Connect with Us

Takimi Rama-Tsipras/ Zbardhen pjesë nga marrëveshja për detin

Aktualitet

Takimi Rama-Tsipras/ Zbardhen pjesë nga marrëveshja për detin

Publikuar

-

Takimi i kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij grek, Aleksis Tsipras është komentuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se takimi i tyre ka konkluduar me dorëzimin e detit Greqisë.

Berisha shkruan se pas këtij takimi është vendosur coptimi i dytë pas një viti, Greqia i merr Shqipërisë 1200 km sipërfaqe deti, si dhe vendos që të fshijë nga faqja e dheut fjalët ‘çam’ dhe ‘çamëri’.

Njoftimi i plotë i Berishës:

Dite e zeze ne historine e kombit shqiptar!

Shqiperia dorezon detin dhe nderin e saj Greqise!

Miq, sot ne Londer, Jorgo Zografi i dyte, Edvin Kristaq Rama ne ne nje akt madhor te tradhetise kombetare se bashku me Ciprasin e Greqise vendos:

– Coptimin e ri te dyte pas vitit 1913 te trojeve shqiptare. Ne kete coptim, te bazuar ne nje marreveshje te pregatitur nga alfa tek omega ne Athine,

– Greqia i merr Shqiperise 1200 km siperfaqe deti dhe

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i fortë i Ramës/Fitorja e 25 qershorit do jetë e fundit, nëse …!

– Triliona fuçi nafte dhe meter kub gazi, pra fushat e gazit dhe te naftes me te medha te Mesdheut. Sipas kesaj marreveshje, ne nje akt grabitqar ndaj Shqiperise, Greqia zgjeron ujerat e saj territoriale nga 6 ne 12 km nderkohe qe me dy fqinjet e tjere, Italine dhe Turqine, ajo ka firmosur per vetem 6 km.

Por perveç kesaj, Jorgo Zografi i dyte sot ne Londer tradheton, poshteron dhe dorezon nderin e kombit shqiptar, ai vendos qe te fshije nga faqja e dheut fjalet ‘çam’ dhe ‘çameri’ dhe, si njeri nga armiqte me te eger ne historine kombetare te shqiptarve, ai shkelmon mbi historine, sakrificen, genocidin e çameve dhe çamerise martire.

Miq, kjo dite e zeze fton shqiptaret t’i tregojne nje minute e me pare vendin e merituar Jorgo Zografit te dyte dhe t’a hedhin ne koshin e pleherave te tradhtareve te kombit shqiptar! Sb /CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Greqia ndërton dy kampe të reja për migrantët

Publikuar

-

Nga

cna lajme bote

Greqia ka hapur edhe dy kampe të tjera “të mbyllura” refugjatësh. “Fillon një epokë e re”, tha ministri i Migracionit, Notis Mitarachi me rastin e hapjes së objekteve në ishujt Leros dhe Kos. “Ne po i çlirojmë ishujt tanë nga problemi i migracionit dhe pasojat e tij. Imazhet që kujtojmë nga viti 2015 deri në 2019 tani janë një gjë e së kaluarës,” tha Mitarachi.

Me ishujt e saj në Egje, Greqia ishte pika kryesore e ardhjes në BE për më shumë se një milionë azilkërkues nga viti 2015, shumica e të cilëve vinin nga Siria, Iraku dhe Afganistani. Ata erdhën me gomone nga Turqia – me shpresën për një jetë më të mirë në Evropë. Por atje shpesh u duhej të qëndronin në kampe të mbipopulluara për një kohë të gjatë.

 Pa liri lëvizjeje

Kampet e reja për refugjatë janë të rrethuara me gardhe me tela me gjemba, të pajisura me kamera vëzhgimi dhe makineri me rreze X për kontrollet e sigurisë, si dhe dyer dhe porta magnetike që mbeten të mbyllura gjatë natës. Ato janë të vendosura në zona të largëta, gjë që kufizon më tej lirinë e lëvizjes së migrantëve. Në ndryshim nga kampet e mëparshme, këto të rejat kanë edhe ujë të pijshëm, tualete dhe më shumë masa mbrojtëse për banorët.

LEXO EDHE:  Marrëveshja Rama-Basha/ Alibeaj: Nuk ka një të tillë

LEXO EDHE:  Marrëveshja Rama-Basha/ Alibeaj: Nuk ka një të tillë



 “Kushte njerëzore”

Një objekt i parë i këtij lloji u përurua në shtator dhe dy të tjerë do të hapen në ishujt Lesbos dhe Kios. Bashkimi Evropian ka kontribuar me 276 milionë euro për ndërtimin e kampeve të reja të refugjatëve.

BE po hap “një faqe të re” në politikën e saj të migracionit, u tha gazetarëve zëvendëskryetari i Komisionit, Margaritis Schinas. Evropa do të vazhdojë të jetë një “strehë për të gjithë ata që ikin nga diktatura, lufta dhe persekutimi dhe është në interesin tonë që ne të ofrojmë kushte njerëzore”, shtoi greku. Sipas vlerësimeve të fundit të OKB-së, aktualisht në Greqi ka rreth 96.000 refugjatë dhe azilkërkues./DW

LEXO TE PLOTE

Kronika

Video-Hapet rruga e Arbrit/ Rama shfaq pamjet në ditën e Çilirimit

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se sot, është hapur Rruga e Arbrit.

Me një video të rrugës, të postuar në rrjete sociale, Rama iu uron shqiptarëve, 29 Nëntorin, festën e Çlirimit të Shqipërisë.

Në fakt, hapjen  këtij segmenti rrugor, sot, Rama e kishte njoftuar ditë më parë.

Kujtojmë se ministrja Belinda Balluku ka deklaruar të shtunën, se rruga do të hapet në mënyrë të pjesshme, pasi e gjitha përfundon në pranverë.

LEXO EDHE:  Deputeti jep alarmin/ “Shqipëria eksportuesja më e madhe e krimit në Evropë”

LEXO EDHE:  FOTOT- Berisha "rrëmben" zemrat e demokratëve/ Shpresa për Opozitë



Punimet për “Rrugën e Arbërit” nisën në verën e vitit 2009 dhe zgjatën më shumë se 12 vite.

Tashmë distanca Tiranë-Klos është vetëm 35 km. Rruga kalon në gjashtë tunele dhe ka dy ura.

Ura e Vashës  është më e larta në Ballkan, 250 metra e gjatë dhe 158 metra e lartë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Leku zhvlerësohet, euro bie pikiatë/ Kursi i këmbimit, 29 Nëntor 2021

Publikuar

-

Nga

cna lajme ekonomi

Dollari amerikan blihet me 105.3 Lekë dhe shitet me 111.3 Lekë.

Euro blihet me 119.1 Lekë dhe shitet me 124.1 Lekë.

Paundi britanik blihet me 141.5 Lekë dhe shitet me 146.5 Lekë.



Franga zviceriane blihet me 114 Lekë dhe shitet me 119 Lekë.

Dollari kanadez blihet me 82.5 Lekë dhe shitet me 87.5 Lekë.

LEXO EDHE:  Lu kërkoi burgosjen e tij?! Freedom House: Meta, simbol i korrupsionit. Zgjedhja president, goditje fatale për drejtësinë e re

LEXO EDHE:  Rama "frikëson" kundërshtarët /Sa mandate merr PS, nëse e votojnë vetëm gratë

Më poshtë po sjellim të dhënat e këmbimi valutor, sipas Credins Bank./CNA.al

LEXO TE PLOTE