LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ngërçi” në Drejtësi/ Opozita “flirton” me Qeverinë?

9 Korrik 2018, 07:00, Aktualitet CNA
“Ngërçi” në Drejtësi/ Opozita

Sikurse ishte paralajmëruar Parlamenti do të mblidhet ditën e sotme në  seancë plenare në orën 10:00.

Ndër të tjera në rendin e ditës dhe ajo që pritet të sjellë më shumë debat lidhet me projektligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ky rishikim bëhet me qëllim që t?i krijojë Shkollës së Magjistraturës një mundësi ligjore për të hapur dyert për kandidatët e rinj që do të zëvendësojnë prokurorët dhe gjyqtarët të cilët janë përjashtuar nga sistemi i drejtësisë.

Ndryshe nga herët e tjera ku për kalimin e ligjeve kanë mjaftuar vtotat e mazhorancës, ditën e sotme nevojiten 84 vota, nga 79 të tilla që ka qeveria.

Kjo do të thotë se 5 vota duhet ti bashkangjitën mazhorancës nga opozita, para se ta hedhë projektligjin në votim, pasi nëse nisma rrëzohet, nuk mund të rikthehet për votim për një periudhë të gjatë kohore.

Por ende nuk dihet se kush do të jenë 5 deputetët të cilët do të flirtojnë me qeverinë, duke ?braktisur? kështu kryetarët e tyre.

Kujtojmë këtu se në seancën e sotme plenare do të mungojë kryetari i PD, Lulzim Basha pasi ndodhet në SHBA në një vizitë.

Rendi i ditës për seancën e sotme

Raporti vjetor i veprimtarisë së Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2017

Projektligji ?Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin ?Për tatimin mbi të ardhurat?

Projektligji ?Për një shtesë në ligjin ?Për tatimin mbi vlerën e shtuar?

Projektligji ?Për një shtesë në ligjin ?Për sistemin e taksave vendore?

Projektligji ?Për disa shtesa dhe ndryshime ?Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve?

Projektligji me SHBA për instalimin dhe përdorimin e Sistemit për (PISCES)

Projektligji me Spanjën për ripranimin e personave me qëndrim të paautorizuar

Projektligji ?Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë? /CNA.al

 

Lajmet e fundit nga