LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama si Enver Hoxha/ Shpërndan “fletlavdërime”

6 Korrik 2018, 10:36, Aktualitet CNA
Rama si Enver Hoxha/ Shpërndan “fletlavdërime”

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me drejtorët e punësimit në rrethe.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri theksoi se në muajin qershor Zyrat e Punës ndërmjetësuan dhe realizuan rreth 3,590 punësime. Po ashtu, ai tha se ?Gjashtëmujori u mbyll me 14.593 të punësuar të rinj vetëm përmes Zyrave të Punës?.

Por ashtu si Enver Hoxha në kohën e diktaturës shpërndante ?fletlavdërime? për punonjësit “shembullorë”, edhe Rama sot ka përgëzuar drejtorët, të cilët sipas tij jo vetëm kanë arritur objektivin e parashikuar, por edhe e kanë tejkaluar atë.

?Puna juaj është serioze dhe vlen të vlerësohet. Kush realizon objektivin e mjuajit jo vetëm që nuk do shkarkohet, por edhe do vlerësohet?-tha ndër të tjera kreu i qeverisë.

Kreu i ekzekutivit, të parat ka përgëzuar zyrën e Beratit dhe atë të Skraparit, sipas tij për tejkalim të  objektivave.

Ndërsa theksoi se ?Edhe zyra e Granmshit, Librazhdit dhe  Peqinit po ashtu janë për tu vlerësuar. Edhe Gjirokastra, për të disatën herë mbetet në listën kryesore të listës me arritje të larta.

Tepelena dhe Përmeti po ashtu kanë arritje për t’u përgëzuar. Korça, Kolonja  dhe Pogradeci gjithashtu.?-tha Rama.

Kreu i ekzekutivit ka vlerësuar edhe zyrën e Kukësit, për të cilën tha ka rezultate jashtëzakonisht pozitive dhe meriton respekt për punën e kryer.

?Hasi, Lezha, Mirdita, Puka, ka ndikuar ndjeshëm në përformancën e përgjithshme për Shkodrën.  Vlerësojmë  Zyrën e Delvinës dhe Sarandës po ashtu. Këto janë zyrat me rezultatet më të larta, por edhe të tjerët janë jo vetëm brenda objektivit, por edhe ne kapërcim?-u shpreh Rama./ CNA.al

Lajmet e fundit nga