LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sëmundja e rrezikshme e gjedhëve/ Alarmohen banorët e Matit

9 Korrik 2018, 16:26, Aktualitet CNA
Sëmundja e rrezikshme e gjedhëve/ Alarmohen banorët e Matit

Ende pa kaluar mirë Dermatoza Nodulare,  në Mat është shfaqur një tjetër sëmundhje e gjedhëve.

Bëhet fjalë për Antraksin, për të cilin është shënuar edhe rasti i parë.

Sipas ?Balkanweb?, rasti është shënuar në fshatin frankth të Njësisë Administrative Komsi në Bashkinë e Matit.

Menjëherë pas kësaj që ndodhi, banorët kërkojnë me ngulm vaksinimin e gjedhëve të tjera.

Ndërkohë mjeku i Shërbimit Veterinar pranë zyrës së Bujqësisë Mat, Selman Kurti, u shpreh se ky rast është konfirmuar nga Instituti i Lartë Veterinar.

Ai shton më tej se kjo sëmundje ngjitet tek njeriu nëpërmjet konsumimit të mishit. /CNA.al

Lajmet e fundit nga