LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I nxehti largohet nga Kanadaja/ Regjistrohet bilanc tragjik

10 Korrik 2018, 19:48, Aktualitet CNA
I nxehti largohet nga Kanadaja/ Regjistrohet bilanc tragjik

Përfundon me mbi 70 të vdekur vala e të nxehtit që kishte mbërthyer provincën e Quebecut në Kanadanë javën  e kaluar.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në qytetin e Montrealit humbën jetën 34 persona.

Ndërkohë Departamenti i Shëndetit Pubik, u shpreh se situata është normalizuar që prej të henës, ku temperaturat kanë rënë deri në 27 gradë Celsius.

Sipas tyre, shumica e të vdekurve janë mbi 60 vjeç dhe vuanin nga sëmundjet kronike.

Agjensia e lajmeve CBC tha se morgu në Montreal ishte mbipopulluar, ndërsa trupat janë dërguar në një shtëpi funerali për ruajtje gjatë valës së nxehtësisë. /CNA.al

 

Lajmet e fundit nga