LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident i rëndë/ Makina përplas për vdekje këmbësoren

11 Korrik 2018, 07:37, Aktualitet CNA
Aksident i rëndë/ Makina përplas për vdekje

Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin Pogradec-Qafë Thanë.

Nga të dhënat e para mësohet se një mjet tip ?Volkswagen? ka aksidentuar për vdekje shtetasen A.J, 45-vjeçe.

Bëhet e ditur se mjeti drejtohej nga shtetasi me iniciale A.B i cili është shoqëruar në Komisariat.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Pogradec
Informacion paraprak

Më datë 11.07.2018, jemi njoftuar se në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë pranë fshatit Hudënisht, ka ndodhur një aksident ku mjeti tip “Volkswagen” me targë YOT 4841 me drejtues shtetasin A.B, ka aksidentuar shtetasen A.J, rreth 45 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila sapo ka mbërritur në Spitalin e Pogradecit, ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit, ndodhet i shoqëruar në Komisariat ku po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. /CNA.al

 

Lajmet e fundit nga