LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ministra dhe deputetë socialist nën hetim/ A i mbylli dosjet e tyre Arta Marku?

11 Korrik 2018, 13:20, Aktualitet CNA
Ministra dhe deputetë socialist nën hetim/ A i mbylli dosjet e tyre

Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme Arta Marku, gjatë raportimit tek Komisioni i Ligjeve është pyetur dhe për çështjet më të përfoluara, pas kohës që ajo ka marrë detyrën.

Nënkryetari i grupit parlametar të PD Edi Paloka e ka pyetur, kryeprokuroren nëse Krimet e Rënda kanë patur nën hetim ministra dhe deputetë socialist, kur ajo ka marrë detyrën.

?A ka patur Prokuroria e Krimeve të Rënda, çështje nën hetim që lidheshin me deputetë dhe ministra socialistë. Nëse po çfarë është bërë me këto dosje pasi erdhët ju??, ka pyetur Paloka, duke i lënë të kuptohet si i ka mbylluar ajo, pas marrjes së detyrës.

Kryeprokurorja Arta Marku, ka qenë e kursyer në përgjigje dhe është mjaftuar duke cituar kompetencat e saj si Prokurore  e përkohshme.

?Prokurori i përgjithshëm i përkohshëm nuk ka tagër të ndërhyjë në hetime konrekte, vetëm jep urdhëra. Është në përgjegjësine e secilit prokuroe të nis një hetim. Ndërhyrjet e mia në çështje konkrete i ndalon ligji. Nuk kam dijeni për ministra dhe deputetë dhe nuk kam detyrim ligjor ta kem një informacion të tillë?, ka thënë Marku./CNA.al

Lajmet e fundit nga