluar edhe nga gazeta ?The Hill?.

Michael Flyn po pret vendimin e gjykatës për akuzat që rëndojnë ndaj tij, pasi gënjeu agjentët e FBI-së që po hetonin ndërhyrjet e Rusisë në zgjedhjet e 2016-s. Pak pasi la këtë detyrë, Flyyn nisi detyrën si drejtor i strategjisë globale për një firmë të re lobimi në Ëashington, me emrin ?Stonington GLOBAL?.

Edhe pse ky pozicion i ri i Flynn ishte bërë publik në faqen zyrtare të firmës lobuese, Flynn e mohoi duke thënë se ky ishte një keqkuptim. Media amerikane ka zbuluar se në fakt, firma e re është thjesht emri i ri i një firme të vjetër, ?Muzin Capitol?, në pronësi të Nick Muzin.

Tashmë në këtë firmë ?të re? është shtuar një partner i ri, Joseph Allaham, edhe ky me lidhje me Partinë Demokratike.

Lexo.al sjell në kujtesë se partneri i ri ?Stonington Global?, biznesmeni me origjinë siriane Joseph Allaham, është njeriu që sipas deklarimeve të bëra në departamentin amerikan të shtetit (shih dokumentin bashkëngjitur) shërbente si konsulent e lobues për Lulzim Bashën, në emër të kompanisë Muzin, në SHBA.

Kujtojmë gjithashtu se në vitin 2016, MIchael Flynn ka pasur një kontratë lobimi me mikun e ngushtë të Lulzim Bashës, Kemal Alptekin me vlerë 15 milionë dollarë, i cili në emër të qeverisë turke lobonte për ekstradimin nga SHBA të Fetullah Gylen. Pikërisht Kemal Alptekin u cilësua nga investigimet e medias si personi që kishte ndërmjetësuar pagesat e Bashës me Muzin.

Kështu, ndërsa media amerikane hedh dritë mbi lidhjet Flynn-Muzin- Basha, ajo ngre akoma më tej dyshime për transaksionet e parave dhe njerëzve që PD ka përdorur, për t?i nxirrë faqen Shqipërisë.

 

Lajmet e fundit nga