Video/ Policia bashkiake “terror” shitësve ambulantë – CNA
Connect with us

Aktualitet

Video/ Policia bashkiake “terror” shitësve ambulantë

Publikuar

-

Bashkia e Tiranës po vazhdon betejën ndaj shitësve ambulantë.

Në një video të postuar në profilin e ish Kryeministrit Sali Berisha, qytetari dixhital denoncon rastin e një gruaje, të cilës policët bashkiakë tentojnë ti prishin kioskën.

Postimi i plotë

Lal plehu vazhdon betejen e tij kunder atyre qe luftojne per kafshaten e gojes!

Lexoni mesazhinn dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

“Pershendetje Doktor Ky eshte terror qe po ushtron kryebashkiaku i tiranes ndaj qytetareve qe qe mundohen te nxierin buken e gojes”/ CNA.al

Aktualitet

Gjendet në ADN-në e njerëzve/Virusi që vjen nga lashtësia

Publikuar

-

Një retrovirus i lashtë që i prek njerëzit modern mund të shpjegojë pse njerëzit vuajnë nga varësia, thonë shkencëtarët.

Studiuesit studiuan përdoruesit e drogës në dy qytete dhe zbuluan se ata kishin deri në tre herë më shumë gjasa se popullata e përgjithshme, qe të kishin mbetje të virusit HK2 brenda një gjeni të veçantë në ADN-në e tyre.

Virusi daton të paktën që në periudhën e Neandertalit dhe është i pranishëm në gjenin RASGRF2 – të cilin një studiues e quajti “gjen i kënaqësisë”, sepse rrit aktivitetin e dopaminës në tru, ne 5% deri 10% të njerëzve. Shkencëtarët thonë se pikërisht ky kontigjent njerëzish është më i prirur rreth sjelljeve problematike.

Ekipi, nga universitetet e Oksfordit dhe Athinës, zbuloi virusin në 34% të përdoruesve të drogës të testuar në Glasgow, Skoci, në krahasim me 9.5% të popullatës lokale dhe në 14% të pacientëve grekë, krahasuar me 6% popullatës. Retroviruset janë viruse që kanë aftësinë për të injektuar ADN-në e tyre në gjenomin e pritësit.

Kjo është hera e tretë që ata kanë qenë të lidhur fort me një efekt të dëmshëm tek njerëzit, pas zbulimeve të virusit të imunitetit të njeriut (HIV) dhe virusit human T-limfotropik.

HK2 është prezent në të gjithë njerëzit, por shfaqet në gjenin RASGRF2 deri në një në 10 njerëz. Studimi sugjeron që këta njerëz “mund të jenë të prirur ndaj çdo lloj sjelljeje problematike, madje edhe të dobishme në njëfarë kuptimi”, tha Gkikas Magiorkinis i Universitetit të Athinës për CNN.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ai tashmë është futbollist i Interit/ Lazio është e detyruar akoma të paguajë për të

Publikuar

-

By

Stefan De Vrij nuk është më një futbollist i Lazios, por skuadra bardhekaltër vijon të ketë një çështje të holandezit për të zgjidhur dhe duhet të paguajë ende për të.

Bëhet fjalë për një këst prej 2.5 milionë eurosh, të cilin Lazio duhet t’ia paguante Feyenoordit, për të kompletuar pagesën prej 8.5 milionë eurosh për vlerën e kartonit të mbrojtësit, të blerë në verën e 2014-ës.

Lacialët e kanë paguar këtë këst, por pas verifikimeve rezultoi se italianët kishin rënë pre e hakerave dhe paratë nuk kishin përfunduar në arkat e klubit holandez.

Çështja përfundoi në Gjykatën e Arbitrazhit të Lozanës, e cila i dha të drejtë klubit holandez, ndërsa Lazio, që fillimisht kishte paguar vetëm gjysmën e këtij kësti, tashmë do të jetë i detyruar ta paguajë të tërë shumën prej 2.5 milionë eurosh.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Aleati pyet Bashën: Si ke në plan ta bashkosh Opozitën?

Publikuar

-

By

Nga Arian Galdini
Në deklaratën e tij për shtyp, Kryetari i LDE – Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë, pedagogu Arian Galdini shprehet se:
“Jemi në një hulli ku uji po tërhiqet e nuk po lëshohet. Ne si LDE jemi ende formalisht në Koalicion me PD por PD e ka reduktuar Koalicionin Opozitar vetëm në Koalicion mes Partive Parlamentare. Partitë JoParlamentare janë nxjerrë nga piktura dhe energjia opozitare duke sjellë kësisoj moskuptim të konceptit të Bashkimit Opozitar për të cilin kaq shumë flet Lulzim Basha.
Lulzim Basha dhe PD duhet menjëherë të ndryshojnë mënyrën dhe praktikat e veprimit opozitar. Bashkimi kërkon mbi të gjitha ushtrimin e parimeve jo llogaritjet e numrave.
Tek e fundit nuk jemi e as kemi qenë kurrë në gjendje të zbulojmë se cilët janë numrat e vërteta dhe pesha specifike reale e partive konkuruese. Vetë PD ankohet për deformimet elektorale, shitblerjen e votës, manipulimet, kanabisvotat, etj, etj.
Hipotetikisht nëse PD deklaron se numrat e saj janë ndryshe, potencialisht duhet të marë në konsideratë se edhe numrat e Partive JoParlamentare mund të jenë gjithëaq ndryshe.
Ne, në LDE dhe në Partitë JoParlamentare jemi një grup politikanësh dhe partishë politike të sprovuar në fushën e lojës dhe kockë e forte opozitare.
Një pjesë prej nesh janë krejt të rinj dhe me kredenciale të shkëlqyera personale, akademike, profesionale dhe publike, e nuk kemi asnjë barrë konsumi a mëkati pushtetesh mbi shpinë.
I qëndruam Lulzim Bashës dhe PD, luajalë si aleatë e bashkëpunëtorë në ditët më të vështira të opozitarizmit në gjatë mandatir të shkuar. Jemi opozitarë të vendosur me Qeverinë Rama edhe sotdita.
Por PD dhe Lulzim Basha duhet të ulen me ne shtruar për të përcaktuar së bashku rolin dhe misionin tonë të përbashkët opozitar.
Ka dy alternativa që shohim ne si LDE, ose një bashkim i madh në një sigël të vetme sikurse të gjithë konkuruam e fushatuam me siglën e PD në zgjedhjet e 25 qershorit 2017 ose ndryshim rrënjësor i praktikës së mbledhjes dhe organizimit të Koalicionit Opozitar, duke na rikthyer vendin që na takon dhe dinjitetin e merituar neve Partive JoParlamentare. Këto 2 alternativa akomodojnë gjthëkënd nga aleatët për të marë vendimet më të volitshme.
PD dhe Lulzim Basha duhet të jenë ata që na e shtrojnë këto 2 alternativa.
Vendimet meren në komunikim të drejtpërdrejtë dhe sipas termave të denja.
Përndryshe na lind e drejta të kërkojmë e shqyrtojmë alternativa të reja.”
LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet16:36 - 26 Shtator, 2018

Ai tashmë është futbollist i Interit/ Lazio është e detyruar akoma të paguajë për të

Stefan De Vrij nuk është më një futbollist i Lazios, por skuadra bardhekaltër vijon të ketë një çështje të holandezit...

Aktualitet16:32 - 26 Shtator, 2018

Aleati pyet Bashën: Si ke në plan ta bashkosh Opozitën?

Nga Arian Galdini Në deklaratën e tij për shtyp, Kryetari i LDE – Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë, pedagogu...

Aktualitet16:31 - 26 Shtator, 2018

Vettingu në politikë/ Ndreu: Hetimin do ta bëjë vetëm SPAK

Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu i ftuar pasditen e sotme në emisionin “Top Talk” ka komentuar vettingun në politikë,...

Aktualitet16:17 - 26 Shtator, 2018

​I propozojnë për martesë/ Përgjigjja e volejbollistit italo-rus po bën xhiron e botës

Ivan Zaytsev është idhulli i tifozëve të volejbollit në Itali. Së fundmi, 30-vjeçari mori një propozim për martesë nga një...

Aktualitet15:57 - 26 Shtator, 2018

Basha ja “dredh” edhe Fevziut

Një javë më parë, gazetari Blendi Fevziu lajmëroi se të enjten e ardhshme në “Opinion” në Tv Klan, do të...

Aktualitet15:52 - 26 Shtator, 2018

Bushati në OKB/ Takime intensive dhe fushatë për Këshillin e Sigurimit

Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, mori pjesë në mëngjesin...

Aktualitet15:37 - 26 Shtator, 2018

Mesut Ozil u largua nga ekipi kombëtar i Gjermanisë pas fotos me të/ Reagon ashpër Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se Mesut Ozili dhe Ilkay Gundogan nuk kanë arsye për t’u penduar...

Aktualitet15:35 - 26 Shtator, 2018

Nga Andi Bushati/ PD po bën lojë, ky parlament nuk pastruar, por duhet shkatërruar

Këmbëngulja e Bashës në vettingun e politikës, i ngjan një loje me mullijtë e errës. Ajo është vetëm një lëvizje...

Aktualitet15:27 - 26 Shtator, 2018

Skandali-Taulant Balla i armatosur në komisariat/ Kërcënon punonjësit e policisë?

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka bërë publik sot një rast, sipas të cilit PD po përgatit...

Aktualitet15:08 - 26 Shtator, 2018

Ish-ylli i Milanit befason me deklaratën e tij/ Në Itali humba ”buzëqeshjen” time

Përforcimi i ri i Rennes, Mbaye Niang pohon se e ka humbur ”buzëqeshjen” në Torino, por insiston se rikthimi i...

Aktualitet14:55 - 26 Shtator, 2018

Pas 493 ditëve shënon sulmuesi i Kombëtares/ Më në fund…

Më shumë se një vit pa shënuar gol dhe më në fund Bekim Balaj është zhbllokuar. Sulmuesi i Ahmat Grozni...

Aktualitet14:38 - 26 Shtator, 2018

Lajme të këqija nga BE/ Zbulohen tre familjet mafioze që po pengojnë integrimin e Shqipërisë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me situatën politike në vend, ndërsa bën fajtor Ramën për pengim të procesit...

Aktualitet14:30 - 26 Shtator, 2018

Pogba- Mourinho, tensioni mes tyre arrin kulmin/ Gati sa nuk u përleshën në stërvitjen e sotme

Paul Pogba dhe Jose Mourinho kanë shfaqur tension mes tyre në stërvitjen e sotme në Manchester United. Një ditë pas...

Aktualitet14:28 - 26 Shtator, 2018

Operacioni “Sintetiku”/ Bien në pranga dy amerikanë në Tiranë

Në një deklaratë për mediat ditën e sotme, drejtori i policisë kriminale shprehet se është finalizuar operacioni ndërkombëtar “Sintetiku”. Operacioni...

Aktualitet14:10 - 26 Shtator, 2018

Botërori i turpit/ Katar 2022 goditet nga skandali i radhës

Katar 2022 është mbuluar nga një tjetër re e zezë. Pas “kandidaturave të sabotuara”, ka ardhur raporti i “Amnesty International”,...

Aktualitet14:07 - 26 Shtator, 2018

Prokuroria thirrje për kandidatë për KLP-në/ Zbardhet afati i fundit i aplikimit

Prokuroria e Përgjithshme iu ka bërë thirrje kandidatëve për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ndërsa theksohet se të interesuarit kanë...

Aktualitet14:00 - 26 Shtator, 2018

Ardi Veliu merr pjesë në takimin e Drejtorëve të Policive Evropiane në Hagë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu merr pjesë në takimin e Drejtorëve të Policive Evropiane që zhvillohet...

Aktualitet13:52 - 26 Shtator, 2018

Zbulohen prapaskenat e akuzave të Bashës/ Kush është biznesmeni që ka paguar 220 milion lekë te kunati

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati në një dalje për mediat paraditen e sotme ka reaguar në lidhje me sulmet...

Aktualitet13:49 - 26 Shtator, 2018

Ndarja nga jeta e ish-deputetit socialist/ Mesazhi i të birit

Trupi i pa jetë i ish deputetit socialist i cili ndërroi jetë gjashtë ditë më parë, Durim Hushit do të...

Aktualitet13:25 - 26 Shtator, 2018

Presidenti Meta takon Presidentin e Qipros, Nicos Anastasiades

Në vijim të ndjekjes së punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Presidenti Meta u takua...

Aktualitet13:24 - 26 Shtator, 2018

Redaksionale/Alibia e pamundur e Lulit për kunatin dhe vjehrrin

Lulzim Basha po përpiqet që ta kalojë në heshtje, apo duke gjetur alibi qesharake për skandalet e xhiros 2 miliard...

Aktualitet13:22 - 26 Shtator, 2018

Tifozët e Bundesligës protestojnë në mënyrën më të veçantë/ Kjo nuk ishte parë asnjëherë deri më sot

  Ndeshjet e Bundesligës filluan me një qetësi të pazakonshme, që mbizotëroi nëpër stadiumet e ndryshme të Gjermanisë gjatë 20...

Aktualitet13:17 - 26 Shtator, 2018

Mashtrimi me bonusin për bebet/ Qytetari “vë me shpatulla pas muri” Ramën

Për çdo fëmijë të lindur në Republikën e Shqipërisë, qeveria do të japë një çek, disafish më të lartë se...

Aktualitet12:59 - 26 Shtator, 2018

Partizani publikoi videon provokuese/ Vjen direkt reagimi i Tiranës

Menjëherë pas videos së Partizanit, ka publikuar dhe Tirana një material filmik, që promovon ndeshjen e së premtes. Nën sloganin...

Aktualitet12:57 - 26 Shtator, 2018

Komisioni i Ligjeve/ Alibeaj-Ruçit: Pse doni ta shtyni, pse keni frikë nga vettingu?

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve po diskutohet për vettingun në politikë të propozuar nga opozita....

Aktualitet12:46 - 26 Shtator, 2018

Presidenti Meta takohet me Mbretin e Jordanisë, Abdullah II

Në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork, Presidenti Meta u takua me Mbretin...

Aktualitet12:43 - 26 Shtator, 2018

Vetting në politikë/ Gati lista me ministrat dhe deputetët që kanë lidhje me krimin

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit të Legjislacionit ditën e  sotme po shqyrtohet nisma e 35 deputetëve të...

Aktualitet12:40 - 26 Shtator, 2018

Në prag të derbit/ Partizani publikon videon provokuese

Derbi ka nisur të “nxehet” teksa të dyja skuadrat vijojnë përgatitjet për betejën e së premtes, është Partizani, që lëshon...

Trending

Read previous post:
Vdekja e shoferit të Xhafajt/ PD akuza të rënda Prokurorisë

Partia Demokratike ka akuzuar me anë të një komunikate Prokurorinë e Tiranës, për rastin e vdekjes së  shoferit të Ministrit...

Close