LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fakte të veçanta që nuk i dinit për kafen

11 Korrik 2018, 14:10, Lifestyle CNA
Fakte të veçanta që nuk i dinit për kafen

Kafeja është pija e preferuar e të rriturve dhe jo vetëm. Efektet e saj janë të paçmueshme.

Shumë persona nuk e nisin ditën pa një kafe e ndërkohë ka edhe nga ata të cilët nuk e konsumojnë aspak pasi i frikësohen dëmeve shëndetësore që mund të sjellë.

Ka shumë mite që rrotullohen rreth kafes, por disa nga më të rëndësishmet renditen më poshtë.

Shkakton pagjumësi

E vërtetë! Kafeina është një nxitës që është i pranishëm në kafe, çokollatë dhe disa analgjezikë.

Është digestive

E vërtetë. Kjo pije stimulon sekrecionin e stomakut, kështu që duke pirë një filxhan kafe pas çdo vakti rrit nivelet e acidit në stomak dhe përmirëson tretjen.

Përbën rrezik për shëndetin

False. Kur kafeina konsumohet në përmasa të kërkuara, ajo nuk krijon asnjë rrezik për shëndetin. Sipas raportit Natursan, rekomandohet të pini një maksimum prej tri gota në ditë

Dëmton fëmijët

False. Nuk ka dëshmi për ta konfirmuar këtë. Dhe nuk ka asnjë lidhje mes konsumit të kafesë në fëmijëri dhe adoleshencë, si dhe në moshë madhore.

Përmirëson performancën seksuale

False. Substanca nuk ka efekt të drejtpërdrejtë në procesin e epshit dhe erotizimit apo performancës seksuale.

Redukton vdekjen e parakohshme

E vërtetë. Pirja e tre kafeve në ditë redukton vdekshmërinë e parakohshme ne 18%, sipas hulumtimit të kryer nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Lajmet e fundit nga