LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mandati i Lu dhe Vlahutin/ Ngjela tregon pse amabasadorët do të hyjnë në histori

7 Korrik 2018, 19:41, Aktualitet CNA
Mandati i Lu dhe Vlahutin/ Ngjela tregon pse amabasadorët do të

Ikjen e dy ambasadorëve atij të SHBA-ve Donald Lu dhe asaj të BE Romana Vlahutin e ka komentuar dhe avokati Spartak Ngjela.

Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela shkruan se Lu dhe Vlahutin janë dy figura që do të hyjnë në historinë e Shqipërisë dhe qytetarët shqiptarë do t?i nderojnë gjithmonë.

Ngjela thekson se ambasadorët do të hyjnë në histori pasi iu dhanë shqiptarëve bazën ligjore për të përmbysur në Shqipëri 100 vjet korrupsion.

Pjesë nga shkrimi:

?Donald Lu dhe Romana Vlahutin janë dy figurat e mëdha perëndimore që do hyjnë në historinë e Shqipërisë si dy njerëzit që iu dhanë shqiptarëve bazën ligjore për të përmbysur në Shqipëri 100 vjet korrupsion. Shqiptarët do t’i nderojnë gjithmonë.

Donald Lu, me aftësinë e tij diplomatike të spikatur dominoi Berishën në skemat e tij për destabilizimin e Shqipërisë, dhe e theu atë dy herë, duke e futur në Parlament për të votuar ligjet që në fakt janë ndërtuar për të shkatërruar korrupsionin Berisha.

Varfëria dhe mungesa e zhvillimit shqiptar është rrjedhojë direkte e korrupsionit dhe shitjes së interesit kombëtar, kurse Lu dhe Vlahutin janë autorët e shpëtimit që shqiptarët presin të ndodhë.

Donald Lu është ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kurse zonja Vlahutin është ambasadore e bashkimit Europian në Tiranë. Që të dy po largohen?,- shkruan Ngjela. /CNA.al

Lajmet e fundit nga