LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PS nuk e ndal fushatën/ Rama i “zbret” premtimet në Vlorë

8 Korrik 2018, 20:10, Aktualitet CNA
PS nuk e ndal fushatën/ Rama i “zbret” premtimet në

Kryeministri i vendit, Edi Rama, u ndal sot në Vlorë për të përuruar impiantin e përpunimit të ujrave të zeza. Sipas tij kjo vepër infastrukturore është shumë e rëndësishme për turizmin e mjedisin.

Rama ka shtuar më tej, se ky projekt do ta shpëtonte Vlorën nga një plagë e vjetër e së shkuarës.

?Është e rëndësishme që sot dëshmojnë vënien e Impiantit të përpunimit të ujërave të zeza në një prej qytetet më të rëndësishme të Shqipërisë e me potencialin më të madh të zhvillimit turistik. Është e rëndësishme të reflektojmë për faktin që për shumë vite ky potencial kishte mbetur në mëshirë të fatit?, tha Kryeministri.

Shefi i qeverisë ka dhënë premtimin se vitin e ardhshëm, vija ranore e Lungomares do të jetë në kushte optimale.

Kryeministri ka folur gjithashtu edhe për projektin e rehabilitimit të plehrave, të cilat ndodhen pak më tutje. /CNA.al

Lajmet e fundit nga