LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Faktet tronditëse të gazetarit serb/ Ekzekutuesit e Ivanoviç të lidhur me Marko Gjuriç

11 Korrik 2018, 18:53, Aktualitet CNA
Faktet tronditëse të gazetarit serb/ Ekzekutuesit e Ivanoviç

Gazetari serb Stefan Cvetkovic, ka lëshuar një deklaratë të fortë për vrasjen e mistershme të Oliver Ivanoviç.Sipas Cvetkovic, gjurmët për vrasjen e Ivanoviç, të çojnë në zyrën e Marko Gjuriç.

Gazetari ka deklaruar, se  vrasësit e liderit të serbëve të Kosovës, kishin kontakte të ngushta me disa individë nga zyra për Kosovën në Beograd.

Në një konferencë për mediat, Cvetkovic bëri me dije se ka qenë disa herë në Kosovë. Ai shton gjithashtu, se ka pasur kontakte edhe me prokurorin special.

Gazetari serb ka theksuar më tej se e njeh identitetin e vrasësit, por i intereson më shumë se kush ka dhënë urdhërin.

Kujtojmë se Cvetkovic, u dhunua brutalisht dy netë më parë në një kafene, pasi është pjesë e grupit investigative që po heton ngjarjen. Në fotografitë që qarkullojnë në rrjete sociale, shihej se Cvetkoviç kishte një të çarë në sy. /CNA.al

Lajmet e fundit nga