LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tahiri dhe Xhafaj nën këmbët e mafias?!/ “Policia udhëhiqet nga bosët e grupeve kriminale”

6 Korrik 2018, 10:26, Aktualitet CNA
Tahiri dhe Xhafaj nën këmbët e mafias?!/ “Policia

Ish-Presidenti Bujar Nishani edhe njëherë tjetër ka argumentuar çështjen e negociatave.

Sipas tij, kjo ka ndodhur për shkak të rritjes së krimit dhe shtrirjes në institucionet shtetërore.

Më tej Nishani indirekt ka ?sulmuar? kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku.

?Krimi i organizuar dhe Mafia kanë asgjësuar kryesisht institucionet e zbatimit të ligjit si mekanizmat dhe barrierat më kryesore të përplasjes me të.
Sot Prokuroria e Shtetit është nën anestezi totale nga paaftësia profesionale dhe partizanizmi politik?, ka shkruar Nishani.

Sipas të njëjtit, policia e shtetit është mbërthyer nga klanet dhe bosët e grupeve kriminale që dizenjuan qeverisjen me votat e blera.
?Lidhjet familjare dhe bashkëpunuese të ministrave të brendshëm me grupet dhe trafikantët e narkotikëve nuk i fshehin dot kryeministri dhe oborrtarët e tij. Ato janë damkosur me vendime gjykatash vendase e të huaja?, ka shkruar më tej Nishani.

Postimi i plotë:

Vendimi politik i vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për të mos i hapur Negociatat me Shqipërinë ishte një mesazh i qartë politik për qytetarët shqiptarë dhe opozitën politike në Shqipëri.
Mesazh më të qartë dhe të drejtpërdrejt shqiptarët dhe opozita as kanë patur më parë dhe as nuk do të kenë.
Eshtë në anën e tyre tani përgjegjësia.
Politkëbërsit evropian ju deklaruan shqiptarëve se ata ndërsa janë pjesë reale e identitetit dhe genit evropian, nuk do mund të bëhen dot pjesë e ambjentit real civilizues, prosperues dhe standardit perëndimor derisa fatet e vendit të tyre i kanë marrë në dorë një grup anarkistësh ku dominon modeli i antishtetit, antiligjit, aventurizmit, krimit dhe korrupsionit.
Ky model si një benefit për 10% të popullsisë dhe penalizim për 90% të tjerët.
Ata, 90% të penalizuarit kanë përgjegjësinë e gjetjes së rrugës së duhur.
Në këtë model penalizues për 90% të shqiptar?ve ka shumë indikatorë alarmues, por më shumë se sa varfëria ekonomike, infrastruktura ekolapsuar, institucionet e shkatërruara, shërbimet publike të asgjesuara, korrupsioni i zyrtarëve, Evropën dhe politikbërsit evropian i alarmon dhe preokupon më shumë krimi i organizuar dhe mafia që po konsolidohet me shpejtësi.

Ky, një shqetësim prioritar për ta në mënyrë logjike, sepse krimi kryesisht, nuk njeh kufij dhe i tejkalon ato shumë më lehtë e suksesshëm se sa çdo paradigmë tjetër e anarkisë shqiptare të pesë viteve të fundit.
Krimi i organizuar dhe Mafia kanë asgjesuar kryesisht institucionet e zbatimit të ligjit si mekanizmat dhe barrierat më kryesore të përplasjes me të.
Sot Prokuroria e Shtetit është nën anestezi totale nga paaftësia profesionale dhe partizanizmi politik, ndërsa policia e shtetit është mbërthyer nga klanet dhe bosët e grupeve kriminale që dizenjuan qeverisjen me votat e blera. 
Përpjekjet qesharake për t?ja fshehur këtë realitet të hidhur të shqiptarëve politikëbërësve evropianë padyshim që do dështonin dhe do vijojnë të dështojnë.
Miqësinë e pushtetarëve me krimin nuk e përgënjeshtron dot as kryeministri shqiptar dhe as oborrtarët e tij.
Atë e di mirë cdo qytetar i thjeshtë nga Vermoshi në Konispol.
Bashkëpunimin në grabitjet e votave gjatë zgjedhjeve midis qeveritarëve me trafikantët dhe vrasësit nuk e fsheh dot as kryeministri shqiptar dhe as oborrtarët e tij.
Atë e ka parë në dritën e diellit cdo qytetar, nga Dibra në Durrrës.
Vënien e shtetit në shërbim të vrasësve dhe trafikantëve, nuk e mohon dot as kryeministri dhe as oborrtarët e tij.
Atë e dallon cdo ditë ashiqare cdo shqiptar i thjeshtë, qoftë ai në mes të Tiranës apo anës brigjeve të Adriatikut dhe Jonit.
Lidhjet familjare dhe bashkëpunuese të ministrave të brendshëm me grupet dhe trafikantët e narkotikëve nuk i fshehin dot kryeministri dhe oborrtarët e tij.
Ato janë damkosur me vendime gjykatash vendase e të huaja.
Shqiptarët e dinë e mire se nuk janë tradhëtarët e policisë, oficerët dhe punonjësit e thjeshtë të trupës policore të cilët e duan, përpiqen dhe sakrifikojnë për shtetin, rendin dhe ligjin çdo ditë, por që ndihen po aq të tradhëtuar sa 90% e shqiptarëve.
Shqiptarët e dinë mirë se policinë e shtetit e kanë marrë peng dhe shkatërruar modeli i atyre komanduesve që sot janë arratisur në drejtim të paditur e nuk gjenden dot nga qeveria.
E kanë marrë peng të ngjashmit e tyre, që u rekrutuan nga rruga dhe oborri i pasëm i partisë, pikërisht për të kthyer në model këtë kriminalitet që po mbyt sot gjithkënd.
E tradhëtuan dhe shkatërruan policinë duke goditur dhe larguar nga shërbimi profesionistët, trimat dhe të palidhurit me bandat e krimit.
I ndjeri Artan Cuku, është vetëm njëri nga oficerët e ndershëm, trima dhe të pakompromentuar që u hodh në rrugë nga pushteti i inkriminuar dhe u çua në pritën e hakmarrjes së plumbit të krimit të organizuar.
Ky ishte vetëm njëri nga aktet e tradhëtisë dhe zhbërjes së policisë.
Tradhëtia ndaj policisë së shtetit është tek rasti i Dritan Zaganit.
Shembulli kur oficeri ndjek pas krimin, heton dhe kërkon ta godasë ligjërisht atë, por i ndodh e pamenduara.
Në vend të forcës së shtetit ndaj krimit, vjen dhuna e kryeministrit ndaj oficerit të policisë.
Në vend të prangave për trafikantët dhe vrasësit hapet qelia për shërbëtorin e shtetit dhe ligjit.
E pastaj, trafikanti e vrasësi ndërton kulla e prona teksa zhgërryhet tryezave të nginjura me ushtarët pushtetarë, ndërsa punonjësi i ligjit duhet të mërgoi larg, shumë larg dheut e shtetit të tij.
Këto nuk janë thjesht histori, por zhgënjime, dhimbje e revoltë qytetare që nuk e shuajnë dot as kryeministri e as oborrtarët e tij.
Qeveritarët e oborrtarët do tentojnë që përmes korrupsionit me paratë e trafikut të drogës të izolojnë brenda opinionit në Shqipëri alarmin e dominimit të krimit në Shqipëri dhe kërcënimin e tij për Evropën.
Opozita politike nuk mund ta toleroi këtë platformë të modeleve autoritariste.
Kontakte të përditëshme me parlamentarët e çdo vendi evropian, Kongresit Amerikan , kontakte me median e lirë dhe të pavarur ndërkombëtare janë një mundësi për ta bërë të pavlefshëm këtë platformë të fshehjes së realitetit kriminal në Shqipëri, çka nuk rrezikon vetëm shqiptarët por dhe qytetarët normal të vendeve evropiane./CNA.al

Lajmet e fundit nga