Connect with Us

I dënuar me vendim të formës së prerë/ PD thirrje Metës për shkarkimin e Thanzës

Aktualitet

I dënuar me vendim të formës së prerë/ PD thirrje Metës për shkarkimin e Thanzës

Publikuar

-

admir thanza perballet me drejtesine

Pas daljes në dritë të faktit se gjyqtari i Gjykatës së Lartë Admir Thanza ishte dënuar në Itali me vendim të formës së prerë me 40 ditë burg, ka reaguar Partia Demokratike.

PD i ka kërkuar presidentit të vendit Ilir Meta të shkarkojë nga detyra gjyqtarin, ndërsa i ka bërë thirrje Prokurorisë të fillojë procedimin penal ndaj tij për shkeljen e ligjit të dekriminalizimit.

PD bën me dije se KPK duhet ta kishte shkarkuar gjyqtarin Thanza që në Prill 2018, kur janë vënë në dijeni të faktit, jo të lejonin që ai të qëndronte në detyrë edhe 3 muaj të tjerë.

 Deklarata e plotë e Partisë Demokratike

Partia Demokratike është njohur sot me faktin e rëndë që një gjyqtar i lartë rezulton i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë nga autoritetet italiane të drejtësisë dhe këtë fakt e ka fshehur gjatë plotësimit të Formularit të Dekriminalizimit.

Pavarësisht nga rrethanat e pretenduara prej tij mbi kryerjen apo jo të krimit, Partia Demorkatike kërkon respektimin e vendimit të drejtësisë italiane dhe shkarkimin e tij të menjëhershëm nga detyra.

Për këtë qëllim, apelojmë Presidentin e Republikës, si organ kushtetues përgjegjës për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, që të urdhërojë shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të gjyqtarit Admir Thanza, në kuadër të detyrimeve që burojnë nga ligji i dekriminalizimit.

LEXO EDHE:  Ish-deputeti publikon fotot e rralla/ “Nuk do ta lejojmë të përsëritet më”

Për Partinë Demokratike, një gjyqtar i dënuar penalisht nuk mund të vazhdojë të ushtrojë detyrën e gjyqtarit për asnjë sekondë më shumë pas vërtetimit të faktit të dënimit.

Komisionet e vettingut janë njohur me këtë të dhënë në mënyrë zyrtare që në muajin Prill 2018 dhe do të duhet të kishin urdhëruar menjëherë shkarkimin nga detyra të gjyqtarit në fjalë, pa patur nevojë për të vijuar edhe për 3 muaj procedurat e vlerësimit.

Dënimi me vendim gjyqësor të formës së prerë dhe fshehja e këtij dënimi, pavarësisht detyrimit që buron nga ligji, është motiv i mjaftueshëm për të konkluduar shkarkimin nga detyra, për shkak se ky fakt përbën cenim të rëndë të besimit të publikut ndaj sistemit të drejtësisë.

Për këtë arsye, edhe organet e vettingut duhet të urdhërojnë shkarkimin e tij nga detyra, në zbatim të ligjit, pa asnjë vonesë të mëtejshme.

Deri në marrjen e këtij vendimi nga organet e vettingut, javën e ardhshme, kërkojmë nga Presidenti i Republikës që të urdhërojë sot shkarkimin e tij nga detyra, në zbatim të ligjit për dekriminalizimin, duke shmangur në këtë mënyrë vijimin e qëndrimit të mëtejshëm të tij në detyrë, qoftë edhe për 1 javë.​

Gjithashtu, kërkojmë nga organi i prokurorisë fillimin e procedimit penal ndaj gjyqtarit të lartë për shkeljen e ligjit të dekriminalizimit prej tij. /CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Vendet e rrezikuara nga COVID-19/ Gjermania heq Kosovën, Shqipëria pjesë e listës

Publikuar

-

Nga

Instituti “Robert Koch” ka hartuar listën më të re të vendeve të rrezikuara nga Covid-19. Nga kjo listë prej sot janë hequr Kosova, Iraku, Hondurasi dhe Kenia. Ndërsa si vende të rrezikuara janë shpallur Kroacia, Bullgaria, Kameruni, Kongo dhe Singapori.

Nga sot udhëtarët që nisen nga Kosova për Gjermani nuk kanë më nevojë për teste dhe karantinim. Teste duhet të kenë vetëm udhëtarët me avion, të cilët nuk janë vaksinuar apo shëruar nga Covid-19 në gjashtë muajt e fundit.



Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia edhe më tej mbeten në listën e vendeve të rrezikuara, për shkak të shifrave më të larta të infektimeve me virusin Corona. Udhëtarët nga këto vende duhet të kenë një test me vete (nëse nuk janë vaksinuar apo shëruar nga Covid-19 në gjashtë muajt e fundit), e ata që nuk janë vaksinuar apo shëruar duhet të futen  edhe në karantinë 10-ditore në Gjermani. Karantinimi mund të shkurtohet pas pesë ditësh nëse bëhet një test dhe rezutlati i testit është negativ. Personat që udhëtojnë nga vendet e rrezikuara duhet të lajmërohen edhe në linkun Einsreiseanmeldung.de./DW

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ish deputetja e LSI në pritje të ëmbël/ Zbulon gjininë e foshnjës

Publikuar

-

Nga

Ish-deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj ka bërë me dije se është në pritje të ëmbël dhe se do të bëhet nënë e një vajze. Ajo ka folur për herë të parë për këtë periudhë me rëndësi në jetën e saj, duke deklaruar se shtatëzania e ka ndihmuar t’i shohë gjërat në një tjetër perspektivë.

Ky lajm sikur më ndryshoi dhe më bëri të shikoj gjërat me një tjetër perspektivë, duke i marrë të gjitha vendimet dhe ato që kishin ndodhur me një tjetër lloji qetësie dhe me një tjetër reflektimi. Kështu mund të them që vera përtej angazhimit politik pati dhe këtë përjetim të bukur”, -u shpreh ish-deputetja në një intervistë për ‘Fitstation’.

LEXO EDHE:  “Përfaqësuesit e PD kundër vaksinimit të moshuarve”/ Rama: Janë talebanë

LEXO EDHE:  Skandal në Sarandë/ Tre gjyqtarë bëhen palë në grabitjen e pronës nga Kryegjyshata Bektashiane



Ajo ka zbuluar se lajmin për shtatzaninë e ka marrë fill pas përfundimit të fushatës, në një periudhë tepër të rënduar sipas saj.

Ka qenë një moment shumë interesant lajmi për shtatzëninë time, e mora vesh pasi kisha përfunduar fushatën. Në një periudhë ku isha shumë e ngarkuar dhe e rënduar, për shkak të gjithë asaj që ndodhi në fushatë”, shprehet Mehmetaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Humbi nënën nga Covid/ Gazetarja rrëfen përjetimet, apel qytetarëve: Vaksinohuni

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Teksa apeloi për vaksinim, si një nga mënyrat për të mbrojtur shëndetin dhe rrezikun nga fataliteti, në një video-mesazh të publikuar mga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gazetarja dhe moderatorja e njohur, Jonida Shehu rrëfen vështirësinë e përjetuar pas humbjes së nënës së saj, pikërisht nga ky virus i rrezikshëm.

Nuk besoj se ka ngelur njeri pa një përjetim personal për COVID-in. Është shumë e freskët koha e këtij COVID-it fatal në familjen tonë. Në të gjitha analizat dhe mendimet që më vijnë pas ikjes së mamit, është që asnjëherë nuk mendova se ajo do të ikte nga COVID-19”, deklaron Shehu.

LEXO EDHE:  Meta azil politik në Hungari?/ Ngjela: Mik i afërt me Gruevskin, kanë bërë investime bashkë

LEXO EDHE:  Ish-deputeti publikon fotot e rralla/ “Nuk do ta lejojmë të përsëritet më”

Gjithashtu ajo tregon se pas nënës së saj, ka patur edhe familjarë të tjerë të infektuar, por që sot janë në jetë falë vaksinimit.



Pas nënës sime kam pasur edhe njerëz të tjerë të familjes të infektuar që për fat të mirë ishin vaksinuar, nuk e kaluan thjeshtë, por sot janë. Kjo më mjafton për të menduar që shtyrja e kohës së vaksinimit ishte një gabim” shprehet moderatorja Jonida Shehu./CNA.al

LEXO TE PLOTE