LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Habit moderatori i njohur, del shëtitje me gruan dhe ish-të dashurën

11 Korrik 2018, 10:40, Lifestyle CNA
Habit moderatori i njohur, del shëtitje me gruan dhe ish-të

Moderatori i famshëm dhe një nga anëtarët e jurisë së X Factor Simon Cowellështë vënë në qendër të vëmendjes së mediave pasi ka bërë një dalje publike me gruan dhe ish-të dashurën.

Ai ka dalë në një shëtitje me partneren e tij Lauren Silverman dhe ish-të dashurën Terri.

Madje ata janë shoqëruar edhe nga djali i vogël i çiftit.

Të tre të rriturit dukeshin shumë bukur por ama lajmi se moderatori ia ka dalë të bashkojë gruan me ish-in ka mbërthyer gjithë mediat angleze.

Ata duken shumë të lumtur, madje dy vajzat bëjnë biseda dhe qeshin me njëra-tjetrën.

Ndërkohë 58-vjeçari milioner shijon një akullore së bashku me të birin.
Simon është babai i një djali katër vjeçar të quajtur Eric ndërsa me këtë akt të fundit ka treguar se është njeri pa komplekse.

Lajmet e fundit nga