LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali/ Izraeli mund të mos jetë vendi pritës i Eurovizion 2019

8 Korrik 2018, 08:53, Lifestyle CNA
Skandali/ Izraeli mund të mos jetë vendi pritës i Eurovizion 2019

Fitorja e Izraelit në Eurovizion 2018 hapi shumë debate, por tani rrezikon të skualifikohet. Një nga kompanitë më të mëdha amerikane ?Universal Music Studios? kërcënoi se do të padisë kompozitorët e këngës ?Toy? të performuar nga Netta, për plagjiaturë.

Studio diskografike dërgoi një njoftim paraprak, ku shkruhet se kënga fituese e Izraelit është kopjuar nga hiti i grupit amerikan The White Stripes, ?Seven Nation Army?.

Duke dëgjuar këngët mund të themi se ngjashmëria është e dukshme në ritëm. Ndërsa plagjiatura është një nga rregullat për të cilën nuk mund të bëhet kompromis në Eurovizion, pritet që çështja të shqyrtohet në gjykatë. Nëse vërtetohet atëherë kjo mund të skualifikojë Izraelin si fitues dhe për rrjedhojë nuk mund të jetë ai vendi pritës i Eurovizion 2019.

Lajmet e fundit nga