LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Ngrin" marrëveshja Shqipëri-Greqi/ "Meta heziton të firmosë paktin"

7 Korrik 2018, 13:46, Aktualitet CNA
"Ngrin" marrëveshja Shqipëri-Greqi/ "Meta heziton

Marrëdhëniet e acaruara mes qeverisë dhe opozitës rreth çështjes së emrit të Maqedonisë, kanë bërë që qeveria e Aleksis Cipras të shtyjë përpjekjet për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull me Shqipërinë.

Sipas mediave ne vendin fqinj, zyra e kryeministrit grek po pret për ratifikimin e marrëveshjes së emrit në Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe Greqi, përpara se të merret me çështjet shqiptare.

Por theksohet se negociatat mes Athinës dhe Tiranës do të vazhdojnë ? në veçanti, ato mes komisioneve që merren me përcaktimin e zonave ekskluzive ekonomike të të dy vendeve ndërsa përmendet edhe hezitimi i presidentit te Shqipërisë Meta për marrëveshjen e detit

?Përpjekja e dy vendeve është penguar në të kaluarën për shkak të mosmarrëveshjeve politike brenda Shqipërisë. Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka shfaqur hezitimin për të ratifikuar një marrëveshje të EEZ ndërsa Kryeministri Edi Rama është shumë më i gatshëm.?

Ndërkaq, e kontaktuar nga Vizion Plus, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka nënvizuar se procesi vijon dhe se palët janë në komunikim të vazhdueshëm për të gjitha çështjet e paketës me Greqinë.

Përveç heqjes së ligjit të luftës, Greqia gjithashtu dëshiron të sigurojë të drejtat e grekëve në Shqipëri nënvizon gazeta ndërsa thekson se qeveria e Cipras ka mohuar kategorikisht se çështja e mprehtë e çamëve  te jete pjesë e negociatave

Mediat greke shkruajnë se deri më tani të dyja palët kanë bërë përparim në të ashtuquajturat çështje me prioritet të ulët ku përmenden heqja e taksave konsullore për shqiptarët në Greqi, njohja e lejeve të drejtimit apo procesi e kërkimit të eshtrave të ushtarëve te rene gjate luftës italo-greke.

Lajmet e fundit nga