LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Telefonata/ La takim në Nikël, zhduket 34-vjeçari

10 Korrik 2018, 08:31, Aktualitet CNA
Telefonata/ La takim në Nikël, zhduket 34-vjeçari

Një 34-vjeçar Keisi Elion Hysa është shpallur i zhdukur pasi prej 5 ditësh ka humbur kontaktet me familjarët.

Keisi Elion Hysa, tashmë i zhdukur pas hetimeve nga ana e autoriteteve ka rezultuar se është shpallur në kërkim për veprat penale ?Vrasja me paramendim e kryer në bashkëpunim? dhe ?Armëmbajtja pa leje?.

Por të tjera detaje janë zbardhur lidhur me ngjarjen.

Mësohet se Keisi Elion Hysa kishte marrë një dyqan me qira në Nikël dhe në datën 5 korrik kishte lënë një takim me telefon me një person nga kjo zonë që kishte një mobileri.

34-vjeçari Hyska rezulton edhe dy emra të tjerë, Elvis dhe Eli. Por pas ditës së takimit ai u zhduk pa gjurmë dhe familja nuk ka më asnjë informacion për të.

Pas denoncimit nga i ati për zhdukjen, Policia e Kurbinit ka nisur hetimet dhe ka kontaktuar me personin me të cilin Keisi Elion Hysa kishte lënë takim. Personi në fjalë ka pohuar se kishte lënë takim por  se 34-vjeçari nuk kishte ardhur dhe nuk ishin takuar.

Lajmet e fundit nga