LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dështimi i Prokurorisë/ Ministrja e Drejtësisë "sulmon” Llallën

11 Korrik 2018, 11:05, Aktualitet CNA
Dështimi i Prokurorisë/ Ministrja e Drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka dalë sot para Komisionit të  Ligjeve, për të raportuar mbi mënyrën e zbatimit nga organi i Prokurorisë të rekomandimeve prioritare të dhëna nga Këshilli i Ministrave në luftën kundër kriminalitetit gjatë vitit 2017.

Sipas Gjonajt, përgjatë vitit 2017, prokuroria ka dështuar  në hetimet për zyrtarët e lartë.

?Është e ulët ndjekja e rasteve kryesisht, 0.30% në raport me të gjitha çështjet, për vitin 2017.   Lidhur me cilësinë hetimeve për zyrtarët e lartë, MD vlerëson se edhe në 2017 ka pasur pak ndjekje të suksesshme.  Lidhur me hetimet pasurore dhe asetet e konfiskuara, MD vlerëson se numri i rasteve të dërguara për gjykim është i ulët?, ka thënë Gjonaj.

Sipas saj edhe bashkëpunimi  prokurorisë me institucionet e tjera nuk ka qenë në nivelet më të mira, përsa i përket luftës për krimin e organizuar.

?Për 2017, nga 320 procedime vetëm 36 janë dërguar për gjykim?, ka thënë Gjonaj, duke kritikuar kështu punën e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla./CNA.al

Lajmet e fundit nga