LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksidentohet George Clooney, aktori shtrohet në spital (FOTO)

10 Korrik 2018, 10:22, Lifestyle CNA
Aksidentohet George Clooney, aktori shtrohet në spital (FOTO)

George Clooney ka pësuar një aksident të rëndë pasi u përplas me një makinë tip ?Mercedes?, teksa ishte duke udhëtuar me motorin e rij në Sardenjë sot.

Ylli i Hollivudit, 57 vjeç, u gjet i shtrirë në rrugë me lëndime në pjesën e legenit, në gju dhe në krahun e tij.

Ai po shkonte në setin e një filmi që po xhirohej në ishullin italian, kur një makinë u kthye pas dhe e përplasi duke bërë që aktori të fluturojë mbi xhamin e saj.

Fituesi i 2 çmimeve Oscar, vendosi të sjellë familjen e tij për të jetuar në Itali gjatë muajve të verës, që të mund të drejtonte, të prodhonte dhe të luante në një serial televiziv të titulluar ?Catch 22?.

Ai ishte parë shpesh të udhëtonte me motor, bashkë me Amal, por ky udhëtim i fundit rezultoi fatal. Shoferi thirri një ambulancë dhe priti me Clooney-n derisa mjekët arritën për ta dërguar atë në spitalin John Paul II.

Fotot e mëposhte të shkëputura nga vendi i aksidentit tregojnë motorin e tij të dëmtuar, ndërsa pjesa e majtë e xhamit të makinës ishte shkatërruar.

Lajmet e fundit nga