LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjunkshi, pazare në PD e Dibrës ?/ Largohet sekretari i degës

8 Korrik 2018, 21:51, Aktualitet CNA
Gjunkshi, pazare në PD e Dibrës ?/ Largohet sekretari i degës

Shtohen dita-ditës pakënaqësit në radhët e Partisë Demokratike dhe së fundmi në degën Dibër.

Sekretari i Partisë Demokratike në Dibër është hequr padrejtësisht nga puna, edhe pse kontributi i tij në këtë parti reflektohej që prej vitit 1991.

Sikurse njoftohet sekretari është hequr nga puna pasi u zëvendësua nga vëllai i një punonjësi të Bashkisë.

?PD Dega Dibër, me metoda të PPSH ka larguar sekretarin e degës Z.Sh. Qoka një person me kontribute në PD prej viti 91.

Shkaku i zëvndëusa me L.Haken është sepse vëllai i tij është punësuar në Bashki.

Deputeti po vepron dy standarte përjashton legjendën e PD nga detyra dhe nuk shikon veten e tij ku bashkëshortja e tij punon në Bashkinë e Erjon Velis?,-shkruhet në njoftim.

Më tej thuhet se zëvendësuesi i ?legjendës së PD?, në fushatat zgjedhore ka kontribuar në dëm të Partisë Demokratike, ndërsa më herët ka qenë pjesë e të rinjve socialistë.

?Zvendesuesi L.Haka në të gjitha fushatat  elektorale që janë zhvilluar ka shpërndarë miell dhe ka bërë fushatë kundër kandidatëve të PD, ka qenë kryetar i FRESH në kohën e Bexhet Agës?.

Dega i bën thirrje deputetit Xhemal Gjunkshi që të reflektojë lidhur me këtë situatë.

?Deputeti Gjukshi të reflektoj se sturukturat dhe anëtare e PD nuk janë ushtarë dhe kapterrat e 3900 dhe shofera të Sekretarit të Parë .

Komunistat janë si bleta mashkull, të cilat jo vetëm nuk jep mjalt por shkatërrojnë kosheren e tyre?,- përfundon njoftimi, në rrjetet. /CNA.al

Lajmet e fundit nga