LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Toyota, Mitsubishi, apartamente, dyqane/ Befason me pasuri gjyqtarja e Gjykatës Administrative

7 Korrik 2018, 09:01, Aktualitet CNA

Gjyqtarët  vijojnë të  befasojnë me deklaratat e pasurive. Me gjyqtarë kaq të pasur, drejtësia duhej të ishte në nivel, por fatkeqësisht ndodh e kundërta.

Por, duket se shprehja ?oreksi vjen duke ngrënë?, ka vlejtur kryesisht për gjyqtarët. Disa prej tyre nuk dinë të ndalen kur vjen puna tek pasuria.

Sot, CNA.al, do të sjellë deklarimin e pasurisë së gjyqtares së Gjykatës Administrative Afërdita Maho.

Maho ndër të tjera ka deklaruar një apartament me sipërfaqe 52.2 m2, 40 000 euro, të ardhura që merr nga qiraja e një apartamenti të ndodhur në Tiranë, i kthyer në dyqan, në shumën 4800 në vit.
Gjithashtu ajo ka  deklaruar të ardhura që merr nga qiraja e një tjetër apartamenti në shumën 360 000 lekë në vit, të ardhura nga depozitimi në Fondin e Investimeve në shumën  722 000 lekë.

Këto janë të ardhura që janë nën emrin e saj dhe nëse vëzhgojmë pasurinë e deklaruar nga bashkëshorti, pasuria është marramendëse.

Paga e bashkëshortit Besnik Maho shkon  27 770 dollarë. Gjithashtu ai ka deklaruar të ardhura nga shitja e një makinë tip Audi, vlera 700 000 lekë, interesanë shumën, 521 000 Lekë, një makinë tip Toyota 1500 dollarë dhe Mitsubishi 1000 dollarë. Ka shtuar depozitën pranë Fondit të Investimit me 700 000 lekë,  ka hapur një depozitë 15 000 dollarë dhe ka bërë pgesën prej 4 896 dollarësh për studimet e kryera në USA.

Viti 2015

Të ardhura nga depozitimi në Fondin e Investimeve në Raiffeisen Bank. Ku vlera totale depozitë plus interesa të fituara gjatë 2015 është 722 000 lekë.

Qiraja e një apartamenti i ndodhur në Tiranë, i kthyer në dyqan 400 Euro në muaj, dhe 4800 në vit, vlerë e derdhur në llogari bankare nga qiramarrësi EUROSIG sh.a.
Qiraja e një apartamenti i ndodhur në Tiranë 30 000 lekë muaji, 360 000 lekë viti, regjim pasuror martesor.

Paga e bashkëshortit zoti Besnik Maho në vlerën 22 922 dollarë neto, nga puna në La Touranine LLC Në total fituar nga kjo kompani biznesi për vitin 2015 është 27 770 dollarë
Të ardhura të bashkëshortit nga shitja e një makinë tip Audi, vlera 700 000 lekë.
Interesa të bashkëshortit, të vitit 2015 nga Fondit të Investimit pranë Raiffeisen Bank vlera 521 000 Lekë.

Bashkëshorti deklaron që ka paguar shumën prej 30 000 lekë në muaj, për një kredi të marrë në Raiffeisen Bank, dhe në total gjatë vitit detyrimi është pakësuar me 360 000 lekë.
Bashkëshorti deklaron shpenzime për marrjen me qira të një apartamenti në USA ku edhe jeton aktualisht me qira mujore prej 1 081 dollarë.
Bashkëshorti zoti Besnik Maho deklaron blerjen e një makine tip Toyota prodhim i vitit 2002 në shumën 1500 dollarë, dhe të një makine Mitsubishi prodhim i vitit 1996 në shumën 1000 dollarë.
Bashkëshorti deklaron se është shtuar depozita pranë Fondit të Investimit me 700 000 lekë

Pagesa prej 3015 dollarësh e bërë për studimet e kryera gjatë vitit 2015 në Collage of Dupage, Illinois, USA.
Pagesa prej 2200 euro e kryer për udhëtimin me avion drejt ShBA.

Deklarata e pasurisë së gjyqtares Afërdita Maho (2016)

Me 4 nëntor të vitit 2016 është lidhur kontrata e shitlerjes mes shoqërisë shpk si shitës dhe unë e bashkëshorti im si blerës.

Kjo kontratë është lidhur për apartmentin për të cilin kemi lidhur kontratën e sipërmarrjes në vitin 2007.

Apartamenti ka  sipërfaqen  52.20 metër katror dhe ndodhet në Tiranë

40 mijë euro ka qenë shuma e dorëzuar që në momentin e lidhjes së kontratës së sipërmarrjes në vitin 2007.

Qiraja e një apartamenti të ndodhur në Tiranë, kthyer në dyqan. Qiraja derdhet nga qiramarrësi EUROSIG sh.a në vlerën 400 euro ne muaj, gjithsej 4800 euro në vit.

Qiraja e apartamentit të banimit e ndodhur në rrugën 30.000 lekë në muaj,  gjithsej 360.000 lekë në vit.

Përfitimi nga DRSSH Tiranë për shkak të lindjes së fëmijës 387.569 lekë. Interesat e shumës prej 700.000 lekë të depozituara tek Fondi Investimeve në nëntor të vitit 2016 shuma e depozituar sëbashku me interesat ka arritur në vlerën 823.268 leke+interesat, deri në fund të dhjetorit të vitit 2016. Pagesa e bërë për studimet e kryera gjatë vitit 2016 në College of Dupage, Illinois,USA. $ 4.896.

Deklarata e pasurisë së bashkëshortit Besnik Maho

Fituar 25.957 dollarë për gjithë vitin 2016 nga puna në La Touraine LLC 25.957, në shumën 25.957 dollarë.

Fituar 1.948 dollarë për gjithë vitin 2016 nga puna ne United Parcel Service INC, Addison Chicago 1.948 dollarë.

Hapur një depozitë bankare në Chase Bank në shumën 15.000 dollarë

Fituar 2013 dollarë interes nga depozita bankare Chase Bank 201.3.

Kam dhënë me qira apartamentin e banimit të ndodhur në Tiranë në vlerën 360.000 lekë të reja

Kam mbyllur kredinë që kam marrë, afërsisht 3.100.000 lekë të reja në muajin mars 2016.

Paguar rreth 3.100.000  lekë të reja.

Tërhequr 2.400.000 leke te reja nga Fondi i Investimit për shkak të shlyerjes së kredisë.

Kam paguar qiranë e apartamentit ku banoj aktualisht në USA, në shumën 1 110 dollarë në muaj.

 

Shuma e ngelur në Fondin e Investimit së bashku me interesat është rreth 6.462.1051ekë të reja.

Hapur një llogari bankare në Chasc Bank në shumën 15.000 dollarë dhe shuma e interesave të fituara $ 201,3./CNA.al

Lajmet e fundit nga