LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çdo ditë 20-50 raste/ Temperaturat e larta shtojnë problemet e shëndetit mendor në Shqipëri

8 Korrik 2018, 15:38, Aktualitet CNA
Çdo ditë 20-50 raste/ Temperaturat e larta shtojnë problemet e

Temperaturat e larta sjellin çrregullim të neutransmetuesve, duke sjellë rëndim të gjendjes fizike dhe psikologjike, për pasojë kjo është periudha kur problemet e shëndetit mendor rëndohen.

Sipas ekspertëve, gjatë verës shtohet numri i personave që kërkojnë ndihmën e mjekut psikiatër. Psikologia Adela Lamçe thotë se në spitalin psikiatrik ?Sadik Dinçi? në Elbasan paraqiten çdo ditë 20-50 raste të referuara nga qendrat komunitare.shendeti-mendor

Kujdes të veçantë, sidomos në këtë periudhë të vitit, duhet të bëjnë personat që shfaqin shenja të stresit, ankthit e depresionit.

Shqipëria nuk ka studime të mirëfillta për numrin e pacientëve të prekur nga këto sëmundje, por referuar të dhënave në sistemin shëndetësor parësor në një vit kryhen mesatarisht 15.000 vizita, persona që kërkojnë ndihmën e mjekëve psikatër për shkak të çrregullimeve dhe problemeve të shëndeti mendor. /Top Channel

Lajmet e fundit nga