LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vdekja e shoferit të Xhafajt/ PD akuza të rënda Prokurorisë

10 Korrik 2018, 17:01, Aktualitet CNA
Vdekja e shoferit të Xhafajt/ PD akuza të rënda Prokurorisë

Partia Demokratike ka akuzuar me anë të një komunikate Prokurorinë e Tiranës, për rastin e vdekjes së  shoferit të Ministrit Xhafaj, Shkëlzen Qordja.

Sipas tyre, pasi e shpalli pa hetim rastin si vetëvrasje, tashmë ky institucion ka 10 ditë që hesht.

Në komunikatë thuhet më tej, se kjo është e njëjta metodë që përdori Rama dhe Xhafaj, me audio-përgjimin e pazareve të dogës së Agron Xhafajt, të cilën e shpallën fallco brenda pak orësh.

Sipas PD, bllokimi i hetimeve për të dyja këto raste, vërteton përfundimisht se i gjithë sistemi i Prokurorisë kontrollohet nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj.

Ndër rreshta thuhet se kjo situatë erdhi që pas emërimit të Arta Markut.

Komunikata e plotë

Prokuroria e Tiranës pasi shpalli që ditën e parë vetëvrasjen e shoferit të Xhafajt, pa bërë asnjë hetim, tani ka 10 ditë që hesht.

Që kur ndodhi vrasja e shoferit të Xhafajt, qëllimi i vetëm i Prokurorisë së Tiranës është manipulimi i hetimit dhe mashtrimi i publikut, ndaj brenda katër orësh ajo lëshoi një deklaratë të hartuar në zyrën e Fatmir Xhafajt se shoferi është vetëvrarë.

Prej atij momenti, Prokuroria e Tiranës është zhdukur dhe nuk po bën më asnjë lloj transparence me shpresën së çështja do të harrohet.

Është e njëjta taktikë që Rama dhe Xhafaj përdorën me audioregjistrimin e pazareve të drogës të Agron Xhafajt. Ata e shpallen videon fallco brenda pak orësh dhe që atëhere janë zhdukur.

Bllokimi i hetimeve për vrasjen e shoferit të Fatmir Xhafajt vërteton përfundimisht se i gjithë sistemi i Prokurorisë kontrollohet nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj.

Prokuroria e Përgjithshme, Prokuroria e Krimeve të Rënda, Prokuroria e Tiranës, Prokuroria e Durrësit janë të gjitha marioneta në duart e Edi Ramës dhe instrumenta për të mbrojtur krimin në qeveri.

Që pas emërimit të Arta Markut, e cila ndryshoi të gjithë drejtuesit e sistemit të Prokurorisë, janë bllokuar dhe zvarritur të gjitha hetimet e rëndësishme kundër krimit, drogës dhe korrupsionit.

Pa çlirimin e Prokurorisë nga kthetrat e Edi Ramës nuk do ketë drejtësi të vërtetë në vend!/CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga