LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Gjermania e kontrolluar nga Rusia”/ Merkel i përgjigjet Trumpit dhe përmend të kaluarën

11 Korrik 2018, 12:05, Aktualitet CNA
“Gjermania e kontrolluar nga Rusia”/ Merkel i përgjigjet

Presidenti i SHBA bëri një deklaratë të fortë sot kur tha se Gjermania është totalisht e kontrolluar nga Rusia për shkak të gazit natyror. Ai shtoi se kjo është një gjë shumë e keqe për NATO-n.

Por nuk ka vonuar dhe përgjigjia e Merkel. Edhe pse ajo nuk e ka përmendur konkretisht, tregoi se ishte rritur në Gjermaninë Lindore, ndërsa mbrojti pavarësinë e vendit të saj.

Kancelarja gjermane Angela Merkel po mbron pavarësinë e vendit të saj pas komenteve nga presidenti Donald Trump duke sugjeruar se Berlin po vepronte nën ndikimin rus.

Duke u drejtuar në një takim të NATO-s në Bruksel, Merkel vuri në dukje se ajo ishte rritur në Gjermaninë Lindore komuniste të kontrolluar nga Bashkimi Sovjetik, por tani ishte e lumtur që Gjermania i merr vetë vendimet në mënyrë të pavarur, raporton FaxW.

?Unë e kam përjetuar eksperiencën kur një pjesë e Gjermanisë ishte e kontrolluar nga Bashkimi Sovjetik dhe sot jam shumë e lumtur që jemi të bashkuar në liri si Republika Federale e Gjermanisë dhe kështu mund të themi se ne mund të përcaktojmë politikat tona dhe të marrim vendimet tona dhe kjo është shumë e mirë ?.

Lajmet e fundit nga