LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ylli” i muzikës shqiptare dërgohet në spital/ Zbulohen detaje nga gjëndja shëndetësore

10 Korrik 2018, 20:29, Aktualitet CNA
“Ylli” i muzikës shqiptare dërgohet në spital/

Këngëtarja e madhe shqiptare, Nexhmije Pagarusha, është transportuar me urgjencë në Qëndrën Klinike Universitare të Kosovës.  Sipas mediave kosovare, mjekët po  bëjnë ekzaminimet e duhura në klinikën e radiologjisë.

Zyra e Informimit bën me dije se Pagarusha ka kërkuar ndihmë mjekësore, si pasojë e lëndimeve që ka marrë në shtëpi. Ndërkohë mësohet se tashmë është jashtë rrezikut për jetën.

Pagarusha, e cila njihet si ?Bilbili i Këngës Shqipe?, sapo ka mbushur 85 vjeçe. Ajo kishte hequr dorë nga aktiviteti muzikor prej kohësh.

Në Kosovë ajo është shpallur si ?Këngëtarja e Shekullit?, ndërsa në Shqipëri, ish Presidenti, bujar Nishani e ka dekoruar me titullin ?Nderi i Kombit? në 2012-ën.

Me një karrierë të pasur artistike, ku përfshihen një numër i madh këngësh, spikat interpretimi i Bareshës, i cili cilësohet si një nga kryeveprat e saj. /CNA.al

Lajmet e fundit nga