LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video/ Denoncohen grabitësit e pronave

7 Korrik 2018, 16:00, Aktualitet CNA
Video/ Denoncohen grabitësit e pronave

Kryetarja e LSI , Monika Kryemadhi ka denoncuar  Kryeministrin se po grabit dhe po tjetërson pronat e shqiptarëve, jo vetëm në qytet por edhe në rrethina.

Ajo ka shtuar gjithashtu se grabitësit kanë në krah dhe policinë. Këto komente vijnë pas pamjeve të publikuara në profilin e saj në rrjetet sociale.
Sipas Kryemadhit, kjo grabitje duhet ndalur në mënyrë flagrante.

Postimi i plotë

Video më poshtë tregon qartë se si kryeministri po përgatit grabitjen dhe tjetërsimin e pronës së shqiptarëve, jo vetëm në qendër të Tiranës, por edhe në rrethinat e saj.

Makutëria e tij nuk njeh më asnjë kufi ligjor dhe moral!

Në mënyrë arbitrare policia është në krah të grabitësve të pronës së familjeve shqiptare, që e kanë blerë atë në përputhje me ligjet në fuqi.

Ende pa hyrë në fuqi ligji, sejmenët e Edi Ramës po i turren pronave dhe shtëpive të shqiptarëve duke vjedhur ç?të mundin. Ngjarja flagrante e shënuar sot në Kashar është vetëm fillimi i një procesi që Edi Rama e ka projektuar dhe ka nisur t?a zbatojë që nga Teatri Kombëtar e më tutje.

Kjo monstër politike që nuk njeh më asnjë kufi në vjedhje dhe grabitje duhet ndalur në mënyrë urgjente!

Papërgjegjshmëria dhe perversiteti i tij, jo vetëm politik, prej kohësh po shkatërron, jo vetëm çdo normë, ligj e moral, por tashmë po gllabëron edhe pronat e ligjshme të shqiptarëve.

Ky është momenti kur shqiptarët duhet të ngrihen dhe ndalojnë dorën e këtij satrapi, të cilin nuk e ndal dot as drejtësia e komanduar nga ai vetë. /CNA.al

 

Lajmet e fundit nga