Connect with Us

E rëndë/ I mituri mbytet në pishinën e rezidencës

Aktualitet

E rëndë/ I mituri mbytet në pishinën e rezidencës

Publikuar

-

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Antalya të Turqisë, ku një fëmijë 3-vjeçar është mbytur në pishinën e rezidencës ku banonte.

Mediet vendase bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës, ndërsa i mituri Mehmet Can Karaca ishte duke luajtur me vëllain e tij 8-vjeçar.

Mësohet se për pak momente fëmija ka hequr nga krahët ndihmëset plastike.

I mituri është dërguar në Spitalin Shtetëror të Antalyas, pavarësisht ndërhyrjeve të vazhdueshme të mjekëve, humbi jetën mëngjesin e së dielës.

LEXO EDHE:  BOOM-Dokumenti i dytë/ Ylli Ndroqi është trafikanti Xhemail Pasmaçiu

Trupi i 3-vjeçarit do t’i nënshtrohet autopsisë teksa autoritetet po hetojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Tv Klan raporton se familjarët akuzojnë kompaninë ndërtuese dhe menaxhuese të kompleksit lidhur me lehtësinë me të cilën fëmijët mund të kalojnë nga pjesa për fëmijë tek pjesa për të rritur e pishinës

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Emocion dhe përgjegjësi për çdo prind/ Manastirliu publikon foton me vajzat e saj

Publikuar

-

Nga

Duke qenë se ditën e sotme nis procesi i ri mësimor, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka zgjedhur të nis ditën duke publikuar një foto me vajzat e saj.

Gjithashtu ministrja përfiton nga rasti për të dhënë një mesazh për prindërit dhe fton të gjithë të japin kontributin e tyre duke respektuar masat anti-Covid.



‘Emocion dhe përgjegjësi për çdo prind, për të bërë gjithçka ka në dorë, që ky rifillim i shumëpritur të mos cënojë shëndetin dhe mirëqënien e fëmijëve tanë, të familjeve dhe të gjithë komunitetit!‘- shkruan Manastirliu në një postim në facebook./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Fillimi i vitit të ri shkollor/ Mesazhi i fortë i Metës: Shqipëria të mos jetë më vendi i shpresave të thyera

Publikuar

-

Nga

Fillimi i vitit të ri shkollor/ Mesazhi i fortë i Metës: Shqipëria të mos jetë më vendi i shpresave të thyera

Presidenti Ilir Meta ka uruar të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se investimi më i madh për shoqërinë është arsimimi i duhur i rinisë.

Më tej, kreu i shtetit thekson se sot është dita për të theksuar me forcë që çdo fëmijë që për shkak të varfërisë e ka të pamundur të shkojë shkollë, duhet integruar në sistemin arsimor, përmes politikave konkrete, të drejta e sociale që i shpallin luftë mjerimit dhe papunësisë.

“Të dashur nxënës dhe prindër,
Të nderuar mësues dhe drejtues të institucioneve arsimore,

Sot shoqëria shqiptare nis një rrugëtim tjetër të ri drejt dijes dhe ndërtimit të një të ardhmeje të ndritur, që mund të jetë e tillë vetëm nëse garantohet edukimi cilësor i brezit të ri.
Investimi më i madh për shoqërinë është arsimimi i duhur i rinisë. Në këtë mënyrë garantohet zhvillimi i qëndrueshëm dhe afatgjatë progresiv, por edhe integrimi i sigurtë në familjen europiane.

Është dita për të theksuar me forcë që çdo fëmijë që për shkak të varfërisë e ka të pamundur të shkojë shkollë, duhet integruar në sistemin arsimor, përmes politikave konkrete, të drejta e sociale që i shpallin luftë mjerimit dhe papunësisë.
Por nuk mund të mos përsëris thirrjen drejtuar drejtuar prindërve dhe fëmijëve, të cilët me apo pa arsye kanë braktisur shkollën, t’i rikthehen asaj sa më parë.”-shkruan Meta.



Gjithashtu ai reagon edhe në lidhje me largimin masiv të rinisë, jashtë vendit, ndërsa shkruan se “Jam shumë i shqetësuar që pjesa dërrmuese e të rinjve tanë, veçanërisht studentët, ende dëshirojnë të largohen nga vendi. Ne duhet ta dekurajojmë si shoqëri largimin e trurit dhe të forcave të reja më krijuese të shoqërisë, duke u ofruar të rinjve tanë më shumë shpresë e alternativa edukimi dhe pune.
Fenomeni thellësisht shqetësues i shpopullimit, është një emergjencë kombëtare, që ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në sektorin e arsimit, me ulje të numrit të nxënësve në shkolla dhe plakje të popullsisë.
Është koha jo vetëm të mendojmë seriozisht, por edhe të reagojmë fuqimisht për të mbrojtur të ardhmen tonë nga ky erozion i tmerrshëm social, vlerash dhe besimi. Jam i bindur se rinia do të na udhëheqë në këtë proces, ashtu si 30 vite më parë!”

LEXO EDHE:  Turqia sulmon CIA-n dhe FBI-në/ Trajnuan ushtarët puçistë të Gylenit

LEXO EDHE:  Destinacionet më të mira të plazhit në Turqi

Po ashtu Meta apelon që të gjithë të kontribuojnë që Shqipëria të mos jetë më vendi i shpresave të thyera.

“Këtyre sfidave të arsimit shqiptar, këtë Viti i Ri Shkollor, u shtohen edhe vështirësitë e mëdha të krijuara në përballjen me pandeminë COVID-19.
Në kushtet e reja është tepër e domosdoshme të respektohen me rigorozitet protokollet shëndetësore në të gjitha institucionet arsimore, me objektiv kryesor mbrojtjen e shëndetit dhe jetës të çdo nxënësi dhe mësuesi.
Shpresoj që qeveria dhe Ministria e Arsimit, përtej propagandës, të kenë marrë të gjitha masat për të garantuar një proces normal mësimor, pa pasoja në përkeqësimin e mëtejshëm të situatës vërtet shqetësuese.

Një urim tepër të veçantë për shumë suksese dhe një vit të mbarë shkollor kam për të gjithë vogëlushët që do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës!
Mirënjohjen për të gjithë mësuesit, që me përkushtim e sakrifica arsimojnë brezat e rinj!

Koha për të kontribuar të gjithë që Shqipëria të mos jetë më vendi i shpresave të thyera!”-përfundon mesazhin e tij Ilir Meta.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Starton procesi mësimor/ Me maska, turne e protokoll sigurie kundër COVID-19

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme starton procesi i ri mësimor, nga ku rreth 480 mijë nxënës do ulën në bankat e shkollës.

Për shkak të situatës së krijuar nga covid-19, këtë vit shkollat do të ndjekin  një protokoll të veçantë sigurie.

Ky vit shkollor do të zhvillohet për disa shkolla me 2, 3 apo dhe 4 turne, në mënyrë të tillë që fluksi i nxënësve të jetë më i vogël në klasa.

Rreth 30 mijë mësues do të angazhohen për vitin e ri shkollor, ndërkohë që mësimi nuk do të nisë në të gjitha shkollat, pasi disa prej tyre janë në fazë rikonstruktimi për shkak të dëmtimeve nga tërmeti.

Ja rregullat që duhet të ndjekin nxënësit

Të gjithë  do të duhet të jenë pajisur me maska  dhe do të duhet të ruajnë  një distancë prej 2 metra. Më pas nxënësit do të duhet të ndjekin vijëzimet në ambientet e  oborrit të shkollës për t’u drejtuar në ambientet e brendshme.

Më pas para se të futen në klasë ata do të duhet të  ndalojnë në një kënd të posaçëm ku do i presë infermieri për të bërë matjen e tyre të temperaturës dhe dezinfektimin paraprak.



Pas këtij procesi ata do të bëjnë dhe dezinfektimin e kepucëve në vendin përkatës i cili do të jetë i vendosur para derës të shkollës.

LEXO EDHE:  Destinacionet më të mira të plazhit në Turqi

LEXO EDHE:  Rama, Fino dhe Ahmetaj në aeroportin ku ndodhi shpërthimi në Turqi

Në momentin që do të futen në klasë nxënësit do të jenë të vendosur në radhë duke ruajtur distancën por do të kenë të njëjtën bankë që nga dita e parë deri në ditën e fundit të shkollës.

Nëse nxënësit i duhet të lëvizë jashtë klasës për nevojat e tij personale dikush do jetë duke e pritur jashtë klasës për ta shoqeruar.

Atyre nuk do u lejohet të qëndrojnë apo lëvizin në korridore, përveç momentit kur hyjnë në klasë dhe kur dalin pasi përfundon mësimi.

Të gjithë nxënësit do të duhet të kenë me vete një formular ku do të jetë e deklaruar gjendja e tyre shëndetësore dhe e familjarëve e cila do të plotësohet nga prindërit.

E njëjta gjë do të jetë e vlefshme edhe për mësuesit. Ata do të duhet të jenë të pajisur me maska gjatë gjithë procesit mësimor.

LEXO TE PLOTE