LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident i rëndë/ 5 të vdekur, mes tyre 3 fëmijë

8 Korrik 2018, 13:27, Aktualitet CNA
Aksident i rëndë/ 5 të vdekur, mes tyre 3 fëmijë

Pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në magjistralen Suharekë ? Duhël, në Biraq të Suharekës.

Lajmin e ka bërë të ditur për Koha.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha. Ai ka thënë se në aksident kanë vdekur dy të rritur dhe tre fëmijë.

Vdekjet janë konfirmuar nga emergjenca. Në aksident janë përfshirë një automjet BMW dhe një autobus.

Zona e Biraqit është në dalje të Suharekës në drejtim të Prishtinës. Kjo rrugë është përcjellë edhe më parë me aksidente pasi rruga ka kthesa të shumta./Koha.net

Lajmet e fundit nga