LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ligji për Teatrin/ PD “sulmon” kompaninë “Fusha Sh.p.k”

10 Korrik 2018, 10:16, Aktualitet CNA
Ligji për Teatrin/ PD “sulmon” kompaninë “Fusha

Pas anulimit të kërkesës se opozitës për rishqyrtimin e ligjit që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar, ka reaguar dhe kryetari i Komisionit të Integrimit, Genc Pollo.

Në një deklaratë për mediat, Pollo ka hedhur akuza ndaj firmës Fusha Sh.p.k ndërsa ka deklarauar se ky ligj shkel marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Bashkimin Europian.

?Duke qënë një kontraktim  pa garë dhe pa konkurim të hapur, ligji special ?? Fusha?? sh.p.k ka penguar aplikimin e kompanive europiane  dhe shqiptare për t?u përzgjedhur për të marre  këtë kontratë?, thotë ndër të tjera Pollo.

Pollo ka paralajmëruar se nëse ky ligj dhe kompania nuk do të rishikohet ?ky do të jetë një moment konfrontimi i shoqërisë shqiptare me të keqen,  ku kam besimin se e mira do të triumfojë?.

Deklarata e plotë e Genc Pollos:

Ligji special ?Fusha shpk?, përmes të cilit Kryetari  i Qeverisë dhe Kryetari i Bashkisë Lali Edi dhe Lali Eri shkatërrojnë qendrën e Tiranës, kompleksin e Teatrit Kombëtar me trashëgimi historike qëndrore të  Shqipërisë si dhe i falin truallin shtetëror kompanisë pranë tyre ?Fusha sh.p.k?.

Nuk shkel vetëm Kushtetutën e Republikës  dhe një gjysëm dyzine ligjesh në fuqi.

Ligji special ??Fusha?? sh.p.k shkel dhe Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit midis Bashkimit Europian dhe Shqipërisë  përkatësisht nenin  71 të saj   duke qënë një kontraktim  pa garë dhe pa konkurim të hapur, ligji special ?? Fusha?? sh.p.k ka penguar aplikimin e kompanive europiane  dhe shqiptare për t?u përzgjedhur për të marre  këtë kontratë. Bashkimi Europian ka të drejtë dhe detyrë të ndërhyjë në raste te tilla për të verifikuar çfarë ka ndodhur.

Madje në raste te veçanta  BE ka te drejte të të kërkojë nga Qeveria dëmshpërblim që është i barabartë me të gjithë fitimi e kompanisë, i cili në rastin në fjalë ky fitim është 200 milionë euro.

Për këtë arsye ligji special ?Fusha shpk? nuk u lejua të kalonte në Komisionin e Integrimit europian.

Unë uroj shumë që në një mënyrë ose një tjetër ky ligj special të përfundoj në kosh.

Por në rast se dy lalët do të duan t?i shkojmë zullumit deri në fund  ky do të jetë një moment konfrontimi i shoqërisë shqiptare me të keqen,  ku kam besimin se e mira do të triumfojë. /CNA.al

Lajmet e fundit nga