Connect with Us

Jeni gati? Këngëtari shqiptar ofron dhurata luksoze për vajzën që pranon të martohet me të

Aktualitet

Jeni gati? Këngëtari shqiptar ofron dhurata luksoze për vajzën që pranon të martohet me të

Publikuar

-

Këngëtari shqiptar i hitit “Çika çika”, Ardian Bujupi është jo vetëm shumë i pëlqyer për këngët e tij të cilat kthehen menjëherë në hite, por edhe për pamjen tërheqëse. Shumë vajza çmenden pas Ardianit, por siç duket ai është beqar dhe në kërkim të një vajze për tu martuar.

Të paktën kështu lë të kuptohet postimi i tij i fundit ku mbi makinën e tij luksoze, Ardiani ka vendosur disa kartona Versace, Gucci, Louis Vuitton etj.

“Kush do të martohet me mua të bëjë screenshot”, shkruan këngëtari e me siguri shumë vajza i kanë bërë screenshot kësaj fotoje.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

Një grua zë vendin e parë në listën e Korçës/ Kush është kandidatja e PS-së

Publikuar

-

Nga

Gjatë një konference për mediat, kryeministri Edi Rama ka prezantuar kandidatët e Parrtsë Socialiste për secilin qark.

Mes të tjerave, Rama prezantoi edhe kandidaten që do të jetë e para në listën e Korçës.

Kreu i qeverisë bëri të ditur se vendin e parë në listë do ta zerë Eni Zake, e cila mban postin e anëtares së Këshillit Bashkiak të këtij qyteti dhe është administratore e Universitetit të Korçës.

“Eni Zake do jetë në Korçë: Anëtare e Këshillit Bashkiak dhe Administratore e Universitetit të Korçës. Komitetit korçar i jepet një mesazh i qartë”, theksoi Rama.

Në vitet 2005–2014 Zake ka punuar si Përgjegjëse e Sektorit të Financës dhe Personelit në radio-televizionin publik “KORÇA”.  Për një periudhë 10-vjeçare (2005 –2015) ajo ka punuar edhe si pedagoge e ftuar (part-time) në Universitetin “Fan. S. Noli“ të Korçës.

LEXO EDHE:  Pasi e quajti mosmirënjohës/ Ardian Bujupi nuk e kursen Capital T

LEXO EDHE:  “E ka quajtur veten Stari i Gjermanisë”/ Capital T sqaron “plumbin” drejt Ardian Bujupit: Nuk është mirënjohës sa duhet

Në periudhën 2014-2017 punoi si Drejtore e Degës së Thesarit, Korçë (Ministria e Financave) dhe aktualisht prej prillit 2017 si Administratore në Universitetin e Korçës.

Zake është anëtare e PS, delegate për Kongresin në Forumin e Gruas Socialiste, aktiviste dhe pjesëmarrëse në takime me organizatat e partisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dritan Leli i refuzoi propozimin/ Rama: Është zgjedhja e tij!

Publikuar

-

Nga

Dritan Leli i refuzoi propozimin/ Rama: Është zgjedhja e tij!

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për mediat, është pyetur dhe për refuzimin e kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli për të qenë në listën e kandidatëve për deputetë të PS në Vlorë.

Rama tha se është e vërtetë që e ka propozuar, por ai nuk e ka parë të arsyeshme.

 “Në formimin e një skuadre ka dinamika të brendshme. Këtu nuk ka rëndësi fare se çfarë ka menduar njëri apo tjetri. Është e vërtetë që unë i kam propozuar që ai të bëhet pjesë e skuadrës, nuk e ka parë të arsyeshme, është zgjedhja e tij. Me të, pa të skuadra jonë në Vlorë do realizojë objektivin bazë dhe do shkojë shumë afër objektivit maksimal që është plotësisht i mundur sipas meje, s’ka asnjë problem”, deklaroi Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama nuk harron Erion Braçen/ I pari në listën e Fierit

Publikuar

-

Nga

Rama nuk harron Erion Braçen/ I pari në listën e Fierit

Listën e Partisë Socialiste në Fier do ta kryesojë zv.kryeministri Erion Braçe.

Kështu u shpreh kryeministri Rama gjatë prezantimit në selinë e PS.

Rama tha se kjo do të jetë një skuadër që ka edhe palcën e PS, por edhe frymëmarrje me figura të reja.

“Zgjeron kufijtë e PS. Është një skuadër që ka të gjithë palcën e PS por edhe një frymëmarrje shumë më të madhe që shkon përtej organizmit. Duke e bërë PS pasqyrë të shoqërisë, të gjitha kategorive”, shpreh Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE