Connect with Us

LSI i “përvishet” Ramës/ Ja pse duhet mbrojtur Teatri Kombëtar

Aktualitet

LSI i “përvishet” Ramës/ Ja pse duhet mbrojtur Teatri Kombëtar

Publikuar

-

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Shezai Rrokaj në një postim në rrjetet sociale ka komentuar qëndrimin e qeverisë për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Sipas tij shembja e Teatrit është absurditeti më i madh që mund të bëjnë institucionet kundër trashgimisë së vendit.

Ndër të tjera Rrokaj shkruan se Rama “po i rri stoik absurditetit të një fiksimi 20-vjeçar”, ndërsa ka treguar pse vlen të ruhet ky Teatër.

Postimi i plotë:

Absurd-teatri si pjellë e absurditetit të një fiksimi?

Kryeministri e tha para disa ditësh se Teatri nuk është më pjesë e historisë. Po i rri stoik absurditetit të një fiksimi 20-vjeçar.

Po në Evropën ku kërkojmë të shkojmë modernizmi është në vazhdim dhe në harmoni me traditën, e cila ruhet si objekt kulti, si pasuri e gjeneratave, si kujtesë që bashkon brezat, duke krijuar arketipin identitar në kuptimin e Jungut. Pra, llogaritjet mjerane në llaç e tulla, që pragmatistët industrialë janë rrekur të japin për ta quajtur ‘ndërtesë pa vlerë’, nuk kanë vlerë, sepse ato janë bërë nën efeketet e pragmatizmit industrial, që ka rënë në amnezi historike. Mirëpo ky teatër është pjesë e qenies sonë, e gjuhës sonë të lëvruar në skenë, janë pjesë e rritjes sonë; ato janë pjesë e kujtesës sonë dhe kujtesa nuk ka çmim; ajo nuk mud të banalizohet me llaç e tulla, pasi pa të ne jemi një hiç sartrian.

LEXO EDHE:  Kapja e sistemit të Drejtësisë/ Meta nuk i ndal replikat me Ramën

Historia e kujtesës sonë është një tërësi ngjarjesh dhe monumentesh, si këto teatra, që në rrjedhë të kohës shërbejnë si pika referimi për të ardhmen dhe mbi të cilat ngrihet kujtesa kolektive e vetëdija në kuptimin e dasein-it heideggerian.

Po cili është në thelb problemi: teatri i kullave apo kullat tek teatri? Mund të merrja më shumë se një përgjigje, mbase edhe asnjë. Sidoqoftë, fakt është se amnesia e mazhorancës për vlerën e Teatrit dhe mosdëshira për rijetësimin e tij, në vend të prishjes, është mbërthyer fort prej thanatosit e grykësisë së pragmatizmit industrial, i cili priret të rrafshojë gjithçka, që ta kthejë në një fushë të bardhë, do të thoshte Lock-u, e për t’ia filluar sërish qytetërimit nga e para. Dhe kjo që po ndodh sot, mù para nesh, ka një emër: është një teatër absurd i absurditetit të qeverisjes. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Tentoi t’i futej me dhunë në banesë një vajze/ Arrestohet 34 vjeçari në Skrapar

Publikuar

-

Nga

Grabisnin qytetarët në urban në Tiranë/ Policia arreston dy persona

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Skrapar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O. S., 34 vjeç, banues në Skrapar, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 26 vjeçe, se ky shtetas e ka përndjekur, ngacmuar dhe ka tentuar të hyjë me dhunë në banesën e saj.

Gjithashtu, ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve të tij, në mënyrë të vazhdueshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Dhuna në familje”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

KPA merr vendimin/ Shkarkohet kreu i Prokurorisë së Kavajës, Artan Madani

Publikuar

-

Nga

Kolegji i Posaçëm i apelit ka vendosur ditën e sotme ka vendosur shkarkimin nga detyra për drejtuesin të prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, Artan Madani.

Trupi gjykues i kryesuar nga Albana Shtylla u shpreh se nga shqyrtimi në Kolegj u konkludua se prokurori Madani kishte mungesë burimesh të ligjshme për apartamentin, garazhin, krijimin e gjendjes cash dhe të një fondi investimi. Ajo vijoi se Madani kishte kryer deklarim të pasaktë në deklaratën veting pasi nuk kishte pasqyruar përdorimin e një automjeti tip “Ford”.

Madani i kundërshtoi gjatë gjithë seancave publike në KPA shkaqet e ngritura prej Komisionerit dhe në përfundim të konkluzioneve përfundimtare u shpreh se ishte i qetë, për shkak të sinqeritetit të tij.

LEXO EDHE:  Kapja e sistemit të Drejtësisë/ Meta nuk i ndal replikat me Ramën

LEXO EDHE:  Sot samiti i Ohrit/ Çfarë do të diskutojë Rama me Zaev dhe Vuçiç

Artan Madani u konfirmua në detyrë me shumicë votash nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 1 korrik 2019, por Komisioneri Publik Florian Ballhysa e ankimoi vendimin për kriterin e pasurisë dhe kërkoi shkarkimin e tij. Sipas Komisionerit, Madani nuk justifikonte burimet për blerjen e një apartamenti dhe një garazhi në vitin 2000 në qytetin e Durrësit, kursimet cash dhe një fond investimi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

I shpallur në kërkim për trafikimin e narkotikëve/ Policia arreston 26 vjeçarin dhe bashkëpunëtorin e tij

Publikuar

-

Nga

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy të rinj. Një 26 vjeçar me iniciale R.C i cili ka qenë i shpallur në kërkim për trafikimin e narkotikëve.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i shtetasit J. L. 26 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë.

LEXO EDHE:  Marrëveshja e 17 Majit/ Rama: Basha si fëmijë i kopshtit pa drekë

LEXO EDHE:  Zbardhen detaje të takimit/ Rama i tregon dhëmbët Metës

Shtetasit e lartpërmendur janë kapur nga shërbimet e Policisë, në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, duke qarkulluar me një automjet.

Gjatë kontrollit të kryer këtyre shtetasve Policia iu gjeti dhe sekuestroi dhe 3000 fara cannabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE