Connect with Us

Sekuestrimi i 1 ton marijuanë/ Zbardhen detajet e para

Aktualitet

Sekuestrimi i 1 ton marijuanë/ Zbardhen detajet e para

Publikuar

-

Një sasi prej 1 ton marijuanë është sekuestruar në Lecce të Italisë në brigjet e Salentos.

Mësohet se policia ka arrestuar skafistët që po transportonin drogën, dy shqiptarë nga Vlora 30 dhe 34- vjeç dhe një italian 65-vjeçar.

Bëhet e ditur se droga që u sekuestrua në Salento kapte vlerën e 10 milionë eurove.

Policia italiane ka bërë me dije se policia shqiptare kishte njoftuar autoritetet italiane për skafin e mbushur me marijuanë që do të mbërrinte në Itali.

LEXO EDHE:  “Virusi më ka goditur dhe gati më vrau”/ Rrëfimi i të riut të infektuar nga Covid-19

Pas këtij bashkëpunimi midis dy autoritetetve është bërë finalizimi i aksionit me sekuestimin e marijuanës. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama ndan pamjet nga gjimnazi “Sami Frashëri”/ Qytetarët i nxjerrin “bojën”, detaji që kapën në video

Publikuar

-

Nga

Këtë të shtunë kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta nisë ditën me pamje nga kantieri, ku po vijon puna për ndërtimin e gjimnazit “Sami Frashëri” në kryeqytet.

Teksa ka ndarë një video në rrjetet sociale, Rama thekson se puna po vazhdon pa u ndalur.

“Mirëmëngjes dhe me punën që nuk pushon për gjimnazin “Sami Frashëri”, ju uroj të gjithëve një pushim të bukur sot”, shkruan Rama.

Por, pas këtij postimi, qytetarët kanë shpërthyer në komente, duke vënë në dukje një detaj, që është mungesa e gjelbërimit në kryeqytet.

LEXO EDHE:  Corriere della Sera: Shqipëria, sera europiane e drogës

LEXO EDHE:  Pakot me pjesë armësh në Rinas/ Policia shqiptare dhe ajo angleze bëhen bashkë

Qytetarët theksojnë se betoni dhe kullat i kanë zënë frymën Tiranës.

Një qytetar, ndërsa komenton videon e Ramës, shkruan “Të merr malli për një peme, kur e shikon nga sipër…”

Më tej, një tjetër shkruan “Vetëm beton Tirana. Lanë nam, edhe liqenit ja kanë zënë frymën.”

Po ashtu një tjetër shkruan “Nuk shoh “natyrë” ku të rinjtë kalojnë pjesë të ditës apo ambjente sportive në natyrë?

Gjithashtu një tjetër qytetar shkruan “E mira do ishte, qe ne vend te atyre kullave të kishte parqe, gjelbërim, ajër.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Aksident në Durrës/ Përplasen dy mjete, ndërron jetë një person

Publikuar

-

Nga

Mëngjesin e sotëm në Durrës është regjistruar një aksident, ku shtetasi G.H duke drejtuar mjetin është përplasur me një tjetër mjet.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetësja E.H, e cila ishte pasagjere në mjet.

Njoftimi i Policisë

Më datë 24.07.2021, rreth orës 10:00, në Hamallaj, Durrës, shtetasi G. H., 67 vjeç, duke drejtuar mjetin është përplasur me një tjetër mjet me drejtues shtetasin B. D. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetësja E. H., e cila ishte pasagjere në mjet.

LEXO EDHE:  Bosi Camorra-s dënohet 30 vite burg

LEXO EDHE:  Moti i keq në Itali/ Rritet bilanci i viktimave, mbyllen shkollat

Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha i vërsul “servilët” Bardhit/ Zbulohet skenari

Publikuar

-

Nga

Basha i vërsul “servilët” Bardhit/ Zbulohet skenari

Ditët e fundit në media apo edhe në rrjetet sociale, është lakuar shumë emri i Sekretarit të Përgjithshëm të Republikës së re, Gazment Bardhi.

Fillimisht në rrjete sociale dhe në media u komentua fakti, që Gazment Bardhi tashmë shoqërohet me badigardë.

Se kush e kërcënon Gaz Bardhin apo nga çfarë ka frikë ky i fundit, këtë përgjigje mund ta japë vetëm ai.

Por, një tjetër detaj që bie në sy, është fakti se duket se disa personazhe mediatikë apo politikë, janë “vërsulur” në kritika, a thua se fajin për humbjen e zgjedhjeve e ka Gaz Bardhi.

Kujtojmë këtu fillimisht professor Mark Markun, i cili në Kuvendin e PD ishte mjaft kritik për gjendjen ku ndodhet PD sot, për mënyrën e drejtimit, por sigurisht pa lënë mënjëanë, edhe Gazin e Lulit.

Më tej nëpër rrjete sociale kishte dhe shumë komente, qëndrime. Njëri e sulmonte, e tjetri e mbronte. Duke ardhur deri edhe tek “lëpirjet” e djeshme të kreut të degës numër 4 të PD në Tiranë, i cili e quante Gazment Bardhin, si kundërshtarin gjigant të Edi Ramës.

Por, të quash Gaz Bardhin si fajtor për humbjen e PD-së, apo ta quash kundërshtarin gjigant të Edi Ramës, kjo është më shumë sesa qesharake.

Por, dardha e ka bishtin prapa dhe detajet tregojnë një tjetër anë.

LEXO EDHE:  U kap me gjysëm kg kokainë/ Arrestohet shqiptari në Itali

LEXO EDHE:  Moti i keq në Itali/ Rritet bilanci i viktimave, mbyllen shkollat

Me të ashtuquajturat “sulme” ndaj Gazment Bardhit, duket se përfitues ka dalë vetë kreu i Republikës së re, Lulzim Basha.

Përqëndrimi i vëmendjes tek Gazment Bardhi, e ka lënë të qetë Lulin, ndërsa ky i fundit vijon “betejat me mullinjtë e erës”, në ëndërrat në gjumin e tij të thellë.

Pra nga njëra anë gjasme sulmohet Gazment Bardhi, por ama Basha vijon i qetë pushimet. Gjë që në fakt të bën të dyshosh se është një skenar i pastër, që “Luli të flejë i qetë”.

Premtoi “beteja të mëdha” kundër regjimit Rama-Doshi, sikurse e cilëson ai, por në fakt të vetmen betejë që bëri është ajo për mbajtjen e karriges së kryetarit. Fillimisht me zgjedhjet e 13 qershorit, e më pas me ndryshimet në statut, duke “minuar” kështu karrigen e tij.

E tani që servilët ia “vërsul” Gaz Bardhit, ai mund vetë mund të vazhdojë të flejë i qetë./CNA.al

LEXO TE PLOTE