Video-Kërkonte “mall”, por akuzoi shokët për vjedhje/ Dy të rinj në qeli pa prova – CNA
Connect with us

Aktualitet

Video-Kërkonte “mall”, por akuzoi shokët për vjedhje/ Dy të rinj në qeli pa prova

Publikuar

-

Dy të rinj, Elvis Hasanaj dhe Besmir Uka, mbahen prej disa muajsh në paraburgim në Sarandë, të akuzuar nga Adnan Kaja për grabitje me dhunë. Ngjarja e pretenduar ka ndodhur në 25 Janar të këtij viti dhe personat e sipërpërmendur kanë qenë duke pirë bashkë në lokal deri në mëngjes.

Pamjet filmike të transmetuara në emisionin “Stop” në “TvKlan”, tregojnë edhe momentin e ndarjes, ku Adnani i mbante shoqëruesit thuajse me forcë.

Nga qelitë e paraburgimit, Besmir Uka tregoi dinamikën e asaj mbrëmjeje, pijen deri në mbarimin e parave dhe këmbënguljen e Adnanit për të marrë “mall” (drogë). Të nesërmen ky i fundit denoncoi dy të tjerët për vjedhje dhe dhunë.

Prokurori i çështjes Ilir Hoxha, nuk ka marrë asnjë të dhënë nga të akuzuarit e po kështu nuk pranon të japë asnjë shpjegim, pasi çështja është nën hetim.

Besmir Uka– Jam bashkë me Elvis Hasanajn këtu, me djalin, që na akuzojnë neve. Unë jam Besmir Uka, nga Laçi. Kam 18 vite, që jetoj këtu.(Në Sarandë). Dalim atë natë për qejf me Elvis Hasanajn, ulemi atje, diku nga ora 03:00, mos të gaboj, 03:30, ulemi rrijmë, pi rri, si gjithë rinia, ti e ke parasysh vetë.

Në atë moment vjen një djalë i gjatë, pak si kaçurrel, erdhi u ul në tavolinë, pa njohur pa ditur. Nga je ti? Jam nga Lushnja tha, ju njof, tha. Ne këtu jetojmë i thamë. Kjo ka qenë biseda, pi rri, pi rri, deri në orën shtatë e ca, të mëngjesit.

Ne ikëm në shtëpitë tona, ai ikën në shtëpi të vet, a ku ikën hesapi i tij. Ai vete në komisariat dhe bën denoncim, jo me emër, ishte interesu, si i kanë emrat, se emrat s’i dinte ai.

Më pas tha: Elvis Hasanaj dhe Besmir Uka më kanë grabitur me shkopa bejzbolli, e më kanë rrahur mbrëmë, e më kanë marrë portofolin, ku di unë, se ça ka ngatërruar ai, ose ça ngatërrojnë këta këtu tani.

Gazetari– E kuptoj! Besmir, të të pyes diçka! Ka ardhur Prokurori i çështjes, ju ka marrë në pyetje aty?

Besmir Uka– Asnjëherë! As do me ia dit fare, jemi apo s’jemi, marrim frymë, apo s’marrim frymë. Kemi 5 muaj, që po na mbajnë këtu, kemi 5 muaj, që po vuajmë burgun, kam lënë një fëmijë të vogël, 20 ditëshe, që e kam lënë në shtëpi.

Sipas deponimit të Adnan Kaja, ka qenë data 25 Janar e 2015-tës, ai ka qenë me automjetin e tij tip furgon për të shpërndarë qumësht në një kopësht në Sarandë dhe ai ka pretenduar se është dhunuar nga 3 persona me shkopinj bejsbolli, por kujtojmë se nga materialet që ne kemi në atë datë në atë orë, se ky person së bashku me dy djem që janë në paraburgim, kanë qenë duke festuar në një nga klabet e natës.

Një pikë tjetër e rëndësishme e kësaj historie është edhe kjo deklaratë noteriale, e hartuar në datën 25 Shkurt 2018, në qytetin e Sarandës përpara noterit Krenar Abazi.

Dy dëshmitarë, me inicialet E.Z dhe A.M banakier dhe DJ në lokalin ku të rinjtë festuan, deklaruan se:

“Në datën 24.01.2018 kanë hyrë në lokal personat Elvis Hasanaj dhe Besmir Uka, rreth orës 23.30 dhe pak më mbrapa rreth orës 00.30 të datës 25.01.2018 ka ardhur edhe shtetasi Adnan Kaja, i vetëm i cili ka ardhur edhe herë të tjera në klab.

Fillimisht personat e mësipërm janë ulur në tavolina të ndryshme, pas një ore nga ardhja në klab, shtetasi Adnan Kaja ka shkuar te tavolina që ishin ulur Elvis Hasanaj dhe Besmir Uka, dhe kanë shkëmbyer qerasje me njëri-tjetrin.

Rreth orës 05.00 të mëngjesit shtetasi Adnan Kaja ka ardhur në banak dhe deshi të linte telefonin garanci pasi i kishin mbaruar lekët dhe nuk i kemi dhënë për shkak të rregullit të lokalit. Më pas Elvis Hasanaj ka qerasur për herë të fundit tavolinën, shtetasit e përmendur kanë ndenjur bashkë deri rreth orës 06.30 të datës 25. 01.2018 që është mbyllur lokali dhe kemi dalë si staf së bashku.

Deklarojmë se shtetasi Adnan Kaja donte te rrinte akoma në lokal dhe kërkonte me ngulm të linte telefonin peng. Ne dëgjuam shtetasit Elvis Hasanaj dhe Besmir Uka që i thanë se do mbyllej lokali dhe ne jemi larguar për në shtëpitë tona ndërsa ata të tre i kemi lënë përpara diskos duke pirë gotat që kishin marrë me vete”.

Referuar deponimit të shtetasit Adnan Kaja i cili ka thënë se është grabitur dhe dhunuar në datën 25.01.2018 nga tre persona dhe është dhunuar me shkop bejsbolli, “Stop” i është drejtuar spitalit rajonal të Sarandës për të pyetur nëse ky person ka ardhur dhe në çfarë gjendje ka ardhur dhe rezulton se Adnan Kaja është regjistruar në spital një ditë pasi ka ndodhur ngjarja, pra në datën 26.01.2018 dhe diagnoza është: një gërvishtje në gju.

Ndërsa, përsa i përket pamjeve ku Elvis Hasanaj tërheq Adnan Kajën, Besmir Uka personi i tretë që ishte në vendngjarje do t’i tregojë kështu:

Besmir Uka–Tani, unë do ta them më tullë? Do ta them më tullë, si muhabet?

Gazetari– Po, pikërisht, kjo është idea, po pra po, thoje!

Besmir Uka- Ai priste, ai priste…,ai priste me marrë “mall”, o vëlla! Unë isha i lodh, i këput, mezi rrija në këmbë, unë doja të ikja në shtëpi dhe kaq! Kjo ka qenë biseda jonë. Ai priste me marrë “mall” prapë, e kemi lënë aty…

Gazetari- Prokuror? Olsi Cala, Stop, Klan!  Kemi ardhur për këtë rastin e këtyre dy djemve, Elvis Hasanaj dhe Besmir Uka.

Prokuror Ilir Hoxha– Kjo çështje është në hetim, bëni një kërkesë zyrtare.

Gazetari– E kuptoj, por jemi në kushtet, që…

Prokuror Ilir Hoxha– Të lutem!

Gazetari-…janë kamerat e sigurisë, që ata në orarin 05:30, që ata…

Prokuror Ilir Hoxha- Për të tjerat, bëj kërkesë, të lutem! /CNA.al

 

 

 

Aktualitet

Një kokërr vezë 8 mijë lekë/ Ironizon gazetari i njohur

Publikuar

-

By

Gazetari klodian Tomorri publikoi pak ditë më parë faturën e një restoranti në jug të Shqipërisë, ku një omlet me dy vezë është faturuar 16 mijë lekë të vjetra.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe gazetari i njohur Basir Çollaku.

Çollaku ka ironizuar me këtë rast, duke thënë se çmimi i vezës është të paktën 30% më shumë se çmimi i një pule, duke e quajtur turizëm elitar.

Postimi i plotë

Nje kokerr veze ne lokale ne bregdetin e jugut, sipas fatures se publikuar ishte 800 leke te rinj..te pakten 30 perqind me shtrenjt se nje pule…ky eshte vertet turizem e-litar… /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Si t’i parandaloni strijat dhe ç’të bëni në rast se keni të tilla

Publikuar

-

Strijat shfaqen te 90% e grave gjatë shtatzënisë. Duket se të gjitha kërkojnë të shpëtojnë prej tyre, ndaj në këtë artikull do t’ju tregojmë si t’i shmangni dhe bëni sa më pak të dukshme.

Çfarë i shkakton strijat?

Shenjat në fjalë s’janë gjë tjetër veçse rezultat i tërheqjes së madhe të lëkurës. Përpos te gratë shtatzëna, strijat janë të pranishme edhe te adoleshentët (rritje e menjëhershme), atletët, personat të cilët humbasin dhe marrin kile drastikisht, njerëzit me lëkurë të hollë etj.

Produktet që mund t’i parandalojnë strijat por jo zhdukin

Përfundimisht duhet të dini diçka: strijat që keni, pavarësisht produkteve që përdorni nuk mundeni dot t’i eleminoni. Mundeni veçse t’i trajtoni për t’i bërë më pak të dukshme dhe çka është më e rëndësishmja të largoni mundësinë për strija të reja. Për këtë ju duhen:

Produkte kozmetike që përmbajnë tretinoin, kolagjen ose acid hialuronik.

Vajra: kokosi, bajameje, ulliri, vitamine E, etj

Aloe vera

Scrub në kushte shtëpie me kafe, mjaltë dhe sheqer

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Studimi/ Përse na shpërthen inati gjatë ditëve të nxehta

Publikuar

-

Temperaturat e larta gjatë stinës së verës mund të shkaktojnë inat dhe stres dhe kjo është vërtetuar nga studimet shkencore.

Diell, det, vapë, pushime dhe relaks. Atëherë, si mund të jesh i trishtuar apo i nevrikosur? Epo, mund të ndodhë. Lana del Rey e përcolli më së miri këtë ndjenjë, 5 vite më parë, me hitin e saj “Summertime Sadness” apo kantautori Bruno De Martino, i cili thonte përmes këngës së tij se duhet ta urrejmë verën.

Stresi, nervozizmi dhe tensioni janë pasojat e para të valës së të nxehtit gjatë muajve të verës. Ky është rezultati i një studimi publikuar nga britanikja “The Sun”, që është prezantuar së fundi nga kërkuesit e Universitetit të Ponzan, në San Diego. Sipas studimit, hormonet e stresit rriten bashkë me rritjen e temperaturave, duke mbrojtur kështu fenomenin që ata e kanë quajtur njësoj si kënga e Lana del Rey “Summertimes Blues”.

Dhe sipas shkencëtarëve, kjo provohet më së miri nga statistikat, pasi numri i krimeve përgjatë muajve të verës rritet ndjeshëm, bashkë me episodet e dhunës në shoqëri apo familje. Muajt e verës, sidomos maji, qershori e korriku janë muajt më të rrezikshëm për fenomenet që lidhen me vrasjet.

Studimet kanë treguar gjithashtu se rritja e temperaturave rrit automatikisht ritmin kardiak, të nivelit të testosteronit dhe reaksionet e metabolizmit, që nxisin atë që njihet si “sistemi nevrik simpatik”, që është përgjegjës për reagimin ndaj një stimulimi sado të vogël.

E gjitha kjo përkthehet menjëherë në një ndryshim të gjendjes shpirtërore: i nxehti na bën më nrvik, më budallenj dhe sidomos më të dhunshëm. Të gjithë ndihemi në siklet edhe me trupin tonë nga i nxehti, i cili ndikon menjëherë në humorin tonë, që në rastet më të këqija, mund të dëmtojë edhe trurin.

Ky është thjesht një shqetësim sezonal, që nuk ka komplikacione të mëtejshme. Por cila do të ishte zgjidhja? Studiuesit e kanë një këshillë: në muajt e nxehtë thjesht përpiquni të jeni të qetë e të lumtur, ashtu siç pushimet duhet të jenë.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet23:54 - 19 July, 2018

Një kokërr vezë 8 mijë lekë/ Ironizon gazetari i njohur

Gazetari klodian Tomorri publikoi pak ditë më parë faturën e një restoranti në jug të Shqipërisë, ku një omlet me...

Aktualitet23:38 - 19 July, 2018

Zhgënjen edhe në transfertë/ Partizani largohet nga Europa League

Partizani ka zhgënjyer edhe në ndeshjen e luajtur në transfertë ndaj skuadrës së Mariborit. Të kuqtë u mundën në Slloveni...

Aktualitet23:16 - 19 July, 2018

Nuk fiton as në shtëpi/ Luftëtari i thotë lamtumirë aventurës europiane

Skudra e Luftëtarit nuk ka mundur të fitojë as në ndeshjen e dytë përballë tifozëve të vetë, ndaj letonezëve të...

Aktualitet22:58 - 19 July, 2018

Prishtina e pafat/ Eleminohet nga gjuajtjet e penalltive

Skuadra nënkampione e Kosovës, Prishtina është eleminuar pak minuta më parë nga modestët luksemburgas FC Fola Esch. Ndryshe nga skuadrat...

Aktualitet22:46 - 19 July, 2018

Zjarr në Dhërmi/ Rrezikohen banesat dhe bizneset

Një zjarr i madh sapo ka përfshirë një pyll në zonën e Dhërmiut. Flakët po përparojnë me shpejtësi dhe po...

Aktualitet22:35 - 19 July, 2018

Dhërmiu në flakë/ Forca të shumta zjarrëfikëse dhe policie në vendngjarje

Një sipërfaqe e madhe pylli ka marrë flakë në zonën e Dhërmiut. Nga zjarri rrezikohet një lokal dhe dy objekte...

Aktualitet22:32 - 19 July, 2018

E trishtë/ Gazetarja përlot me kujtimin për 24 vjeçarin

Gazetarja Nikoleta Kovaci ka sjellë edhe njëherë në kujtesë, tragjedinë e një viti më parë në Zvërnec të Vlorës, ku...

Aktualitet22:16 - 19 July, 2018

Sfidat e përditshme/ Basha tregon ku e gjen frymëzimin

Kreu i PD, Lulzim Basha, ka përshëndetur vendosjen e bustit të ish-kryetarit të Kuvendit, Pjetër Arbnori. Në një postim në...

Aktualitet22:09 - 19 July, 2018

Zyrtare/ Luigi Soreca emërohet ambasadori i BE-së në Shqipëri

Shefja e Politikës së Jashtme, Federica Mogherini, ka zbuluar emrat e 24 ambasadorëve të rinj. Për Shqipërinë, Mogherini ka vendosur...

Aktualitet21:58 - 19 July, 2018

Ministri “ i botës së krimit” padit shkrimtarin

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini ka paditur shkrimtarin e njohur Roberto Saviano lidhur me disa postime që i ka...

Aktualitet21:48 - 19 July, 2018

Grabiti bankën/ Tentoi të “paralizonte” policinë

Një 38 vjeçar u përlesh sot me policinë në Rradhimë të Vlorës. Gaqo Gjini, tentoi të godiste me thikë efektivët...

Aktualitet21:42 - 19 July, 2018

Kapriçot e motit/ I nxehti afrikan prek vendin në fundjavë

I nxehti afrikan nuk do të kursejë as këtë vit Shqipërinë. Sinoptikanët parashikojnë që kjo valë e të nxehtit të...

Aktualitet21:32 - 19 July, 2018

Lodra me përmbajtje kancerogjene/ Dërgohen për ekspertim 15 kampionë

Autoritetet kosovare kanë dërguar për ekspertim në Amsterdam, 15 kampionë lodrash, pasi dyshohet se përmbajnë elemente kancerogjene. Lajmin e ka...

Aktualitet21:16 - 19 July, 2018

Skandal/ Një i pastrehë në “arrest shtëpiak”

Një 65 vjeçar i pastrehë është dënuar 3 herë me burg për ngacmim seksual. Gjergj Pergjivuka shprehet se herën e...

Aktualitet21:03 - 19 July, 2018

NGA ASTRIT PATOZI/ KA ARDHUR KOHA, DOKTOR

Eh, si vajti kjo punë, o doktor! Tani, meqë katandisja i ka kaluar të gjitha fantazitë, mendoj se ti do...

Aktualitet20:59 - 19 July, 2018

Prokurorja Rovena Gashi në “sitën” e Vetingut/ Si ndryshoi pasuria e saj në 13 vite

Rovena Gashi, prokurorja e pezulluar nga detyra për shkak se është nën hetim për fshehje pasurie do të përballet të...

Aktualitet20:46 - 19 July, 2018

Mashtrimi me kartat e bankës/ Të moshuarit i zbrazin llogarinë

Një person i panjohur ka mashtruar një të moshuar, duke i marrë 18 mijë denarë. Ngjarja është regjistruar në kryeqytetin...

Aktualitet20:38 - 19 July, 2018

“Mbrojti” kolegët e akuzuar për korrupsion/ Zbardhet pasuria e gjyqtares Albana Boksi

Komisioni i Vettingut po vijon punën me shkarkimin dhe konfirmimin e  gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në lidhje me këtë proces janë...

Aktualitet20:30 - 19 July, 2018

Shfrytëzuan të miturën/ Procedohen penalisht tre persona

Prokuroria e Shkupit ka ngritur padi për tre persona të cilët akuzohen për trafik të fëmijëve. Organi i akuzës ka...

Aktualitet20:10 - 19 July, 2018

Video/ Balla kapet duke flirtuar me Presidenten Kroate

Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç, vizitoi sot Kuvendin e Shqipërisë, ku mbajti edhe një fjalim. Në fjalën e saj, ajo falenderoi...

Aktualitet19:59 - 19 July, 2018

Kriza në selinë blu/ Anëtari i Kryesisë së PD “shuplakë” Bashës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua sot me ish ministrat e kësaj partie, Genc Rulin dhe Besnik Mustafajn,...

Aktualitet19:58 - 19 July, 2018

Argjentinasi i Romës flet i bindur / Juventusin di si ta mposht!

Skuadra e Romës ka bërë një merkato shumë pozitive deri më tani. Ardhja e Pastore tregon qartë se kryeqytetasit janë...

Aktualitet19:52 - 19 July, 2018

Kaloi qipriotët/ Laçi mëson kundërshtarin e rradhës në Europa league

Laçi, ka  mësuar kundërshtarin në turin e dytë të Europa League. Sipas formulës, skuadra e drejtuar nga Besnik Prenga do...

Aktualitet19:42 - 19 July, 2018

Laçi në turin e dytë të Europa League/ Kualifikohet përpara spektatorëve të tij

Me golin shënuar në minutën e 88- të nga Myrto Uzuni, skuadra e Lacit ka kaluar në turin e dytë...

Aktualitet19:35 - 19 July, 2018

Jose Mourinho / Kritika “të fshehura” poshtë suksesit për Paul Pogbanë

Tekniku i Manchester United, Jose Mourinho, u shfaq në një konferencë për shtyp gjatë qëndrimit të tij në Amerikë, ku...

Aktualitet19:29 - 19 July, 2018

Dhunoi avokatin/ “Arratiset” prokurori Arjan Ndoj?!

Avokati Ilia Ilia është dhunuar ditën e sotme, kur sapo kishte përfunduar një seancë gjyqësore. Pas marrjes së mjekimit avokati...

Aktualitet19:15 - 19 July, 2018

Përleshja me policinë në Rradhimë/ Zbardhen detajet

Një person në kërkim, u përlesh me policinë në Rradhimë të Vlorës. Mësohet se 38 vjeçari, Gaqo Gjini tentoi të...

Aktualitet19:10 - 19 July, 2018

Federata Franceze e Futbollit / Mësohet e ardhmja e Deschamps, por dhe e Zidane!

Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit (FFF), Le Graet është i sigurt se ai dhe Deschamps do të qëndrojnë në...

Trending

Read previous post:
“Këmbëngul” Kryeministri/ Katalonja nuk heq dorë nga pavarësia

Kryeministri i Spanjës dhe ai i Katalonjës u takuan për herë të parë pas dy vitesh. Udhëheqësi i Katalonjës, Quim...

Close