LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandal i Parlamentit me Ligjin për Vetingun/ Gafa shokuese në pyetësor

10 Korrik 2018, 08:50, Aktualitet CNA
Skandal i Parlamentit me Ligjin për Vetingun/ Gafa shokuese në

L igji Nr 84/2016 për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i njohur ndryshe si Vetingu, është hartuar dhe i miratuar  me një sërë gafash.

Në pyetësorin të cilët duhet t?i përgjigjen gjyqtarët dhe prokurorët, ka pyetje idioteske, që tregojnë se me sa seriozitet është hartuar ky ligj.

CNA.al, ka siguruar pyetësorin, ku ndër të tjera radhiten pyetje, të pakuptimta e qesharake,   që duket se kanë vënë në pozitë gjyqtarët dhe prokurorët.

?A keni pasur kontakte të përshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar, në ushtrimin e detyrës tuaj?  Nëse po ju lutem jepni shpjegime?, është njëra nga pyetjet shoqëruar me alternativë ?Po?, Jo?, të cilës duhet ti përgjigjen gjyqtarët dhe prokurorët.

Në fakt pyetja duhej të ishte: A keni pasur kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar, në ushtrimin e detyrës tuaj?

Më  interesantja, në fakt është se për ta ndryshuar këtë Ligj, duhen 84 vota nga Parlamenti, gjë që aktualisht është pamundur.

Kështu Vettingu po realizohet në një Ligj të hartuar me gafa dhe pyetje idoteske dhe në vend që ky proces të shërbente për përjashtimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar, duket se po bën të kundërtën.

Pyetjet që u janë drejtohen gjyqtarëve dhe prokurorëve gjatë vetingut

Kontrolli i figurës

Të dhënat identifikuese

Të dhënat për vlerësimin profesional

Përshkrimi i detyrave

Të dhëna statistikore

 

 

 

 

Lajmet e fundit nga