LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha në panik nga hetimet/ “Arratiset” nga Krimet e Rënda

8 Korrik 2018, 15:55, Aktualitet CNA
Basha në panik nga hetimet/ “Arratiset” nga Krimet e Rënda

Kreu i PD-së Lulzim Basha sërish e ka lënë Shqipërinë.

Këtë të dielë raportohet se Basha  ka fluturuar drejt Shteteve të Bashkuara, ku  flitet se do të zhvillojë një seri takimesh zyrtare.

Selia blu, nuk ka dhënë informacion për axhendën e takimeve të Bashës, por sipas mediave, ai do të qëndroi në Uashington, deri në datën 12 korrik.

Gjithsesi ajo që dihet është, se rruga e Bashës për në Amerikë kalon nga një ndalesë në Holandë,  ku pritet të ajrosë shtëpinë e  të vaditë lulet.

Patrioti ?part-time?, Lulzim Basha, të cilit i ?digjet? shpirti për Shqipërinë, është larguar  bashkë me trupin e tij, me të cilin pati deklaruar se do të mbrojë Teatrin që mos ta shembë kryeministri Edi Rama.

Kjo vizitë e kryetarit të Partisë Demokratike, në SHBA, vjen në një moment të rëndësishëm politik në Shqipëri, kur opozita ka paralajmëruar një aksion të fortë kundër qeverisë.

Për me tepër në opsionet që lakohen nga Opozita  nuk janë vetëm protesta, por dhe mundësia e bojkotit të institucioneve, deri tek djegia e mandateve.

Gjithashtu, Basha ka zgjedhur të fluturojë,  në një kohë që pritej të përballej me kreun e Grupit Parlamentar të PS ?së, Taulant Balla në Gjykatën për Krime të Rënda.

Të martën  me datë 10.07.2017,  kreu i PD ?së Lulzim Basha duhet të paraqitet pranë Gjykatës për Krime të Rënda, pas padisë për veprën penale të shpifjes.

Por, Basha ashtu siç ia hodhi herën e parë, në përballjen me drejtësinë, të njëjtën gjë kërkon të bëjë edhe tani.

Ndryshimi i vetëm është se atëherë Basha, përdori raporte mjekësore, ndërsa tani largimin nga Shqipëria.

Përballja në Gjykatë, mes dy politikanëve vjen pas deklaratave që u bënë në Kuvend në lidhje me Toytën Yaris dhe  5 miliardë lekët e sekuestruara, disa ditë më parë në Portin e Durrësit.

Me datë 27.06.2018, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka depozituar dy padi, kundrejt kryetarit të PD ?së, Lulzim Basha.

Njërën padi për veprën penale të shpifjes e ka depozituar tek Krimet e Rënda dhe një kallëzim penal për ?nxjerrjen e sekretit hetimor? e ka depozituar tek Prokuroria e Tiranës./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga