LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nxehet  çuni i Fahriut”/ Thur vargje për kryeministrin Rama

9 Korrik 2018, 19:23, Aktualitet CNA
“Nxehet  çuni i Fahriut”/ Thur vargje për

Deputeti i Partisë Demokrattike, Klevis Balliu, por që pak e njohin si deputet dhe më shumë si ?çuni i Fahriut?, është irrituar me kryeministrin Edi Rama.

Irritimin e tij ?çuni i Fahriut?, ka zgjedhur ta shprehë me vargje për kryeministrin.

?Kush mendon se je ti Edi Rama?, titullohen vargjet e thurura për kryeministrin dhe të publikuara në rrjete sociale.

Postimi i plotë:

KUSH MENDON SE JE TI EDI RAMA!?

Çdo gjë absurde po ndodh sot në vend.
Qeveria manipulon dhe votat e deputetëve. S?ka më turp.
Kush mendon se je Edi Rama që shkel Kushtetutën dhe kalon një ligj për të shkatërruar historinë e vendit.

Kush mendon se je ti more piktor pa piktura.
Kalohet një ligj për të përjashtuar qytetarët nga ndihma ekonomike more Kryeministër pa qeveri.
Votoni në Parlament për të mbrojtur banditët si Tahiri, more reformator pa reforma.
Kush mendon se je ti që vendos të shkelësh ligje, të shkelësh historinë e të shkatërrosh gjykata.
Kush mendon se je ti Edi Rama?!

Ti je një frikacak i pa përsëritshëm që për dështimet, vjedhjet dhe krimet e tua ua hedh fajin të tjerëve.

MASKA TASHMË TË ËSHTË ÇJERRË EDVIN KRISTAQ RAMA

 

Lajmet e fundit nga