Connect with Us

Gazetari ia “plas” në sy Xhafajt/ “Hetues diktature, pika që s’të bie”

Aktualitet

Gazetari ia “plas” në sy Xhafajt/ “Hetues diktature, pika që s’të bie”

Publikuar

-

Ngjarjet e fundit që kanë tronditur opinionin publik, por në veçanti vrasja e shoferit të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Shkëlzen Qordja është komentuar nga gazetari Basir Çollaku.

Në një postim në rrjetet sociale, Çollaku nuk i ka kursyer akuzat ndaj ministrit të Brendshëm duke e quajtur atë “hetues diktature”, i cili për disa ditë fshehu vrasjen e shoferit të tij.

“Xhafa si sigurimsi i fundit minister i brendshem…i pambeshtetur nga amerikanet..

Mund ta merrni me shaka por eshte shaka e rende. Po te qellonte dikush me arme mes dhjetera njerezve ne nje qytet evropian Ministria jone e Brendshme do kishte vrapuar te denonte aktin terrorist. Madje si servile qorre ne delir apo per etike komunikimi do te kishte ofruar.mbeshtetje. Pika qe ste bie shoku Fatmir..Ndersa Ministria e Brendshme i pergjigjet terrorit te perjetuar me leter anonime te quajtur njoftim. Aferim shoku Fatmir. Shumica shohin kostumet dhe bojatisjen tende televizive dhe jo djallezine tende te skuthezuar kriminalisht. Vetem 10 dite pasi fshehe genocidisht vrasjen vete te shoferit tend, 31 vjeçarit fatkeq te gjendur prane teje ne pune. Si hetues diktature je mjeshter ne armen e sigurimit ku shkelqen harmonia me krimin”,- shkruan Çollaku.

Më tej Çollaku shprehet se Xhafaj është lidhur me krimin që prej 20 vitesh kur vëllai i tij u bë pjesë e një organizate kriminale.

“E nise prej 20 vitesh me tet vella antar i nje organizate kriminale te trafikut te heroines, e stermbrojte duke shkermoqur ligjet. E le te hazdisur ne lojerat e fatit dhe mekatin e vjeter. Te turrej Rana apo i turreshe kjo ende nuk ka nje trajtet te mbyllur sepse keni Gramozin ne mes dhe pokeri ka gure ende pa harxhuar. Ne gjashte muaj te “shkelqimit” tend minister ne 2018, kalove eksportin e hashashit te vitit 2016 dhe ke kohe mjaftueshem te barazosh vitin e zi te mbingarkuar rekordin e 2017. Sepse ne gjysmat e qarqevr parcelat jane plot, por vartesit e tu te instruktuar nuk bejne procesverbale. Monitoruesit kane ngelur syshqyer se shefi do vetem tek tuk ndonje rrenje te numerohet. Pa kur te numerojne italianet, greket, gjermanet, tonaletat e hashashit dhe kuintalet e heroines e kokaines, na del e perrallis per forcen e ligjit. Por hektaret jane rritur. Italianet saktesojne se prodhimi eshte i vitit 2018. Sigurisht ke vene nen hyqem prokurorine e jo pak drejtesine me sigurimsa shoke te tu te vjeter dhe ketu fjolla nuk te shkeputet. Kur amerikanet me porosi nga Uashingtoni te perzune nga paneli i folesve ne Mengjesin e Lutjeve u pulose diku dhe sajove nje pjekje te sforcuar me Donald Lu, i cili paradite sillte porosine e largimit tend nga folesit, sipas porosise nga Uashingtoni, sepse prezent ishte zevendesndihmes sekretari i shtetit, nderaa pasdite ferkonte kurrizin ne evente, se helbetet qokat kane ende karburant brenda. Por alibia sigurimsave te tu, e fryre me dashuri nga kolege te mi, se ti je proamerikan dhe mbeshtetur prej tyre, eshte nje tollumbace e shpuar sa hidhi sa te duash ajer nuk behet as sa nje koqe dashi me”.

LEXO EDHE:  Xhafaj justifikon vëllain dhe veten/ Reagon deputeti demokrat

Në përfundim Çollaku shkruan “Por ke shtrire pushtet ne Ministrine e Drejtesise me shume se shefi yt Rama, fundja ti je me vlonjat se ai, e mbase te kane ndihmuar emocionet patriotike, duke qene njeheresh dhe gjysemminister drejtesie. Sajmir Tahiri ishte arrogant dhe deri diku budalla ne dalldine e perdorjes se shtetit qe i dha pushtetit. Ndersa Xhafa eshte me larg. E privatizon. Ne Bashkine e Tiranes ka zgjatimet e ndikimit te tij te pamate. Ke kapluar dominim ne Prokurori jo thjesht nga opgj-te vartesit direkt, por edhe nga shoqnia e vjeter e sigurimit e gjendur me dendesi te madhe ne stafin e Markut dhe dendesi te shtuar ne SHISH. Po ta kishe prrforur per pune te hajrit tere kete makuteri hajde se kaperdihen kujtimet e keqia. Por ata te kane mundur e vene perpara. Ndaj rendi eshte me i keq dhe diktatura ka hedhur instalimet. Sepse nese je çmendur qe ne vitet 80 pak gjasa ka sherimi pas 35 vitesh…Hallka do te zgjidhet kur pazari i bandave te humbase ekuilibrin. Atehere makina llogaritese e larjes se hesapeve do te jete arma. E hesapet kane garant kete soj pushteti qe nuk do te mbetet menjane cenimit”. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Situata pandemike në Kosovë/ Ja persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka publikuar të dhënat e fundit të ecurisë së Covid-19.

Sipas njoftimit zyrtar thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 160 qytetarë të infektuar. Ndërkohë 5 qytetarë kanë humbur jetën nga Covid-19.



Lajmi i mirë është se janë shëruar 1.039 qytetarë, ndërsa ky numër që prej fillimit të pandemisë ka arritur në 149.820.

LEXO EDHE:  Ministrja kushtëzon Deutsche Welle/ Gjonaj se “lëshon” Xhafajn

LEXO EDHE:  Xhafaj justifikon vëllain dhe veten/ Reagon deputeti demokrat

Sa i përket numrit të rasteve aktive ai është 6.751./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Jep dorëheqjen nënkryetari i bashkisë së Vlorës, Afrim Qëndro

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Nënkryetari i bashkisë së Vlorës, Afrim Qëndro, ka dhënë ditën e sotme zyrtarisht dorëheqjen nga posti i tij.

Mësohet se Qëndro është shpreur se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme.



“Unë në fakt nuk dorëzoj vetëm detyrën si nënkryetar bashkie, kam ardhur politikisht  me vendim të partisë socialiste që në 2016 si koordinator elektoral i PS për qarkun e Vlorës. E kam kryer këtë detyrë për disa zgjedhje. Unë mendoj se e kam përmbyllur më së miri. Kemi marrë rezultate zgjedhore shumë të mira”, ka deklaruar Qëndro.

LEXO EDHE:  “Kur nuk ka vrasje është bërë një marrëveshje”/ Artan Hoxha tregon si veprojnë bandat në Shqipëri

LEXO EDHE:  Artan Hoxha nxjerr videon pas krimit në Vlorë/Bisha e frikshme del sërish, i dëgjuam krismat!

Ndërkohë nuk dihen saktësisht shkaqet që e kanë shtyrë nënkryetarin Afrim Qëndro të marrë një vendim të tillë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha nuk e nxori me shkelma nga zyra/ Çlirim Gjata ia thotë troç Bashës: Kryetar pa parti

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar Sali Berishën, kundër statutit të Partisë Demnokratike.

Nga ana tjetër Berisha, ka zgjedhur që t’i kundërpërgjigjet, duke respektuar statutin dhe të gjitha rregullat e PD-së.

Çlirim Gjata ka tha se nëse nuk shkohet në votim, në fund fare mund të mbesin fare pa PD.



Berisha nuk dërgoi 5 mijë mbështetës dhe të nxjerrë Bashën nga zyra. Ai ndoqi një rrugë tjetër, atë të komunikimit me bazën e partisë dhe tha të shkojmë të forumet. Nuk ka kërkuar direkt shkarkimin e Bashës.  Berisha ka kërkuar votimin e vendimit nëse do të rrijë apo jo në Grupin Parlamentar dhe nëse fitoj unë Basha s’ka më vend në PD”, është shprehur Gjata në ABC Neës.

Sipas Basha mund të rrijë në PD për ta sjellë në pushtet amerikanët, por s’ do të ketë më PD,

“Nuk jemi në gjykatë për të përcaktuar kryetarin me gërma dhe pika. Lulzim Basha mund të rrijë në krye të PD dhe Berisha të mos mund të bëjë asgjë. Bashës mund t’i thonë amerikanë do të të sjellim në pushtet, por ai s’ka me çfarë të vijë në pushtet se s’do të ketë mbetur më PD”, ka thënë më tej Gjata./CNA.al

LEXO TE PLOTE