LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sherri Arta Marku –Rovena Gashi/ Ish-kryeprokurori ndau dy shoqet e magjistraturës

7 Korrik 2018, 09:45, Aktualitet CNA

E zgjedhur mes tymit dhe flakadanëve, Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme Arta Marku me të marrë detyrën nisi shkarkimet dhe emërimet në organin e akuzës.

Pak ditë më parë, pavarësisht debateve dhe kundërshtimeve të OMN ?së, Marku u rikonfimua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Markut iu kërkua llogari për shkarkimin me kriter dhe pa kriter të prokurorëve, mirëpo ajo zgjodhi të injorojë KPK-në.

Kryeprokurorja e përkohshme e nisi punën me lëvizjen e stafit të-ish kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Një ndër rastet më të lakuara të vendimveve të Kryeprokurores së përkohshme ka qenë largimi nga detyra dhe pezullimi i prokurores Rovena Gashi dhe bashkëshortit të saj Dritan Gina.

Prokurorja Rovena Gashi, është cilësuar si krahu i djathtë i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Me 29. 12. 2017, Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku ka shkarkuar nga detyra prokuroren Rovena Gashi.

Kjo e fundit mbante postin e drejtores së njësisë së dekriminalizimit dhe zyrën e marrëdhënieve me Jashtë në Prokurori.

Marku duket se nuk u duronte dot as ish-shefin e saj Adriatik Llalla,  i cili u bë shkas që të ndaheshin me sherr dy shoqet e magjistraturës, shkruan CNA.al.

Kujtojmë se Arta Marku dhe Rovena Gashi, kanë kryer magjistraturën bashkë në vitin 2002. Në të njëjtin vit, Marku ka mbaruar edhe me Donika Prelën që e emëroi pak kohë më parë në krye të Krimeve të Rënda, me Anita Jellën që emëroi në krye të Prokurorisë së Durrësit e me një numër të madh prokurorësh të tjerë, të cilët nuk i ka shqetësuar me lëvizje.

E vetmja që është ndëshkuar nga Marku, është prokurorja Rovena Gashi, që duket se po i vuan këto pasoja nga ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla.

Në daljen e vetme mediatike, para pak kohësh, Marku, e ka ?sulmuar? ashpër ish-shefin e saj Llalla. Për larje hesapesh, ia kërkoi politika apo se gjeti një realitet negativ kur mori detyrën kjo nuk dihet.

?Kam opinion, por punën e tij e ka vlerësuar publiku. Është përfolur aq shumë sa nuk gjej vend të përsëris gjë?, është shprehur Marku në emision.

Aktualisht Adriatik Llalla është vënë nën hetim nga Prokuroria për Krime të Rënda, ndërkohë Rovena Gashi është pezulluar nga detyra./CNA.al

 

 

 

 

Lajmet e fundit nga